Roland Bejko: SPAK po thërret figura të larta. Drejtësia nuk është e kapur nga politika

8 Nëntor 2023, 13:43Politika TEMA

Roland Bejko: SPAK po thërret figura të larta. Drejtësia nuk

Ish-kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, është shprehur se zhvillimet e fundit tregojnë që drejtësia nuk është e kapur nga politika.

Komentet Bejko i bëri përmes një interviste në “EuroNews Now” në EuroNews Albania, ku tha se SPAK po thërret figura të larta kohët e fundit dhe sipas tij, të gjithë ata që kanë abuzuar me besimin e qytetarëve, do të ndëshkohen.

Ai foli edhe për zhvillimet në PD dhe tha se kjo forcë politike është në një moment ristrukturimi.

“Filluam të mësohemi me faktin se SPAK po thërret çdo ditë e më shumë figura të larta të shtetit shqiptar. Të gjithë figurat përfundimisht, drejtësia që ishte e kapur nga politika, tani po jep shenja të qarta që e kapur nga politika nuk është.

Tranzicioni i gjatë politik duhet të marrë fund në Shqipëri. Shqiptarëve u ka munguar drejtësia, nuk ka zgjidhur as çështjen e pronës dhe as atë të stabilitetit. Mungesa e drejtësisë ka bërë që edhe ekonomia të mos jetë një ekonomi e tregut të lirë, por në rastin më të mirë e monopolizuar. Opozita duhet t’i çlirojë të gjithë vargonjtë që e bëjnë të pamundur zhvillimin e vendit.

Basha nuk shkon në takime për të bërë pyetje, por për të bashkëbiseduar. Sa më shumë takime në terren të bësh, aq më shumë vota merr. PD është në një moment të ristrukturimit të saj.

Basha vuri pikat mbi për çështjen e Kosovës dhe doli ashtu siç tha ai. Sepse është njohës shumë i mirë i çështjes së Kosovës. Akuza Bashës i janë hedhur pafundësisht këto kohë dhe koha e vërtetoi që të gjitha janë shpifje”, është shprehur Bejko.

4 Komente

  1. ¿?

    Drejtesia nuk eshte e kapur nga olitika or tarrallak, drejtesia eshte kapur nga Edvin Bytho Rama.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Saliu

      Atje ka për të ta fut Rama

      Përgjigjjuni
      1. ¿?

        Rama e ka me kohe mrena mer ti po i vjen lezet se eshte mesuar qysh i vogel.

        Përgjigjjuni
    2. k
      kete kisha tani per tani

      O nipi Lazaratit! Mos kij shume besim se nuk eshte e kapur drejtesia apo e thua si politikan? Ka nje keqkuptim; e thashe per politike ! Po çdo te thote kjo kur politika eshte nje menyre e te administruarit te nje familje apo shoqerie ne menyren me shembullore ne interes te jetes. E thashe per politike! Dmth, politikanet qe thone kete shprehje, genjejne dhe tallen duke e pohuar vet. Ti hedhim ne det ose ne Malin me Gopa!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje