Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, Rama banorëve: S’u shemb nga korrupsioni, por nga natyra! Uragan gënjeshtrash nga të katra anët

7 Mars 2026, 14:30Politika TEMA
Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, Rama banorëve: S’u shemb nga

Ndërsa iu drejtua banorëve të zonës, kryeministri Rama hodhi poshtë fjalët se shembja e aksit Librazhd-Prrenjas erdhi prej aferave korruptive.

Ai theksoi para tyre se bëhet fjalë për një fenomen natyror, ndërsa u shprehu keqardhjen për situatën.

“Plagë e hapur që ka shkaktuar një rrebesh balte të jashtëzakonshëm të prodhuar nga makineria e baltës politike e mediatike që ka tundur 700 tenxheret me gjithfarë shpifjesh, akuzash e fantazish se me demek, u shemb rruga nga korrupsioni ndërkohë që është shumë e qartë që segmenti është i vjetër dhe rrëshqitja lidhet me një fenomen tërësisht natyror.

Shpejtësia e gënjeshtrës është bërë shumë më e madhe, ndërkohë që e vërteta është në vështirësi shumë të madhe për shkak të vorbullave dhe uraganëve të gënjeshtrave që vijnë nga të katra anët na pasqyrat e telefonave dhe kanalet e medias. E vërteta në fund gjithmonë del dhe fiton. Duhet vetëm durim dhe këmbëngulje për të vazhduar drejt.

Më vjen keq që gjëja ka ndodhur, ka shkaktuar shumë shqetësime dhe ka prishur ritmin e jetës për shumë banorë, por jemi këtu për të vënë qetësi për një kalendar pune dhe afatet e reja që i kemi vënë vetes”, tha Rama.

8 Komente

  1. Z
    Zeni , nen-kontraktor i Rames

    ....." Pame makina qe gerryenin shtratin dhe merrnin zhavorr...." ...."Kush foli ?"...."Kush ka pare makina "? " He pra kush ??"...."Ja pra qe makina nuk ka patur....edhe nese ka patur ato kane qene larg , qeveria punon ne shume rruge dhe makinat jane te zakonshme "

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sula

      Je ba bajat.

      Përgjigjjuni
      1. s
        sali

        Teorija Berishiste shpif shpif se dicka mbetet jua ka shpelare mendjen shqiptareve te cilet as vehten e tyre nuk besojne me,Po lundrojne ebesojne cdo baltosje qe hidhet,Nuk eshte zor qe te te bejne me 300 apartamente e sikur te jetosh ne kasolle

        Përgjigjjuni
        1. j
          jevgu

          Pse genjen mer tutkall??? Ti ose nuk ke asnje ide se cfare ndodh me rruget e tallkaristanit qe shemben me 3 cm shi ose je pjese e klanit hajdut te rrugeve. Pse nuk I thus atyre te shkreteve qe ajo rruge nuk ka studim gjeologo-inxhinierik? Pse nuk u thua qe ne letra studimi eshte fallsifikuar dhe fondet jane vjedhur??? Pse nuk i thua qe rruga nuk ka pasur raport supervizimi profesional nga Ministria leshit dhe ai report qe eshte dorezuar eshte fallco??? Pse nuk i pyet banoret e zones nese kane pare sonda cpimi qe te kryejne studimin paraprak te trruallit te rruges?? Pse nuk i tregon atyre banoreve fotografite e kampjoneve nga karrotat e cpimit por genjen diten me diell???? Ose je komplet i pafte per te deejtuar kete sektor qe i del per zot ose je hajdut ordiner I paskrrupullt. Trego fakte mer pallosh mjaft me barcaleta nga Portugalia.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Boj nji pun tamam o Ed Rama

            Edo, boj derman Spakut dhe Gjkkos se do gdhiesh ndonje mengjes ne birrucat e tyre, mos te te duket cudi se Saliu, pare se te vdese se shpejti, do ti urdheroje dumanet-dadot-banot e tij te te paraburgosin pa akuze. Beja edhe popullit ket nder o Ed Rama, mbylle kete mut drejtesie. Mos pyet per te ngordhuren BE, sa e ke popullin pas.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Toni

              Korrupsion nuk e di se nuk kam information as kam pare vete gje. Por makinerite qe gerryenin lumin 50 m nga rruga i kam pare. Une e them me bindje se shkaku kryesor ishte ai dhe paaftesia. Korrupsion jo korrupson se di.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Thjesht

                Kete thot dhe lartmadhnia Rama i pare, eshte gerryer 50 meter larg. Pra 49 meter jane ok per te mos bere dem. Demi u be? Aaaaaaa me vjen keq, por ketu nuk ka kush faj.

                Përgjigjjuni
              2. X
                XXXL

                Ore bojaxhi pallatesh ore legen i shpuar ore gjysmak na u bere edhe inxhinjer ndertimi qe nderton rruge pa studim ekologjik por vetem me studime paresh sa do te vjedhes dhe fajin pa tjeter e ka "natyrra". Arkitekt ke kohe qe je berre ne shkaterrmin e Tiranes dhe mbare Shqiperise duke sjelle arrkitekte nga e gjithe bota, por vetem atkitektet shqiptare nuk i degjon, ke shkaterruar cdo gje qe na identifikon sii shqiptare, kelysh i kriminelit Kristaq firmetari i pushkatimit te dy poeteve te rinj desidente, pas qafe e kke.....

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje