“Gabuan që votuan ligjin e dosjeve”, Bardhi reagon pas deklaratës së Berishës: PD nuk mund të heq dorë nga parimet e veta për interesin e askujt

21 Tetor 2022, 15:02Politika TEMA

“Gabuan që votuan ligjin e dosjeve”, Bardhi reagon pas

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës në lidhje me ligjin e dosjeve, i cili tha se deputetët demokratë gabuan që e votuan këtë ligj.

Bardhi është shprehur se nëse dikush ka qenë spiun apo punonjës i Sigurimit të Shtetit dhe preket nga ligji, atëherë PD nuk i ka asnjë borxh askujt dhe nuk mund të heq dorë nga parimet e veta për interesin e askujt.

Sipas tij sigurimsat dhe spiunët e tyre duhet të jenë jashtë politikës, sistemit të drejtësisë dhe administratës publike.

"Punonjësit dhe bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit kanë qenë një “ushtri” me përgjegjësi kryesore në dhunën që diktatura ka ushtruar mbi shqiptarët.  Nuk ka asnjë gabim në hapjen e plotë të dosjeve të tyre; nuk ka asnjë gabim në deklasifikimin e dosjeve të tyre; dhe nuk ka asnjë gabim në heqjen e çdo pengese për të kontrolluar këdo zyrtar të lartë që dyshohet se ka qenë spinun apo punonjës i Sigurimit të Shtetit.

Gabim është që të dalësh kundër vetvetes për interesa të supozuara të një individi. Gabim është të dalësh kundër hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit ku të përndjekurit e tij janë themeli i mbështetësve të PD.

Gabim është të justifikohesh me mashtrim se dosjet janë hapur plotësisht në 2008, duke qenë i ndërgjegjshëm që ai ligj nuk hyri dot në fuqi sepse u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Gabim është ti japësh mundësi Edi Kristaq Ramës të flas për këtë temë, ku PD ka qenë plot 14 vite në pushtet. Gabim është të fshihesh dhe të mos votosh.

Ligji i miratuar dje nuk është ligj kundër Ilir Metës, sa kohë ai mohon të ketë qenë spiun i Sigurimit të Shtetit! Pse qenka ligji kundër Ilir Metës dhe nuk qenka ligj kundër 6 rasteve të tjera, që autoriteti i dosjeve e raporton se ndodhet në të njëjtën pozitë?

Nëse dikush ka qenë spiun apo punonjës i Sigurimit të Shtetit dhe preket nga ligji, atëherë PD nuk i ka asnjë borxh askujt dhe nuk mund të heq dorë nga parimet e veta për interesin e askujt.

Është gabim historik të dalësh kundër trashëgimisë familjare apo politike për interesin e një apo disa individëve. Sigurimsat dhe spiunët e tyre duhet të jenë jashtë politikës, sistemit të drejtësisë dhe administratës publike. Jemi vonë, por nuk mund ta vonojmë më shumë, me teatrin e shëmtuar të politikës 32 vjeçare", - shkroi Bardhi.

13 Komente

  1. D
    Demokratiksi i vertete

    Mire ke bere qe ja thua ketij Non Grata ,por mua si anetare i partise Demokratike nuk me erdhi hiç mire kur te pashe mbreme , ku the do bashkpunoje me Non Grata e Ilir Metaj ,ti dhe disa te PD ju interson ky bashkepunim ,por une i thjeshti dhe mijera te tjere nuk e kaperdijme ate qe na beri Berisha ,fat i juaj ishte qe ju mbrojti policia e Rames ,se mos ishin ata ju dhe ne pak qe ishim ne ate ndertese do te ishim bere hi ,ti Bardhi ,Alibeaj ,e tj ju qe pranuat keta te dy kriminelet ,nuk do ju harojme kete poshtersi qe i beni bazes ,do te vijne votimet e do te shihni se sa shume demokrate te vertete nuk do shkojn ne votime , dhe nje gje te dini se krimineli Non Grata nuk do ju a fali ,ai do ju mbaje afer deri ne afersi te zgjedhjeve te 2025 por kur te vije dita per emrat e kanditave per deputet as edhe nje nga ju nuk ka per te vene . thirini mendjes mos e hani karemin nga Non Grata

    Përgjigjjuni
    1. E
      Elsa

      Po Po akoma budalliqe flasin kta tPD

      Përgjigjjuni
      1. K
        Klea

        Po ju keni mbaruar qe ne momentin qe zgjodhet salen ne krye

        Përgjigjjuni
        1. u
          urani

          haahhhaah akoma gjall jane keta te pd un thash se ishin andej nga varrezat

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ani

            Pse gabuan apo sdo qe tju dalin pislliqet

            Përgjigjjuni
            1. P
              Petro

              Mir do ishte qe partia demokratike te shuhet komplet se kot esht

              Përgjigjjuni
              1. h
                henri

                po juve ne rradh te pare o legena skeni dike qe tju drejtoj o koqe,pastaj hec e fol ktu

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Miri

                  Asnje nga keta te opozites nuk kane mendimin e tyre por vetem ndjekin Berishen

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Besi

                    Nuk mund te kemi njerez si bardha qe flasin pa pike lidhje

                    Përgjigjjuni
                    1. O
                      Oni

                      Keto spo merren vesh me njeri tjetrin

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Igli

                        Pd ka degraduar komplet si parti

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Elsa

                          Sbejn gje tjeter kto te pd vec budalliqe flasin

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            PER ATA QE NUK E DINE

                            Tani te persekutuarit do ta njohin me mire njeri tjerin dhe do zihen se ja kane futur njeri tjetrit .

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje