Rama zbardh detaje nga biseda me Biden në samitin e NATO-s

1 Korrik 2022, 14:59Politika TEMA

Rama zbardh detaje nga biseda me Biden në samitin e NATO-s

Kryeministri Edi Rama ka treguar se çfarë ka biseduar me kreun e Shtëpisë së Bardhë në Samitin e BE-së në Madrid. Rama tha se me Joe Biden diskutoi për rolin e Shqipërisë në Këshillin e sigurimit por edhe për mundësinë e organizimit të diçkaje me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve me SHBA.

Ajo për të cilën kryeministri foli me siguri është roli i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Sipas tij, në këtë aspekt, vendi ynë është 100 për qind diçka tjetër dhe se për këtë ai është krenar për veten dhe ekipin e tij.


“Unë jam i përfshirë në çdo bisedë. Unë o përfshihem, o s’përfshihem. Thelbi është pak a shumë, vlerësimi për rolin e Shqipërisë, sidomos në Këshillin e Sigurimit dhe biseda për nevojën që të organizojmë diçka së bashku meqë jemi në 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve me SHBA. E dini përfshirjen e Biden me Kosovën, njohjen që ka ai për Ballkanin, e njeh në detaje edhe Shqipërinë.

Të shohim nëse do të organizojmë diçka për 100-vjetorin..Sesi mbetet për t’u diskutuar, mbase edhe nuk bëhet…Shqipëria në arenën ndërkombëtare sot është 100 për qind diçka tjetër në raport me atë çka ishte. Në këtë fushë jemi 100 për qind, diçka komplet tjetër dhe jam shumë krenar për punën që kemi bërë. Nuk është thjesht puna ime, por është kontribut, rol i luajtur nga gjithë të tjerët. Nga Bushati, te Olta e me radhë,” tha Rama. 

19 Komente

  1. T
    Taulant

    Pershendetjen me Biden e quan takim ..... Shkollepaku qe i eshte bere ferr vendit. Shqiperi sa poshte ke rene?

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tetovari2

      La Grandissimo RAMA!Bravo,ndalgadal po marim peshë në arenën ndërkombëtare.

      Përgjigjjuni
      1. r
        realist

        Sigurisht qe ka rene shume poshte Shqiperia , kur shikon nje te vdekur te pa mbuluar si Saliu , i shpallur i pa deshirueshem e i pa pranushem nga e gjithe bota , te cilin e ndjekin nga mbrapa disa mijra debile , hajvane , maloke te pa ndreqshem . Desh Zoti i madh , qe kemi Kryeministrin , qe na nderon kudo ne bote .

        Përgjigjjuni
        1. G
          Grigor

          Smbahej mend kur ka ndodhur qe nje kryeminister shqiptar merret kaq seriozisht respekte

          Përgjigjjuni
          1. D
            Delina

            Per hajer zoti rama shpresojm qe keto fjale dhe qendrimi juaj te na drejtojne me kurs final europen

            Përgjigjjuni
            1. T
              Timi

              Kjo është e vërtetë. Shqipëria gëzon respektin më të madh në botë qysh nga 1912. Dhe kjo është meritë e qeverisë Rama.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bora

                Arritjet me te medha vendi yne i ka pasur me zotin Rama. Shpresojme dhe presim shume lajme te mira qe mund te vijne nga ky samit.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Elona

                  Shpresojme te marrim lajme te mira nga ky takim

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bujar

                    Fale marredhenieve te mira qe ka mbajtur Rama me Shba vijne keto lajme te mira

                    Përgjigjjuni
                    1. r
                      rina

                      sa me behet qejfi z.Rama qe na perfaqesoni me se miri kudo

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        klea

                        na vjen mire qe cdo gje qe ke thene po te meret per baze

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Miri

                          Jemi me fat qe qeverisemi nga zoti Rama

                          Përgjigjjuni
                          1. e
                            eranda

                            Siqerisht me behet shume qejfi kur shoh Ramen teksa nderton marredhenie shume te mira me personalitete shume te rendesishme te politikes.Kjo eshte dicka shume e mire per vendin tone.

                            Përgjigjjuni
                            1. t
                              tatjana

                              Biden me te vertete ka nje lidhje shume te ngushte me kosoven dhe me vjen mire qe ai e mbeshtet ate ne cdo hap.Ne shqiptaret kete e vleresojme shume.

                              Përgjigjjuni
                              1. J
                                Jeta

                                Ju pergezoj qe mendoni vec per te miren e vendit dhe mundoheni qe ta permiresoni ate dita dites

                                Përgjigjjuni
                                1. G
                                  Gazi

                                  Kjo gje ka ardhur vec fale marredhenieve te mira diplomatike qe keni mbajtur me ameriken

                                  Përgjigjjuni
                                  1. G
                                    GORIO

                                    GJIGAND JENI ZOTI RAMA, KURSE KY BIDEN SHUME I VOCKEL. NUK JU BIEN SHTETET QE DREJTONI. KUR TE KENI RAST PROPOZOI TE NDERRONI SHTETET, PRA JU PRESIDENT E SHBA-ve KURSE BIDEN K/M I SHQIPERISE. HE O PYKE K....

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje