Rama shigjeton Kovaçin: Për llogari të çorbës së rublave krijojnë idenë se po bëhet nami i zi

21 Tetor 2022, 17:30Politika TEMA

Rama shigjeton Kovaçin: Për llogari të çorbës

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim këtë premte me qytetarë në Elbasan. Gjatë fjalës së tij Rama u ndal tek kriza energjetike, lufta në Ukrainë, dhe kërcënimet e kësaj lufte.

“Kemi hyrë unë dhe kolegët e mi në një kohë ku sa hapim sytë presim të shikojmë re dhe lumturohemi kur ka shi. Shqipëria nuk i mbulon nevojat e veta me kapacitetet e veta. Në rast se të gjithë hidrocentralet tona janë plot ne sigurojmë vetëm 70 %”, tha Rama.

Gjithashtu Rama nuk i kurseu kritikat për kreun e Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve Sandër Kovaçi.

Ai tha se shumica e pedagogëve janë në mësim, por shtoi se një pjesë e tyre të drejtuar nga një ish-SHIKS kërkojnë të krijojnë idenë sikur po bëhet nami për llogari të non gratave.

“E dini kur i janë rritur më shumë pagat në këtë periudhë?! Pedagogëve. I janë rritur 15%. Nuk po them që i kanë pagat që të çohen dhe të duartrokasin. Përkundrazi duhet t’ia rrisim Akoma në të ardhmen. Shumica e tyre janë në mësim. Por janë një pjesë e tyre në drejtim e një SHIKS-i të vitit 97, që kërkojnë për llogari të non gratave dhe çorbës së rublave që të krijojnë idenë përmes ekraneve se si po bëhet nami.

Në ekrane po zien një kusi e madhe me presion sepse mbushin gjithë ditën në ekrane për një protestë që nuk ekziston. Ne kemi mundësi që të zbusim këtë valë krize që ka prekur gjithë Europën duke e nisur nga poshtë lart. Duke e nisur me pensionistë, duke rritur përsëri pagën minimale”, tha Rama.

Kryeministri gjithashtu u ndal edhe tek vdekja e Lear Kurti i cili ndërroi jetë në Komisariatin nr.3 në Tiranë, pasi u shoqërua nga efektivët.

“Kemi përpara vetëm një përpjekje për t’ua nxirë. Si sajesa më e fundit që policia ka vrarë një të ri. Ndërkohë që Prokura në bashkëpunim me policinë, mjekësinë kanë nxjerrë. Bëhet fjalë për diçka tjetër , por unë nuk dua të flas sepse respektoj familjet.

Në të gjitha ekranet janë shfaqur hijenat që e shqyejnë të vdekurin. Por këta janë hijena që nuk kanë asnjë kod, për të trilluar gjëra nga më të rënda. Kjo për ti bërë njerëzit të ndjehen më keq. Them të jemi të bashkuar , jo në një parti, por tek e vërteta. Nuk mund të jemi të ndarë nëse ka luftë apo nuk ka luftë”, tha më tej Rama.

 

20 Komente

  1. E
    Elsa

    Elbasani po zhvillohet shume dhe cdo krize ne vendin tone do e kalojm shume me lehte

    Përgjigjjuni
    1. E
      Elsa

      Elbasani po zhvillohet shume dhe cdo krize ne vendin tone do e kalojm shume me lehte

      Përgjigjjuni
      1. R
        Reda

        Sdi ca kerkoj kta petagoget kur se bejn punen ashtu sic duhet

        Përgjigjjuni
        1. G
          Geni

          Fale Rames vendi yne po zhvillohet shume

          Përgjigjjuni
          1. O
            Olti

            Per energjine Rama na ka ndihmuar shume

            Përgjigjjuni
            1. E
              Ena

              Rama ka ber pun te madhe sidomos ne krizen qe jemi

              Përgjigjjuni
              1. E
                Eni

                Rama ka ber pun te madhe dhe ne kte moment te veshtir qe jemi

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Ani

                  Leri o ed te meren ato me rublat e rustve se i kemi njohur te gjithe cfare poshtersirash jane

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Eno

                    Te gjithe e dime cben pd per pushtet qe kshu skemi cthemi

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Joni

                      Kriza eshte perballuar sa me mire nga ana juaj

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Elma

                        Rama po e menaxhon mese miri kete krize

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Marjus

                          Opozita eshte turp per vendin tone nga i pari deri te i fundit

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Klea

                            Jane marr masa te duhura qe krizen ta kalojme sa me te lehte

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Miri

                              Opozita edhe me financime nga te huajt prape nuk ka shans te fitoj me ne kete vend

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Selena

                                Sa lajm palidhje

                                Përgjigjjuni
                                1. l
                                  lali

                                  aman vec keta te opozites spo din nga ti cojne leket

                                  Përgjigjjuni
                                  1. h
                                    henri

                                    si asnjehere me pare kjo krize po menaxhohet mjaft mire

                                    Përgjigjjuni
                                    1. o
                                      orionnnn

                                      hemo justifikoheni tani keto rubla o te qelbur

                                      Përgjigjjuni
                                      1. z
                                        zani

                                        e kemi pare te gjithe keto lajmet e pd dhe trazira qe ka bere

                                        Përgjigjjuni
                                        1. E
                                          Edkari

                                          Rublat e dinaret jane te majta. Prandaj po ha mut kot

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje