Veliaj reagon sërish nga burgu: Ols Dado e trajton Facebook-un dhe Instagram-in tim si skenë krimi

2 Mars 2025, 13:13Politika TEMA
Veliaj reagon sërish nga burgu: Ols Dado e trajton Facebook-un dhe

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish në lidhje me akuzat e SPAK, kësaj here të lidhura me rrjetet e tij sociale, facebook dhe instagram.

Veliaj thotë, se po përdor një titull “pse ma le seen”, reagimi patetik i adoleshentëve në rrjete, kur dikush s’i përfill, për të cmontuar pikërisht akuzat që i referohen kësaj akuze.

Postimi i plotë:

Pse ma le “seen”?

Të dielë të mbarë të gjithëve dhe shumë mall për secilin prej jush!

Duke qenë se padrejtësia nuk bën asnjë ditë pushim, do të më mirëkuptoni nëse edhe sot më duhet të çmontoj një tjetër akuzë, kësaj here lidhur me Facebook-un dhe Instagram-in tim, ndaj dhe titulli “pse ma le ‘seen’” - reagimi patetik i adoleshentëve në rrjete, kur dikush s’i përfill.

Fiks kështu reagon Ols Dado kur e trajton Facebook-un dhe Instagram-in zyrtar të Kryetarit të Bashkisë si skenë krimi!

Nuk ju besohet? Lexojeni vetë:

“Nga procesverbali i kqyrjes datë 21.01.2025, i përpiluar nga hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), rezulton se në rrjetin social “Instagram”, tek adresa “Erion Veliaj”, evidentohet një postim i bërë nga ky i fundit më datë 20 shtator 2023. Ky postim lidhet me eventin që do të organizohet më datën 23.09-22.10.2023 “International Contemporary Dance Festival”. Në vijim të tekstit publikohet edhe kalendari i shfaqjeve. Postimi në total përmban 8 fotografi/reklama/postera njëra pas tjetrës. Festivali është nën drejtimin artistik të koreografit të mirënjohur me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj”.

Po mor po, e lexuat vetë! Trajtohet faqja e Facebook-ut dhe Instagram-it si skenë krimi, si të ishte Bataclan ku vranë terroristët apo skena e fluturimit MH17, që e gjetën këta pas kaq vitesh. “Kqyrje”, “procesverbale”, “evidentohet”, “rezulton me aq e kaq postera e foto”, si me thënë “kaq të vrarë e aq të plagosur”.

Çfarë fyerje për inteligjencën e kujtdo! Domethënë, akuzohem se në Facebook-un dhe Instagram-in tim janë publikuar fotot e shfaqjeve të Preljocajt, të cilin këta vetë e pranojnë se e drejtonte projektin dhe jo familjarë të mitë.

Së pari, çdo kryetar bashkie poston aktivitete kulturore e artistike të qytetit dhe as më besohet që më duhet ta shpjegoj këtë. E kam gjetur Tiranën me 10 evente në vit, sot ka mbi 1 mijë aktivitete cilësore në vit. Postohen sa mundet për të informuar publikun e të huajt që vijnë si turistë. Gjëja më normale në botë.

Së dyti, Preljocaj dhe trupa e tij janë ëndërr për çdo qytet, dhe jo vetëm çdo qytet do t’i financonte, por do t’i promovonte me trumpetë e bori, me tellall e reklama kudo, aq më tepër Tirana.

Por, së treti, meqë më duhet të shpjegoj me logjikën idioteske të hetimit të Facebook-ut dhe Instagram-it, rezulton se postimi as nuk është bërë nga unë vetë, por nga stafi i zyrës së shtypit, ashtu siç ndodh rëndom për shumë bashki e ministri. Mjafton të shikoni screenshot-et e postimeve për të kuptuar se edhe ky postim, pra për baletin e Preljocajt, është bërë nga stafi i zyrës së shtypit - edhe pse tani që po e kuptoj sa “krim i rëndë” paska qenë, do të doja ta kisha bërë vetë, por ato ditë kam qenë në SHBA për një udhëtim pune.

Ndërsa, në këtë fotoalbum do të shikoni me dhjetra postime, të cilat kanë promovuar aktivitete të ndryshme artistike, kulturore e sportive që kanë ndodhur në Tiranë, në po atë muaj, kur është shfaqur edhe baleti i Preljocajt.

Sa fyese që pas letrave anonime, shpalljes “i dënuar” pa gjyq, shtëpive në Yrshek, takimeve me arkitektë, më duhet të shpjegoj edhe postimet rutinë të stafit në Facebook e Instagram, në këtë veting 20 vjeçar, që s’i është bërë askujt më parë. Fiks muhabet kalamajsh “pse ma le ‘seen’”.

Kokën lart dhe agjërim të lehtë!

23 Komente

  1. u
    uskania

    Ky qenka GARDIST I KUQ !

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali, ndiq shembullin e Trumpit

      O "uskania", nuk arrin ti akoma te kuptosh se Spak po vdes ne syte e popullit cdo dite per shi e diell kur zbulohen maskaralleqet e Dados, Dumanit, Banit! Ti dhe kermat e tjera nuk mund te kuptoni se Spak ja ka vene kryqin vehtes sepse sillet si gestapa duke futur njerez ne burg pa akuze formale, por me indicie, fjale e huaj se Spakistat as shqip nuk dine. Akoma presim te behen publike deklarimet e pronave dhe pasurive te Banit, Dados etj. Sepse Dumanit ja tregoi z.Brrisha pasurite e pajustifikuara. Berisha, po don votat tona, duhet ti tregoje popullit pasurite e fituara me korrupsin edhe te Banit dhe Dados, ndryshe vertet 'noc rrokun' e Rames do fitoje ne 11 maj. Saliu mos bjere ne gracken e Rames, por te ndjeke shembullin e Trumpit qe i zboi tere prokuroret sic kish premtuar para zgjedhjeve. Tani ish prokuroret speciale si keta hajduter te Spakut jane ne hetim ne Washington.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tironci

      O mashtrues 5D, disa publikime ne rrjetet sociale jane indicie per te shkuar tek skenat e krimit prandaj Babloku jot vendosi te mbylle tik tokun. Apo jo ?

      Përgjigjjuni
      1. S
        Spak ka krijue komentusit e vet

        Spak paska mobilizue kompanine e tij te komentuesve, ha ha ha. Tironci asht nji prej tyne.

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kolegu i SPAK -ut

        Po edhe të dielën del e leh ky kunder SPAK -ut?? Po bëje pushim një ditë se sado të ofendosh nëpër mediat e tua prapë asnjë peshë s'kanë në gjykatë. Nëse do të mbetesh faktor politik ato që i paguan i ke me vete gjithmonë, shiko këtë koment dhe bej inventarin sa vetë ke sot duke udhëzuar për komentet

        Përgjigjjuni
        1. J
          Ja banda dixhitale e Spak-ut

          Nuk qenke dhjere mire as sot dite e djele more Kolegu i SKAP-it !

          Përgjigjjuni
          1. b
            ben.

            O shoku, rilindasit bejne namin per breket e Ajoles, pamvaresisht se vete i ka lene ky tipi Pa breke.

            Përgjigjjuni
          2. h
            hila

            Te ra per hise edhe kjo z. Erion. Kur ke pune me injorante e inatcor keshtu vene punet, mos u merzit se sado te zgjase do dalesh i fitum e keto pisa fashiste do gjejne vendin qe meritojne si Sali serbi qe ma mire te kish vdek me koh se si u cburrnu e diskretitu familjarish. Po , shpellari aq karakter ka!

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zoti i ndimofte njerezit e drejte.

              Ke shume te drejte .... po keshtu eshte kure vete populli nga padituria se si do te ecte shqiperia mbas 90 ! lejuan me dashje dhe pa dashje nje kriminel spiun serb ne krye dhe e lane mbi 33 vite te jetonte ..... keto jane pasojat.... pastaj cfare kishte ajo shtepia mese e thjehste fare , qe i ndjeri e ka ndertuar me leket e veta dhe me kredi ! dhe ha mund te krahasohen miliardat ne keto 33 vite qe vune kriminelet ish politikane me ne krye kryekriminelin sali ! ka shume njerez qe mbase nuk besojen ! por nje dite te bukur secili qe ka ndimuar kriminelin karacic sali nje dite Zoti do tju jape ate qe i takon...dhe dhimbja do jete aqe e madhe dhe e pasherueshme...Hamin .

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zoti i ndimofte njerezit e drejte.

                Ke shume te drejte .... po keshtu eshte kure vete populli nga padituria se si do te ecte shqiperia mbas 90 ! lejuan me dashje dhe pa dashje nje kriminel spiun serb ne krye dhe e lane mbi 33 vite te jetonte ..... keto jane pasojat.... pastaj cfare kishte ajo shtepia mese e thjehste fare , qe i ndjeri e ka ndertuar me leket e veta dhe me kredi ! dhe ha mund te krahasohen miliardat ne keto 33 vite qe vune kriminelet ish politikane me ne krye kryekriminelin sali ! ka shume njerez qe mbase nuk besojen ! por nje dite te bukur secili qe ka ndimuar kriminelin karacic sali nje dite Zoti do tju jape ate qe i takon...dhe dhimbja do jete aqe e madhe dhe e pasherueshme...Hamin .

                Përgjigjjuni
              2. S
                Shaqo

                ...po a e di Dadua cfare eshte screenshot-i, ndersa ata te bkh do te jene te nderuar se do t'u dalin barcaleta si puna e policeve njehere e nje kohe.

                Përgjigjjuni
                1. I
                  ILIR

                  Si nuk ka turp ky qelbesire Erion,i kapur duke vjedhur e mashtruar me djersen e ketij populli,perseri leh kunder prokurorit.Fain e ka drejtoria e burgjeve qe i lejon mjete komunikimi ne burg.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Arbeni

                    Ky legen noter i katapultuar prokuror me nota pesa është turpi i prokurorisë së posaçme.Ky mut prokuror leshi që merret me brekët dhe fustanet e grave është një i pafytyrë e hakmarrës.Me çfarë sy e faqe e mbrojnë ILD dhe KPK këtë batakçi të cilit po i çirret maska çdo ditë.

                    Përgjigjjuni
                    1. z
                      z

                      Nuk jam i informuar nese ka psikolog ne burgje apo paraburgim por mendoj se jane te domosdoshem per raste te tilla. Nuk eshte e lehte te perballosh renien nga maja e pushtetit dhe e bollekut ne ferrin dhe racionin e burgut. Nuk ka qne e kote shprehja se burgu eshte per burra.Jo kushdo e perballon me dinjitet.

                      Përgjigjjuni
                      1. X
                        Xha Braho

                        Ore po ky birbo ne izolim eshte apo cfare? Ngeli duke kenduar gjithe diten! Prit ore kur te filloje gjyqi dhe atehere bilbilezo!

                        Përgjigjjuni
                        1. n
                          nje qytetar i thjeshte

                          Qendro i forte dhe luftarak Veliaj, kunder veprimit makaber, te bere nga spaku

                          Përgjigjjuni
                          1. n
                            nje qytetar i thjeshte

                            Perse ma kini shkurtuar mendimin censura komuniste e Temes)

                            Përgjigjjuni
                          2. P
                            Prostituta Kombetare sali

                            Vazhdojme te shesesh fiq ne burg o lali Fiku! Secili ka punen e tij, apo don te vjedhesh dhe profesionin e tjetrit tani?!

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Kolegu Spakut

                              Lal bq sikur eshte akoma kryetar bashkie. Mediat e Lalit lekun leter. Faleminderit Spak qe po i nxjerr ujt e zi korrupsionit qe na mori frymen prej 35 vitesh.

                              Përgjigjjuni
                              1. H
                                Henk

                                Kolegu SPAK-ut. (shto një 'i'). Dmth sipas teje SPAK-u po i nxjerr ujë të zi korrupsionit duke mbajtur në burg Veliajn? Haha seriozisht e ke? Ju salistat jeni rrota kari me patentë.

                                Përgjigjjuni
                              2. V
                                Velica

                                SA Ka harritur cmimi I sapunit aty o all diku

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Dajti

                                  Lexues dhe komentues,keni vene re se ne te gjitha daljet publike Altin Dumani shoqerohet nga ish keshilltari i Saliut dhe bythelepiresi i perhershem i tij Neritan Sejamini.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Paco

                                    Aty te qedrosh si qen duhet te Dalin gjithe te burgosurit e pafajshem the ti erion Koke bitha i fundit aty kelysh komunisti fare e keqe.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje