Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar në ditën kur përfundon kontrata koncesionare e sterilizimit të instrumenteve kirurgjikale, një nga marrëveshjet më të debatuara në sistemin shëndetësor shqiptar gjatë dekadës së fundit.
Në një reagim publik, ai e cilëson këtë kontratë si një “Partneritet për Progres”, duke mbrojtur modelin e partneritetit publik-privat dhe duke argumentuar se shërbimi i sterilizimit solli transformim në kirurgjinë publike, rriti numrin e ndërhyrjeve dhe uli infeksionet spitalore.
Në shkrimin e tij, Beqaj ndalet edhe te hetimet dhe akuzat që janë ngritur ndër vite për këtë koncesion, ndërsa thekson se, sipas tij, rezultatet e kontratës tregojnë se ajo ishte një zgjidhje e drejtë për sistemin shëndetësor shqiptar.
Shkrimi i plotë i Beqajt:
PPP - Partneritet Për Progres
Sot, 8 mars 2026, përfundon kontrata konçesionare e “shërbimeve të integruara të furnizimit të setit te personalizuar steril të instrumentave kirurgjikalë”.
Kontrata është nënshkruar në 10.12.2015, ndërsa hetimet penale për të kanë filluar në 14.12.2015 (vetëm 4 ditë pas nënshkrimit). Janë ngritur në vite akuza për 11 vepra në ndryshme penale dhe ende deri më sot nuk ka një vendim të formës së prerë për këto akuza. Është hetuar deri tani nga 5 prokurorë dhe gjykuar deri tani nga 14 gjyqtarë të ndryshëm. Prokurorët kanë ngritur akuza si në një ruletë ruse, ndërsa gjyqtarët si në një “autoshkollë” të reformës në drejtësi kanë rikulifikuar veprat penale.
Nga nesër, ky shërbim i integruar, do të vazhdojë të ofrohet për pacientët shqiptarë që operohen çdo ditë nga rreth 450 mjekë kirurgë në 110 salla kirurgjikale në të gjithë spitalet publike nga një ndërmarrje publike e krijuar rishtaz enkas për të ofruar këtë shërbim të integruar.
Në 2013, kur mora detyrën e ministrit të shëndetësisë instrumentat kirurgjikalë dhe autokllavat për sterilizimin e tyre datonin në miqësinë me Kinën komuniste (1978). Në qershor të atij viti Instituti i Shëndetit Publik rekomandonte mbylljen e disa sallave kirurgjikale në QSUT për ngarkesë të lartë të patolerueshme mikrobike, ndërsa në nëntor të po atij viti Avokati i Popullit pas një investigimi 2 vjeçar raportonte se infermieret e sallave kirurgjikale i blejnë detergjentët me lekët e tyre sepse spitalet nuk kanë para.
Në vitin 2013, në kushtet e mungesës së fondeve disponibël për investime (40 mln USD ishin detyrimet e prapambetura të ministrisë së shëndetësisë ndaj furnitorëve), e shtrëngesave makro-fiskale për huamarrje publike (në 2013 borxhi publik ishte 74 % e PBB, ndërsa sot është 53 %) dhe të mungesës së meditëmebë (know how) në strukturat tina spitalore, kontrata konçesionare ishte një zgjidhje efikase që i mundësoi brenda vitit 2015 kirurgjisë shqiptare një transformim rrënjësor dhe një kapërcim epokal 35 vjeçar duke e sjellë në standarta të larta europiane bashkëkohore.
Sot ajo zgjidhje e propozuar dhe e realizuar në 2015, dmth lënia nën një përgjegjësi të vetme e të gjitha hallkave të rriskut infeksional në sallat e kirurgjisë, rezulton se paska qenë e mençur, e saktë, e drejtë dhe e qëndrueshme.
Kushdo që mendon dhe deklaron se shteti po shtetëzon “sterilizimin”, gabohet. Për qytetarin shërbimi ka qënë gjithmonë publik, por në sallat operatore është mundesuar në partneritet me sipërmarrjen private.
Kushdo që mendon dhe deklaron se shtetëzimi është dëshmi e dështimit të konçesionit, gabohet. Madje rëndë. Përkundrazi, kjo është dëshmi e suksesit të kontratës.
Për këtë kontratë, në 10 vite, u shpenzuan 12.9 miliardë leke.
Falë kësaj kontrate, në 10 vite, rreth 575 mijë ndërhyrje kirurgjikale u realizuan në kushte optimale steriliteti.
Falë kësaj kontrate, nga 50 mijë operacione në vit në 2013, në 2025 u kryen 67 mije operacione (popullsia nga 3 milionë në 2013, në 2025 është 2,4 milionë). Dmth, në të njëjtat salla kirurgjikale dhe nga të njëjtët mjekë kirurgë, u shërbyen në vitin e fundit të kontratës 35% më shumë pacientë krahasuar me 2013, duke qënë njlherazi kjo edhe rritje me po këtë përqindje e rendimentit të kirurgjisë shqiptare publike.
Falë kesaj kontrate, nga ulja e infeksioneve nozokomiale dhe instrumentave modernë miniinvazivë, ditë qëndrimi mesatar në spital i pacientëve të kirurgjisë u ul 1,7 ditë (nga 6.5 ditë në 4.8 ditë). Pra, në 10 vite u kursyen 970 mije diteqendrimi në spitale. U kursyen dhe 970 mijë ditë invaliditet e sëmundje.
Falë kësaj kontrate, parterët privatë investuan mbi 3 miliardë lekë pajisje e teknollogji të cilat sot i transferohen pa shpërblim ndërmarrjes shtetërore të sapokrijuar.
Falë kësaj kontrate, u furnizuan mbi 100 mijë instrumente kirurgjikale të rinj e bashkëkohorë.
Falë kësaj kontrate, u vunë në punë 10 njësi sterilizimi moderne përveç centralit në QSUT.
Falë kësaj kontrate, shërbimi i sterilizimit të instrumentave kirurgjikalë kryhet sipas standarteve ISO.
Falë kësaj kontrate, u punësuan 280 vetë, shpërblimi mujor i punës të të cilëve derdhi në arkën e shtetit 620 milionë lekë (kontribute e TAP) në 10 vjet. Operatori konçesionar pagoi në arkën e shtetit 280 milionë lekë taksa e tatime direkte.
Falë kësaj kontrate, nga ulja e ndjeshme e infeksioneve nozokomiale, janë shpëtuar çdo vit 40 jetë.
Falë kësaj kontrate shqiptarët kanë jetuar më gjatë dhe më shëndetshëm.
Falë kësaj kontrate, “meditëmebë” e sjellë në 10 vite nga partneri transferohet e gjitha pa shpërblim tek ndermarrja e re shtetërore.
Vendosni vetë në një anë të peshores shpenzimet 12.9 miliardë lekë në 10 vite dhe në anën tjetër përfitimet financiare që paraqita më sipër. Bëjini vetë llogaritë a ka qënë e leverdishme apo jo kjo kontratë. Për shëndetin e shqiptarëve, për cilësinë e kujdesit shëndetësor dhe për financat publike.
Në të gjithë këto vite, nga padija, zilia dhe verbëria politike, PPP-të janë demonizuar shumë. Kjo kontratë është vetëm një nga 235 kontratat konçesionare në Shqipëri të lidhura pas vitit 1990. Por kjo kontratë rezulton se paska qënë dy herë PPP. Përveçse Parteritet Publik - Privat, paska qënë edhe një Partneritet Për Progres.
Javën e ardhshme bëhen 9 vjet që jam larguar nga detyra e ministrit të shëndetësisë. E kam ushtruar atë detyrë për 3.5 vjet (09/2013 - 03/2017). Jam krenar për këtë kontratë dhe sidomos për çfarë u arrit gjatë realizimit të saj si një nga punët e mira që u bënë në shëndetësinë shqiptare kur pata nderin dhe privilegjin të ushtroj deryrën e ministrit.
O Beqja, nuk dine idiotet e primitivet argumenta e llogjike
Tosi, respekte. Ne vërtet nuk e dimë çfare njeriu është ky Ilir Beqja. Mund te jetë edhe kokerr maskarai. Fakt është që per kete rast nuk ka prova qe ministri te arrestohet. Nese veryetohen shkelje, abuzime, vjedhje, nga njerez te tjerë ne ministrine e tij, por ministri nuk vertetohet qe është implikuar, shumë shumë, ministri mund te japë doreheqjen. Arrestimi i Beqajt i ngjan atyre te grupeve puçiste te Enver Hoxhës, ne 1974-75. Nuk protein që nje prokurori e vitit 2025 te sillej ne vitin 1975, kur Prokuroria merrte urdher nga Partia. Është turp e faqe e zezë. Dhe këtu nuk ka rendesi fare nëse Ilir Beqja është njeri i mire apo jo. Sepse ky nuk është kriter arrestimi.
Ilir, faji jit eshte qe nuk ke menduar per familjen Berisha, kete Spaku nuk do ta harroje kurre!
Ne nje vend demokratik, familja Berisha, Nul Mut Noka dhe gjithe ish ministrat hajdute e vrases te PD-se do ishin prej kohesh ne burg!
Berisha, familja e tij, dhe bashkepunetoret e tij te ngushte jane te gjithe ne SPAK per vete. Vetem avokatet e hajduterve mbrojne hajdutet duke fajesuar SPAKun.
vetem se sipas teje ska prova (se ti je ekspert ligjor ke mbaruar ligj ne fakt dhe ke 30 vjet ne profesion) nuk do te thote se s'ka vertet.....jeni bere ne ate vend te gjithe eksperte te cdo gjeje ,flisni me "kompetence" nga dashuria me interes per partine qe simpatizoni .....lereni drejtesine te beje punen e shkoni merruni me punet tuaja o qyqare se atij tipit as i plas per ju e as e di qe ekzistoni.....
Wow, pika ... pika. Uu më rafte pika mua, që m'u mërzit ky nipi i komshies, atje ku është, ne gop të s'ëmës. U merzit nga komentet tona. Se ku u beme ne që t'i japim mend drejtesisë. Uh mor djalë, ç'më nxorën mallin e atyre aktivistëve të zellshëm te Frontit, që të thonin: "Mbylee more gojën. U bere ti t'i japësh mend Partisë dhe Shokut Enver. E dinë vetë ata çfarë bëjnë." O kungull. Ne nuk i japim mend drejtesisë. As nuk po mbrojme dikë që nuk e njohim. Nuk na plas per Ilir Beqajn, sepse po ka vjedhur, provat aty janë. Na plasi per vete, o trap. Sepse njeriu nuk nuk te flasë e të çirret vetëm kur i vjen veza tek bytha, ashtu si pulave si puna jote. Kur ndodh nje padrejtesi, duhet te ngrihemi të tërë, duke thene "mund te Isha unë ne vend te tij". Kur ngrihemi te tërë kunder padrejtesisë, kemi forcë, dhe mbrojmë veten, sepse keshtu me "ç'më duhet mua", kur te ndodh ty, nuk e çan njeri trapin pastaj. Është pikerisht kjo "ç'më duhet mua", që regjimi i Enver Hoxhës qendroi 45 vjet. Pikerisht ky qendrim mban akoma Saliun ne krye te PD. Ky qendrim lejon padrejtesite te ndodhin gjithandej, dhe nuk kemi çfare t'u bejmë, sepse nuk behemi dot dy veta bashkë. "Ç'me duhet mua. Unë jam ne rregull. Ilir Beqja ta gjejë vetë." Por pastaj, kur te vjen radha ty, mos prit që të të mbroje njeri. Mentaliteti "shteti është i yni" na çon perpara.
Shume e sakte e Tosi. I vetmi argument qe i ushqen ata eshte mllefi ndaj atyre qe punojne. Dhe i vetmi ushqim qe i kenaq eshte te shohin njerez qe futen ne burg.
Tos marmalata
Ne nje vend demokratik, ti dhe shefi yt do ishit ne burg.
Jeni ber zedhensa te hajduteris Sa turp
jeni bere vegla te familjes Berisha edhe pas 35 vjetesh vjedhje e vrasje!
Keta rripjellesit transgjinore jane te çuditshëm. Gëzohen që Beqja dhe Vilma Nushi nuk i numurojne më lekët por I masin me peshë-njesia bazë me ton ose kuintal.. Vilma Nushi ka blerë një rrugë me vila në zonen me te mire te Tiranes me lekët e sterilizimit dhe check up !!..Keta rripjellesit hane fara pallojne njeri tjetrin dhe brohorasin per thaset me leke te Beqes dhe Vilmes..." Fitore!! Beqja me Vilmen ja kaluan Salihut nga thaset me leke ..fitore!". Kjo ka rëndësi për njëqelizorët bythkuq-zorzopët e kooperativave të PPSHse.
Dhenia me konçesion e procesit te sterilizimit ishte dhe eshte nje nga operacionet e bashkepunimit publik privat me te suksesshme ne sherbim te pacienteve dhe mjekeve. Si kirurg e falenderoj ministrin Beqaj dhe perbuz akuzat e njerezve keq dashes e injorante. Nese jane bere abuzime te denohen, po asnje nuk mund te hedhi poshte pozitivitetin e ketij operacioni. Kita Sallabanda Neurokirurg
Doktor jam shume dakort me Ju per procesin e sterizimit te instrumentave, por pse duhet ta bente privati dhe jo shteti? dmth a kemi ndonje perllogaritje qe privati do e bente me lire se sa mund ta bente te themi nje ndermarrje shteterore? Sepse vetem atehere merr kuptim ekonomik dhenja e koncesionit/sherbimit privatit . Dhe kjo qe po them nuk eshtem per rastin ne fjale, por edhe per ngjyrosjen e karburanteve, edhe per prodhimin e karatave dhe pasaportave, edhe per kontrollin teknik te automjeteve, edhe per pastrimin e qytetit, apo mirembajtjen e infrasteuktures rrugore te qytetit etj. etj. Nje pune apo nje sherbim jepet me koncesion nepermjet nje gare vetem me kushtin qe fituesi ta beje me nje kosto me te ulet sec mund ta bente shteti. Dhe keshtu, shteti ka kursyer fondet publike duke i perdorur ne fusha te tjera.
Edi, ne shume vendet e botes, edhe ketu ku jsm une keto procese jane externalizuar, edhe ushwimi neper spitalet edhe pastrimi. Experiencia ka treguar qe privati i ben me lire dhe me mire. Nga ana tjeter duhet te behet me nje konkurs te paster e te hapur, pa karta me shenje.Nese jane bere abuzime duhen denuar, e theksoj. Po ne ate kohe spitalet ishin ne pik te hallit, shteti nuk kishe fondet e nevojeshem, fraksionimi i pageses ishe pozitiv. Gjithsesi e theksoj edhe ne Spanje ,edhe ne shume vende te Europes keshtu eshte . Me respekt. Nuk mbroj vjedhjen , mbroj sherbimin e mire ndaj njerezve .
ja dhe nje koncesion vjedhje, per te cilen Spaku mbylli syte! SPAKU KUR DO NUK SHIKON Koncesioni i markimit të karburanteve, i operuar nga kompania GFI Albania që nga viti 2013, përfundoi në gusht 2024 dhe nuk u rinovua. Viti 2010 dhe oferta e pakërkuar e Bodes Dhënia me koncesion e këtij shërbimi ishte paralajmëruar me kohë nga kryeministri i kohës Sali Berisha, kurse në gusht të 2011-s u zyrtarizua plani. Kompania koncesionale ka hyrë në treg me ofertë të pakërkuar. Çmimi fillestar ka qënë 200 lekë/1.000 litra. “Komisionerët” e tenderit e kanë rritur atë deri në 614 lekë/1.000 litra (prova e korrupsionit dhe e vjedhjes) Një krahasim sa për dijeni Kompania koncesionale ka hyrë në treg me ofertë të pakërkuar. Çmimi fillestar ka qënë 200 lekë/1.000 litra. “Komisionerët” e tenderit e kanë rritur atë deri në 614 lekë/1.000 litra, aq sa është në kontratë. Nëse do të bëjmë një llogari të thjeshtë, duke kthyer lekët në euro dhe litrat në ton, del se kompania (që u pagëzua në fillim si “austriake”) do të kërkonte rreth 6 euro/ton karburante. A e dini sa është kjo në BE? Dy cent/ton karburant të markuar! Për një anije 15 mijë tonëshe (aq sa janë në përgjithësi anijet importuese në portet tona) kompania GFI ka marrë 15 mijë X 6 euro/ton baraz 90.000 euro. Rreth 500 mijë ton është produkti që IMPORTOHET në tregun shqiptar. Llogaritë dalin vetë. Cilësinë e karburantit shiheni tek makina juaj!
Ke te drejte, por kujt ja thua, Kalase dhe Balliut, aq me Keq Bardhit dhe Nokes!!! Democracia stimulon injorancen dhe gojet e shqyera!
Vreri i Berishes e ka bere punen e vet.
Duhet shtrirë prokurorët në spital dhe të pyetet se cilin Skalpell do, të rejat apo nga ato të ndryshkura kineze. Ndoshta e kupton pastaj.
Ilir beqaj eshte kokra e spekulantit, hajdut e shkuar hajnise, ngrites i skemave te grabitjes se pareve publike. Sterilizimi do kishte vlere si partneritet progres në shëndetësinë shqiptare nese gjithçka do ishte bere sipas ligjit e ligjeve ne fuqi, me deshiren per ti sherbyer popullit taksapagues, modernizimit e humanizmit mjeksor dhe jo xhepave te te pangopurit Ilir Beqaj e grupit te rrethit te tij të ngushte, ku hyn dhe djali i tezes Genci Byrazeri, e soj e sorollop. Beqaj eshte aq i paturpshem sa megjithse ka pervetsuar kerkon qiqra ne hell nga prokuroria qe te duket nje lloj "dimitrovi" i pafajshem. Jeni hajna te paftyre o beqajllare dhe kjo ska diskutim. Burgut nuk do ti shpetoni pori lus prokuroret e gjyqtaret qe ketyre gryksave tu konsiskohen dhe pasurite e vendosur me paret e grabitme. Beqaj nuk ndryshon edhe nga burgu. I mesuar me marifete beri te njejten skeme edhe tek posti tjeter i menaxhimit te fondeve te BE-së. Kokrra e zyrtarit abuzues, kampion. Ku e ke keshilltar Nas Gjinokastritin Ilir Beqaj, sdi ne e ke nxjerre ne SPAK?
flet per Beqajn nuke e akuzuar per hajdut e me pas fut edhe djelin e tezes. Pike se pari ti thuash tjetrit hajdut eshte shpifje se nuk ke fakte, te jap nje shembull; Argjita eshte hajdute, u kerkonte 30% te investimit klienteve te huaj kur i ati ishte kryeminister, Zeni eshte hajdut, shiti armatimin e ushtrise shqiptare sikur te ishte prone e babes se tij kryeminister, Saliu eshte vrases, 4 ne bulevard dhe 26 ne Gerdec. A e kuptove? I thuhet tjetrit "hajdut" me fakte e jo si ty mer zhelaman llafazan kurve!
Ju qe jeni jashte fushes se shendetesise eshte me mire te heshtni se sa te shkruani budadalleqe (turp kur nuk dini asgje dhe shkruani...).Z.Ilir Beqja beri revolución ne shendetesi.zotrinj qe shkruani pyesni se kur spitalet u paísen me aparatura skaner,rezonace,zinxhire televizive etj etj.Por sterilizimi hoqi infeksjonet spitalore,uli dite qendrimet ne spitale,uli perdorimin e antibiotikeve. Por ne nuk dime te vleresojme te aftin, me mire me ish_ministe Nard Noken ????
Z.Beqaj,ne burg ju ka futur Banda kriminale e Saliut ne Spak -Gjkko,kjo tashme duhet nga gjithe shqiptaret. Me gjithe respektin tim. Nje dite kriminelet e Saliut ne Spak dhe GJKKO do japin llogari.
Keto argumenta duhet te jesh ti dhe avokati yt qe ti paraqesni para gjykates ne menyren me te mire. Besoj se edhe gjykata perballe ketyre argumentave dhe kundershtive ligjore do te jape nje vendim te drejte. Shpresoj tek drejtesia e pavarur dhe jo e ndikuar politikisht.
Ky edhe na shkrunnnnn. Ke me u majt mend si hajni ma i gjat, o shkodran i vjeter.
Ne mbreterimin e pare te kriminelit Sali Berisha 1992-1997 thuhej se paraja dhe pushteti ka rene ne dore te lige,kurse sot thuhet se drejtesia ka rene ne dore te kriminelit Sali Berisha. Zyrtaret socialist po masakrohen nga kjo bande kriminelesh me emrin Spak-Gjkko qe punon me thashethemet e Sali kermes.
O Nasi a je në take tuke.Flet me fakte një shkencëtar në fushën e vetë i njohur në Europë e jashtë saj si Dr.Kita Sallabanda për domosdoshmërin dhe suksesin e sterelizimit.Ti dhe shumë nga ju,ju ka zënë sytë urrejtja dhe dashuria për plakun Mere .Në këtë botë asgjë nuk është e përkryer por spitalet dhe shërbimi në to në krahasim me kohën e qoftë largut janë si nata ma ditën,kur edhe dyshekët e çarçafët duhej ti merrje nga shptëpia.
Dumanet,dadot prencet,banot etj bandit te Saliut ne drejtesi jan bere rrezik kombetar,keta kriminel po e ndihmojn ate per te destabilizuar vendin qe ta shpetojn nga burgu.
Sali haleja eshte nje hic,pa ndihmen e zagareve te tij ne Spak dhe Gjkko ai do ishte harruar me kohe,jan dumanet dhe dadot qe po I japin oksigjen kesaj kerme.
Edi Rama,ndalja pagat kriminelve te Saliut ne Spak-Gjkko,nuk kemi pse te paguajm sa frengu pulen kriminelet e tij.
Sot nuk eshte problem Saliu,ai ka mare uje nga te kater anet,eshte I plevitosur dhe I marrosur,asnje ndikim nuk ka ne shoqerin shqiptare,ata qe presin krahun per te numurohen me gishtat e dores,problemi kryesor sot jane dy monstrat e tij Spak-Gjkko.
Z Beqaj uroj te maresh ate qe meriton, PAFAJSINE,dhe te shkojn aty ku je ti kriminelet e Saliut ne Spak
Te nderuar , U perfol nje sherbim qe sot do e bej shteti njesoj , me investimin e privatit dhe personelin e tij. U perfol nje sherbim qe sot shteti vete do ja shesi spitaleve me te njejtin cmim ose dicka me pak 10/15%, me investim gati. Pyesni kirurget, mjeket, 29 spitale ku eshte bere sherbimi per cilesine. Sot flasim per dicka tjeter me efikase, ndryshim, kush thote ndyshe si avokati i popullit nuk di. Zoti ju ruajt sot e tutje, Lumo Skendo