Riktheu masën “detyrim paraqitje” për Sali Berishën, Apeli i GJKKO zbardh vendimin

16 Janar 2025, 15:03Politika TEMA
Riktheu masën “detyrim paraqitje” për Sali Berishën,

Gjykata e Apelit ka zbardhur sot vendimin e marrë më 3 Janar për kthimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje” për kreun e PD-së, Sali Berisha, i akuzuar dhe pandehur nga SPAK prej një viti për aferën në dosjen “Partizani”.

Apeli i GJKKO zbardhi edhe arsyet e vendimit pse Engert Pëllumbi caktoi detyrim paraqitje për Sali Berishën.

“Lidhur me zëvendësimin e masës së sigurimit personal nga ajo e “Arrest në shtëpi” në “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, duke marrë parasysh:

– faktin se kërkuesi kishte një vit me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”,

– faktin se moszbatimi i detyrimeve që lidheshin me masës e sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” bazoheshin mbi një alibi për antikushtetuetshmërinë e kësaj mase, të rrezuar tashme nga Gjykata Kushtetuese,

– moshën dhe rrethana e tjera që kanë qenë në konsideratë të gjyqtarit të hetimeve paraprake, por të vlerësuara tashmë në raport me këto rrethana të tjera,

– si dhe duke mbajtur në konsideratë faktin që jemi në periudhën para fushatës zgjedhore dhe kërkuesi është konsideruar edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese si lideri i opozitës, ose kryetar i partisë kryesore opozitare, u arrit në përfundimin që masa e sigurimit “Arrest në shtëpi” nuk ishte më e nevojshme”, thuhet në vendim.

Më tej Apeli i GJKKO paralajmëron Berishë se nëse nuk zbaton masë detyrim paraqitjeje ndaj tij do aplikohet një masë më e rëndë sigurie.

“Me anë të kësaj mase (“Arrest në shtëpi”) kërkuesi e ka shlyer në një farë mënyre pasojën e dhënë nga dispozitat ligjore për moszbatimin e masës së mëparshme të sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, dhe për rrjedhojë kjo masë sigurimi duhej zëvendësuar, duke i’u dhënë edhe një herë mundësia kërkuesit që të respektojë detyrimet qe lidhet me masën e re të sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”. Ne rast se kërkuesi nuk do të zbatojë detyrimet që lidhen me masën e sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, atëherë organi i akuzës do të ketë të drejtën të kërkojë serish zëvendësimin e kësaj mase sigurimi, me një masë sigurimi më të rëndë”, thuhet më tej në vendim.

3 Komente

  1. M
    MARSELI

    NJE ARSYETIM SERVILIXMI POLITIK,TE NJE GJYQSORI TE KORRUOYUAR,TE NJE GJYQSORI NE SHERBIM TE BOTES KRIMIT..CFATKEQSI ME GJYQTAR. FRIKACAK,TE PAAFTE DGE RE KORRUOTUAR..LIGJI DHE MASAT NGAJ KRIMIT NUK KA GJYKIME PARTIAKE DHE MOSHE.SHEFQET PECIN E MBAJTEN NE BURK 100 VHEC DERI SA VDIQ ATJE.EDHE PSE SKISH KRYER KRIME.SALIU 80 VJEC KA KRYER KRIME MONSTTUOZE OHGJYKAT BORGHEZE.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vicidoli.

      Kur e mbanit kafshen Sali ne arrest shtepie dilte e kakariste nga minarja e katit te 8 kurse tani besoj nuk eshte e drejte detyrim paraqitje se ka shume gjynahe.Futeni ne kafaz e sekuestroni gjithcka te vjedhur. Mos na e nxirrni me neper gazeta apo tv, apo kur thoni lider per kete ndyresire.Ky este lider i shkaterrimit vjedhjes dhe se keqes e nuk rregullohet kurre.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Artani

        Me kete gjyqtar jo vetem Saliu e tere Salkaret rreth tij jane te la kenaqur per vendimin . I tere populli eshte i pa kenaqur dhe po po u iken besimi dhe shpresa se Spak dhe Gjkko do vendosin drejtesi . O prokurore e Gjukates Salmuti e shume prej qenve qe e ndjekin prapa kane vrare njerez plus vjedje galopante . Saliu e tere banda kane zgjedhur rrugen vetem sulmo nga mengjezi ne darke vec per te terhequr vemendje e per te treguar se sa te mire qe jane . Populli pret ndeshkim o njerez ne ju paguaj.e shtrennt bile qe te beni punen nese nuk e beni do akuzoheni ju si beshkepuntore .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje