Rama në Athinë: Program mbështetje financiare për 50 mësues shqiptarë, të trashëgojmë gjuhën shqipe

2 Mars 2025, 14:54Politika TEMA
Rama në Athinë: Program mbështetje financiare për 50

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur një takim mesditëm e së dielës me mësuesit shqiptarë, që punojnë në Greqi.

Ai theksoi se herë të parë ka nisur një program mbështetjeje financiare për 50 mësues e parë nga qeveria dhe kjo do të zgjerohet më pas në shtete të tjera.

Gjatë bisedës, Rama u shpreh se mësuesit kanë misionin e tyre fisnik për ruajtjen dhe trashëgiminë e gjuhës shqipe tek brezat e rinj.

“Me mësuesit shqiptarë në Greqi, ku nisim për herë të parë një program mbështetje financiare për 50 mësues, që do të zgjerohet më pas edhe në shtete të tjera, për ata që me misionin patriotik për të ruajtur e trashëguar gjuhën shqipe, mes sakrificave e ndjenjës së përkatësisë, i mësojnë gjuhën tonë të bukur fëmijëve shqiptarë, duke i mbajtur të lidhur fort me rrënjët e tyre, e për t’iu dhënë një mundësi më shumë për t’u kthyer e për të jetuar aty ku e kanë zemrën, në Shqipëri”, tha Rama.

Ai theksoi se plani është për shtimin e mësuesve, të cilët do shërbejnë për shqiptarët në Greqi dhe vende të tjera.

 

3 Komente

  1. k
    k

    Investoni në shkolla në shqiperi se nuk dini të flisni shqip.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zot cfare ne ka gjet me KM dhe President jo serioz

      O Rama, po pse bre KM nuk leshon sinjalin e RTSh qe femijet te mesojne shqipen dhe shohin atdheun sot, por te njohin edhe historine dhe kulturen tone si popull. Por duket se nuk je serioz, dhe mbase nuk don qe shqipja te trashegohet ne breza, verpimet e tua kete tregojne, fakeqesisht. Njesoj si KM vepron edhe Presidenti i Shqiperise, flet per domosdoshmerine e mesimit te shqipes, por nuk ndermer asnje hap konkret edhe pse leshimi i RTSh per emigracionin eshte pa asnje kosto financiare.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Real

        Tamam sic e beri qofte largu kur ja kerkoi Ndreca qe 50 shkolla ne Mirdite ti dua. Cdo gje e ka te kopjuar ky karajfil kryehajni.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje