Salianji nga Vlora: PD e dobët po mban Ramën në pushtet, partia po bunkerizohet!

8 Mars 2026, 19:30Politika TEMA
Salianji nga Vlora: PD e dobët po mban Ramën në pushtet, partia

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji vijon me turin e foltoreve të tij nëpër Shqipëri, teksa sot ndodhet në Vlorë. “I vetëpërjashtuari” i PD-së asht si dhe në grumbullimet e tjera, theksin e vendos tek opozita e dobët, një faktor ky sipas tij, që sot mban në pushtet qeverinë e korruptuar të Edi Ramës.“Për shkak të vendimmarrjeve të gabuara, në kryesinë e vogël sot nuk ka asnjë grua. Siç po shihet sesa mirë po shkojnë punët. Shqopëria ka nevojë për një drejtim të ri. Ka nevojë për një opozitë të fortë në kushtet kur qeverisja ka degraduar. Qeveria është e përfshirë në seri skandalesh që në një vend normal do ishte dhënë dorëheqja dhe do të ishin zhvilluar zgjedhje të reja.

Pse pavarësisht degradimit, konsumimit, asnjë gjë thelbësisht nuk po ndodh përveç hedhjes së fishekzjarrëve. Disa prej nesh në PD e themi hapur, nuk mund të fshihemi pas justifikimeve. Nuk mund të fajësojmë manipulimet një qeveri e keqe qëndron në pushtet nëse ka përballë një opozitë të dobët. Jemi në katastrofë elektorale. Qytetarët nuk e besojnë lidershimin e PD aq sa duhet. Nuk fajësohet populli, po duhet të ndryshojë lidershipi. PD ka qenë, është dhe do të jetë forcë e madhe, por duhet ta bëjmë dhe fituese. PD nuk po shkon dot përtej vetes, drejt njerëzve, nuk ka qartësi, strategji. Partia po bunkerizohet, shpik armiq imagjinarë, bën premtime apokaliptike, a thua se jetojmë në mesjetën e dogmave dhe jo në epokën e inteligjencës artificiale”, tha Salianji.

 

3 Komente

  1. K
    Kujdes Salianj se Saliu e ka nji plan.....

    Salianj, ti je nje burgaxhi, nje imoral, nje ish antar i sektit te Saliut vrases, dhe mendon se mund te rrezosh qeverine? Pika qe nuk te bie more biri dhe burri i kurves, pale te shokn mendja se populli mund te vije pas tehe dhe te te zgjedhe edhe KM.

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xhezo Smokthina

      Si nuk ju vjen turp, e keni vënë gazetën në shërbim të një të burgosuri ordiner. Ka 1000 arsye për t'a goditur politikisht opozitën, por të përpiqesh për të krijuar përçarje brenda saj duke i dhënë akses të pakufizuar një njeriu ordiner, për të cilin ju vetë nuk keni lënë gjë pa thënë, kjo është fare e pamoralshme. Me këtë qëndrim ju po i bëni mirë vetem Berishes sepse Salianji si figurë e diskredituar sado t'a pomponi ju artificialisht kurrë nuk mund të bëhet faktor politik. Ndaj është mirë t'a dini dhe mos t'ju gënjejë mëndja se amoraliteti juaj politik mund të ketë rezultat në qëllimin që i keni vënë vetes. Diversioni politik që ju bëni, si sjellje i përket mentalitetit komunist, në një shoqëri demokratike ai është thjesht një sjellje e turpshme... Po, cfare flas edhe unë!!!! Ku do të dijë Meroja se çfarë është turpi, atij edhe flokët i kanë rënë nga që nuk ndjen pikën e turpit për sjelljen dhe qëndrimet që mban.

      Përgjigjjuni
      1. O
        Oficeri dulles

        Bravo Salianji . Vetem ti po e rrezove qenin Saleh dhe mul pyken, une jam socialists por po shkerdheve Salehun 2000 vote I ke nga une

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje