Rama ultimatum deputetëve të PS: Lini mandatin, pastaj bëni avokati publike për këdo. Asnjë koment cenues për SPAK

2 Mars 2025, 19:44Politika TEMA

Rama ultimatum deputetëve të PS: Lini mandatin, pastaj bëni

Nga Muhamed Veliu

Kryesocialisti Edi Rama ka dërguar një mesazh me doza të forta kritike ne grupin Whats Up të skuadrës së deputetëve të Tiranës.Mesazhi i Ramës i disponuar nga burimet e gazetarit të Top Channel, kërkon qëndrim pa ekuivokë të deputetëve të PS, lidhur më pavarësinë e drejtësisë, kryesisht SPAK-un.

Shkak për këtë mesazh shkruan Edi Rama, është bërë një intervistë e deputetit Etjen Xhafaj në një studio televizive.

“Jam pa fjalë! E paimagjinueshme se si një deputet i Partisë Socialiste mund të flasë si në kafene, si tifoz, duke bërë një avokati banale që për më tepër s’ndihmon askënd hiç fare, ndërkohë që s’ka asnjë lidhje me qëndrimin tonë parimor për paraburgimin pa gjyq të kryebashkiakut të kryeqytetit! A është i pafajshëm a i fajshëm Erioni apo kushdo tjetër, këtë s’ia ka ngarkuar askush as PS, as mua e as Etienit natyrisht, që ta thotë në mexhelis”.

Ata deputetë socialistë thotë Edi Rama që duan te merret me avokati publike, le ta lenë mandatin dhe le te thonë ç’të duan pastaj ne çdo cep te kënetës mediatike.

I kërkon deputetëve të merren çdo moment me detyrat për një fitore triumfale në 11 Maj. Edi Rama u përcjell në mënyrë ultimative këtë kërkesë.

“Nuk dua të dëgjoj më asnjë prononcim që cenon pavarësinë e SPAK-ut, lidhur me rastin a me rastet konkrete, me përmbajtjen e akuzave a me pretendimet e të akuzuarve! STOP! Mbështetja jonë për SPAK-un, mbetet e palëkundur dhe kritikat tona parimore të mundshme, nuk janë as me kohë e pa kohë, as pune e kujt t’i teket nga deputetët ose përfaqësuesit e tjerë të PS! Kështu që fokusohuni tek detyrat tuaja, ku nuk hyn gjëkundi muhabeti i kafenesë për drejtësinë”.

Rama i kërkon Elisa Spiropalit ta përcjellë këtë mesazh edhe tek grupi i deputetë të qarqeve të tjera të vendit.

13 Komente

  1. K
    Km

    Pavarsia e spakut lidhet me qendrimi e saj ndaj ligjit dhe personit qe hetohet.Lidhet me figuren e vete prokurorit te spakut.Ashtu si ti kerkon pavarsine te spakut,Edhe deputetin gezon te drejten e pavarsise se mendimit.Dhe mendimin e tij individuale mund ta shprehe kudo,mjafton te jete i argumentuara juridikisht.Dhe kjo nuk Ka te beje fare me presion ndaj spakut,qe eshte kthyer ne ASPAK dhe vegel e Sali Berishes.Prandaj Jane zgjedhur deputete.Presion ndaj tyre nuk Ke psex ben.Qendrimi politike per pavarsine e SPAK,nuk hedh ASPAK poshte qendrimi dhe mendimin e argumentuara juridik.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Loni

      Të mbrosh Erjon Veliaj dhe të sulmosh SPAK, më e pakta që mund të thuhet qoftë edhe për një votues të thjeshtë të PS, jo më për një deputet, tregon jo vetëm marrëzi politike, por hedh në erë dhe i bënë varrin çdo përpjekje për të fituar zgjedhjet e ardhëshme. Kushdo që ka pranuar të merret me politik, i çdo krahu qoftë dhe nuk kupton se sulmi ndaj SPAK është një budallallëk që nuk ka kandarë t'a ngrejë, i barabartë me vetëvrasjen politike është mirë të hap krahun pasi po bënë një punë që nuk i përket pasi aftësitë e tij tregojnë shkoqur se nuk janë në nivel të atillë që të çojnë në rezultatin e duhur.

      Përgjigjjuni
      1. p
        parti-edi jemi gati si do ti

        Rama, tha nje dicka, qe shoqeria e ka perjetuar gjate gjithe kohes: Duhet te rrini grusht bashkuar, rreth meje sic me jeni bindur, gjate gjithe kohes, vecanerisht tani, kur megjithe problemet madhore, qe vazhdojne ne kete vemd, nga sundimi im i me se nje dhjetvjecari, qe nuk eshte shume larg me ate te saliut, mua perseri me duhet dhe nje i katert sundim kater vjecare, mbasi e kam fiksim, qe sikur dhe qeni qepen ta haje, kete vilajetin tone do ta mbreh ne Europe. Misioni me lehtesohet, dhe krijimi im, spaku, ma lehtesoi rrugen, qe personaliteti, me vetitite dhe punet e tij te arrira, qe ma rrezikonte prek kohesh vendin, ai ne menyren me absurde dhe antiligjore, e mban te burgosur.

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qoftelargu

          Po po mor Rama,por lexo se cfare shkruan PRAPASKENA!!!???Ne kete vend te quajtur SHQIPERI,a jemi te sigurte me SPAKUN qe kemi ndertuar apo reformuar???A jemi ne te sigurte qe per veten tone e per femijet tane sistemi i drejtesise qe Edi Rama dhe PS u bene nisiatore apo e realizuan,jane garanci per te ardhmen e Vendit e te Popullit tone??? Me kete sistem drejtesie qe ndertove ti o Edi Rama dhe PS,nuk ka te ardhme Shqiperia,sidomos me SPAKUN!!!??? Prandaj duhet ndaluar dora e ketyre prokurorve te ZINJ!!!

          Përgjigjjuni
          1. a
            aleks

            o koqe kur do ta kuptosh ti qe saliu me çeten e tij kamikaze ne spak, do te ta lere lakuriq ate trendafilin e ps, do ti kepuse petalet nje e nga nje deri sa te ngelesh ti si kercelli i trendafilit, po ta moren pushtetin, dije se ke per ta kaluar gjith jeten tende ne biruc. koqe kandari,

            Përgjigjjuni
            1. D
              DS

              Argumentimin juridik ja kemi lene atyre qe jane caktuar per te bere drejtesi. Edhe une kam nje mendimin tim, por nuk guxoj ta paraqes si argumentim juridik, prandaj thellohuni me politiken dhe pergatisni kallzime kundrejt atyre qe kane bere korrupsion. Duke bere keshtu ju po i veshtiresoni jeten politike Edi Rames, apo sdoni tja dini per te se per ineteresin tuaj jeni aty. Stop korrupsioni! Stop abuzimi me pushtetin qe ju ka deleguar populli!

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kolegu i SPAK -ut

                Dmth lal qelia që sulmon prokurorin special çdo ditë qenka me axhend personale? SPAK-u është i vetmi institucion i pavarur në Shqipëri

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Haka Tekizoti

                  Ooooo kryeministër? Pse ka dalë ajo fjala "mos u bēj më katolik se papa". Me këtē qëndrim gjoja parimor mbron maskarenjtë qē janē strehuar nē SPAK e BKH sikur tē ishin qelibarë. Dita ditës po del që nuk janë të tillē. Vërtet nuk e përcaktoni ju e të tutë është apo jo i fajshëm Veliaj, por ndodh ajo që kurrë s'duhej të ndodhte: për fajsinë e Veliajt vendos Berisha me anë të të rekrutuarve prej tij në GJKKO dhe atje i shpien prokurorët e rekrutuar nga nga Saliu me kompromentime duke u ofruar mundësinë të pasurohen në rrugë kriminale. Ky qëndrim është tradhti ndaj nevojës së popullit për drejtësi reale, të pa komanduar nga krimi.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lalka i Radanecit

                    Ja futi Lal Plehut i madh eshte Skënderbeu i spidhopalit ahahhaha. Ike o Lal me gjithe ushtrinë e sufllaxhinjve komentues

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      SPAK -Banda e Rama hajdutit

                      Boo ca fytyr e poshter esht Rama hajduti. Depudetet nuk jane nevoje ta kene mandarin per te mbrojtur duke nqs atij i eshte shkelur e Drejta . Nuk e shikoni ca rrac e ndyre esht Ky Rama hajduti . Ky nuk do qe te dali asnje ne mbrojtje te Veliaj se gjasme jane Depudete. Ky hajdut injorant harroj se Depudeti ne fund te fundit prandaj esht zgjedhur qe te vezhgoje edhe ju shkelyer e Drejta e njerezve dhe te thote fjalen e tij me force . Dhe kjo ndodh kudo ne vende demokratike , esht gjeja me nornale ne Bote . Ndersa Ky Kryeminister hajdut nxjerr regulla te reja qe viktimat e tij te Mos kene asnje ndihme morale per drejtesine e tyre , por te mgelen te vetmuar perballe hakmarje se veglave te Rama hajdutit . Ca socialiste jane keta ne PS qe i banden ketij ndyresire qe e perdor SPAK si nje bande vrasesish me pagese

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sufllaqe

                        Si me thënë, po folët me për Erjonin, nuk jeni ne lista.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dielli

                          "Gjer sa fshati vogël digjet,kryekurva del e krihet" thoshte një poet shqiptar.Tani kemi të njëjtën situatë në Shqipëri:Himara iku,por po shtohen territoret greke në jug të Shqipërisë,Korçë,Gjirokastër e ca vendbanime më të vogla.Nuk futet jo Shqipëria në BE pa u dhënë këtyre autonomi politiko-territoriale se Shqipërinë dhe shqiptarinë e vran Salihu e Edi.Tani e nxorën kokën edhe Golloborda e Gota duan njësi në vete,do jet kjo një autonomi?! Pas tyre pritet edhe "elementi sllav"në rrethin e Shkodrës të dali si entitet në vete! Kur para një viti ua kam thënë po në këtë gazet,kercejshin si zorra në prush ca halabak të parapaguar duke shar e fyer por pa dhënë asnjë kunder argument.Po kush "ja nisi luftës ma s'pari"Edi Rama pra Liqenasit ia ndrroi emrin në Pustec duke nxit edhe maqedonasit për pretendime territoriale.Nuk e fije do lufton Kosova apo Shqipëria këto vite për të ruajtur tersin territoriale.Gomarit ia kishte hangër ujku njerëz shpatull ai mdhelte sytë dhe thoshte me vete :,ishalla jam ëndërr!

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Ethem Lalaj

                            E.Rama I ka mbushur BREKËT nga frika e MALOKËVE DUMANI E KRAJA.Tashmë po u klrkon deputetëve të mbyllin gojën për ARRESTIMIN E E.VELIAJ,për të cilin vetë çorri bythën për ta mbrojtëtur,pasi u arrestua pa gjetur FAKTET.! Rama nuk e kupton se SALIU gjoja PO GODET A.DUMANIN për të vën në gjumë E.Ramën.Nuk po e kupton se MALOKU-DUMANI NUK E DËNON KURRË MALOKUN -SALEH.! POPULLI NUK HARRON PRENTIMIN E E.R.. SE.".KUR TË VIJ NË PUSHTET DO TË DËNOI KRIMINELIN E 21 JANARIT,GËRDECIT ME 30 TË VRARË..SB."! Po erdhi Saliu..gjëj vënd e futu Z.EDI RAMA.!! Qofsha i gabuar.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje