Ish-presidenti Topi: Situata në PD-në është anormale dhe e pashpresë

21 Tetor 2022, 16:33Politika TEMA

Ish-presidenti Topi: Situata në PD-në është anormale dhe e

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi thotë se Partia Demokratike, aktualisht është e pashpresë dhe nuk e konsideron si institucion të opozitës.

Në një intervistë për Euronews Albania, Topi nënvizoi se në këtë forcë politike nuk ka mbetur më moral, duke iu referuar betejës së dy grupimeve për siglën.

“Nuk kam absolutisht asnjë lloj interesi, madje nuk kam asnjë lloj shprese për ta konsideruar si institucion të opozitës. Beteja për siglën, është betejë e njerëzve të rrënuar moralisht dhe politikisht. Te ajo sigël, varin shpresat një grup njerëzish që kanë rezistuar në politikë nëpërmjet amoralitetit politik. Më duket një situatë jashtëzakonisht anormale dhe që nuk premton.

Kemi Sali Berishën, i cili po shkonte në venitjen e tij, shkuan e ngacmuan dhe ai erdhi dhe po bën atë që di të bëjë më mirë. Kemi edhe një ish-lider të PD-së, që për disa arsye, që unë i di, por nuk i them publikisht, është jashtë loje. Është situatë paradoksale për një opozitë. Tashmë, ajo parti është e dëmtuar”, theksoi ai

2 Komente

  1. E
    Eni

    Shpejt doli ne pension ky......

    Përgjigjjuni
    1. P
      Paloqja

      ...bathke me kuthkun tend!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje