Sali Berisha, në fjalën e tij në podiumin e ngritur para Kryeministrisë, në protestën kombëtare të opozitës, u shpreh me vendosmëri dhe forcë për sfidat që po kalon opozita dhe populli shqiptar.
Ai theksoi se asnjëherë nuk kanë marrë asgjë si dhuratë, por gjithçka e kanë merituar përmes betejës dhe sakrificës. Berisha e ngriti qëndrimin e opozitës si të pamposhtur, duke sfiduar krimin dhe sistemin e drejtësisë të kontrolluar nga qeveria.
"Asgjë nuk marrim ne si dhuratë.
Ne gjithçka meritojmë me betejën tonë.
Rroftë PD, nderim qëndrestarëve opozitarë.
Miqtë e mi, përsëri krimi dhe bota e tij është kundër nesh.
Prokuroria politike dhe gjykatat e narkoshtetit janë kundër nesh.
Por ne përsëri qëndrojmë të pamposhtur.
Ne përsëri qëndrojmë të sigurt në fitoren tonë.
Ne arritëm të bëjmë pluhur, të shembim ëndrrën e pasaardhësit të xhelatit komunist, xhelatit që firmosi varjen e Havzi Nelës në litar, Edi Rramës dhe motrës së njerëzimit Xhorxh Soros, të Shqipërisë pa opozitë.
Gjithçka u bë që Shqipëria të mbetej pa opozitë.
Kryetari i PD u vendos në arrest shtëpie me urdhër të Edi Ramës.
Me urdhër të Edi Ramës, ish-presidenti i vendit u zvarrit, u godit në mes të rrugës dhe u filmua, duke menduar ky kriminel se do tmerronte opozitën.
Me urdhër të Edi Ramës, me mbështetjen e monstrës së njerëzimit Xhorxh Soros, deputeti ynë i ri, Ervin Salianji, martir i gjallë i fjalës së lirë, u burgos sepse u përball dhëmb për dhëmb me klanin mafioz më të rrezikshëm të Shqipërisë, Ballkanit, Europës, klanin Rama-Xhafaj.
Menduan se do të na trembnin.
Por gabuan rëndë.
Ja ku e kemi ne 200 metra tutje prijësin tonë të përjetshëm, Skënderbeun.
Të harrojë kush se mund të trembet populli opozitar, populli i lirisë.
Jo mor jo, përkundrazi do mjerohen ata që mund të mendojnë të na trembin ne.
Të dashur miq, pak ditë më parë unë isha në Berlin. Mora pjesë në kongresin e partisë më të madhe të qendrës së djathtë në Europë, bashkimit kristian demokrat gjerman CDU.
Atje shtrëngova duart përzemërsisht me kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë. Takova miq të hershëm. Takova miq të rinj. Ata mezi po presin fitoren e PD-së për të ndërtuar një marrëdhënie të shkëlqyer midis dy vendeve.
Unë u zotova solemnisht se nga Shqipëria, zero eksport refugjatësh dhe krimi në Europë. Ky është zotimi ynë, zero tolerancë", tha Berisha.
Folën të akuzuarit,hajdutët,të korruptuarit,kriminelët,të burgosurit,non gratat në arrest shtëpie,kandidatët e arrestimeve të ardhshme dhe të shpejta,etj. Nuk do kishte qenë më e përshtatshme që protesta të ishte zhvilluar tek burgu ?
Kjo eshte shume e vertete.Partit e djathta ne Gjermani nuk po i ze gjumi deri sa PD dhe vete Sali Berisha te vijne ne pushtet.Sipas nje burimi te sigurte nga Frankfurti( njeriu dixhital,nje emigrant shqiptar nga njesia vendore Sumë e Epërme,qe punon si kamarier ne nje lokal ku pi kafen vete Fridrich Merz,kandidati per Kancelar, ka disa dite qe nuk e ze gjumi.Ai i ka thene vete kamarierit se tere e djathta ka futur ne program disa ide te Berishes ne programin e tyre.Ata bene feste kur e pane me ne fund Berishen ne Gjermani dhe u bene cope te benin foto me te. Tani ata jane ne ankth deri ne 11 maj kur Berisha te vije ne pushtet me Mulin,Luç Pavarotin,Tan Preshin,te madhin Leone Baçi, gjelin e Peqinit,Gazmendken,Gjekun e Markut Saliansken burgaxhi,Belinon,Albanen e Bije Vokshit,te madhin Mul Noka,Zhelalin me daulle,miss Tritolin,zedhenesen Karo,kerriçin e Bellinjve,bibilushin e Metes,Jozin kape per zhelesh dhe Liken e marre peng nga Rama. E si te mos entuziasmohen gjermanet kur shohin keta intelektuale te rrangut te larte qe populli shqiptar mezi po pret ti shohe ne krye te nje partie Demokratike,qe nuk e di ku ka koken dhe ku ka kembet.Pika qe nuk u bie te marreve qe rendin pas nje te marri qe ka pjerdhur krejt!

Nje miku im nga Gjermania me shkruan aman ore silleni 11 majin sa me shpejt le ta quajme 11 shkurt apo 11 mars se e late bondestangun pa gjume se mezi po pret fitoren tuaj .Aman cojeni 11 shkurtin ne 11 maj dhe quheni 11 shkurtin 11 maj.