Rama tregon shifrat, ja sa do të rriten pagat për policët, punonjësit e burgjeve, Gardës dhe zjarrfikëseve

8 Prill 2023, 11:29Politika TEMA

Rama tregon shifrat, ja sa do të rriten pagat për policët,

Kryeministri Edi Rama lajmëroi rritjen e pagave për punonjësit e sektorit në fushën e sigurisë. Ai theksoi se janë 12120 punonjës të Gardës dhe 3566 të sistemit të Policisë së Burgjeve, të cilët do të përfitojnë rritje page.

Rama tha se do të ketë rritje page për 12 mijë e 120 policë dhe gardistë dhe 3 mijë e 566 punonjës të sigurisë në burgje.

“Kini parasysh dhe ju e dini shumë mirë, që paga e çdo niveli nuk është njësoj për të gjithë në atë nivel sepse ka vjetërsi pune ka dhe disa kushte të tjera. Gjithsesi unë po flas këtu për pagën e nivelit.

Pra, sot paga e drejtuesit madhor është 139 375 lekë dhe bëhet sot, me 48 125 shtesë mujore, shkon në 187 500 lekë.

Për drejtuesin më poshtë drejtuesit madhor shtohet me 24 125 dhe bëhet 137 500, për komisarin shtohen 21 mijë lekë, gjithmonë me të reja, pra 211 mijë lekë në këtë rast dhe shkon 112 500. Për inspektorin e parë shtohet edhe këtu, me 20 445 dhe shkon në 97 500.

Ndërsa për Burgjet, drejtuesi madhor sot e ka 138 375, shkon në 187 500, drejtuesi më poshtë e ka 112 e shkon 137 mijë lekë. Komisari e ka 83 mijë lekë e shkon në 112 mijë lekë dhe inspektori i parë e ka 71 000 lekë e shkon në 97 500 lekë”, u shpreh ai.

Gjithashtu, kreu i qeverisë deklaroi se rritje pagash do të ketë edhe për punonjësit e zjarrfikëseve.

“Po ashtu, kemi dhe rritjen e pagës për gratë, për punonjësit e PMNZH-ve, nga ku do të përfitojnë 1181 punonjës.

Edhe këtu, drejtuesi zjarrfikës shkon në 125 mijë, inspektori zjarrfikës shkon në 90 mijë, zjarrfikësi shkon në 80 mijë dhe asistent zjarrfikësi shkon në 75 mijë.

Të gjitha këto rritje janë rritje mesatarisht prej 20 mijë lekësh të reja në muaj.

Pastaj vazhdojmë me vitin e dytë, pra, me hapin e dytë po themi, brenda një viti, për të gjitha kategoritë e mësipërme që kanë një rritje tjetër dhe në finale rritja në vlerë e pagës për të gjithë sistemin përsëri do jetë sipas kategorive, nga 49 125 deri në 16 500. Pra niveli i ulët do të rritet me 165 mijë lekë në muaj”, theksoi Rama.

21 Komente

  1. A
    Ani

    Paga mjaft te mira e te larta per vendin tone

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eno

      E vetmja qeveri qe mund te bej dicka te tillr

      Përgjigjjuni
      1. T
        Teo

        Duke pare edhe kohen ne te cilen po jetijm kjo rritje eshte mese e nevojshme

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vini

          Vleresimi i duhur per policet

          Përgjigjjuni
          1. j
            joni

            nje ndihm e madhe per to

            Përgjigjjuni
            1. F
              Flori

              Paga te kenawshme do kene

              Përgjigjjuni
              1. j
                jori

                nuk ka gje me te mire sesa rritja e pagave

                Përgjigjjuni
                1. g
                  goni

                  mirqenja ne vendin tone eshte ne rritje te madhe

                  Përgjigjjuni
                  1. t
                    taulant

                    Keta jane heronj te vertete dhe e meritojne plotesisht kete rritje

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Elisa

                      keta e meritojne vertet kete rritje rroge nga ana juaj

                      Përgjigjjuni
                      1. O
                        Olta

                        Nje premtim i mbajtur nga qeveria juaj

                        Përgjigjjuni
                        1. G
                          Genta

                          kushte me te mira pune per te gjithe punonjesit por dhe nje vlersim nga ana juaj me kete rritje rroge

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Blerim

                            Mese e nevojshme kjo rritje pagash

                            Përgjigjjuni
                            1. O
                              Ona

                              Njerezit e punes po vleresohen ne vend e vetem fal Rames

                              Përgjigjjuni
                              1. H
                                Henri

                                Vendime te rendesishme ne kohen e duhur

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Ana

                                  Rritja e pagave esht menduar shume mire sidomos ne kete kohe

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Mondi

                                    Lajm shume i gezueshem per te gjithe keta punonjes qe jane gjithmone ne krye te detyres qe kane

                                    Përgjigjjuni
                                    1. g
                                      gezim

                                      Rama i ka mbajt premtimet ashtu sic i ka then

                                      Përgjigjjuni
                                      1. m
                                        miri

                                        I lumte edi rames sepse cdo gje e ben ashtu sic e thote

                                        Përgjigjjuni
                                        1. E
                                          ELEKTORATI GRI

                                          Pleqeria si femija genjehet me nje karamele 5000 lekeshe aq sa jepin ne ELBASAN per nje vote ne zgjedhjet e 2021 .

                                          Përgjigjjuni
                                          1. E
                                            ELEKTORATI GRI

                                            Pleqeria si femija genjehet me nje karamele 5000 lekeshe aq sa jepin ne ELBASAN per nje vote ne zgjedhjet e 2021 .

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje