Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot, 7 mars, për të inspektuar aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, tashmë i stabilizuar dhe me qarkullim normal për të gjitha mjetet, përfshirë edhe ato të tonazhit të rëndë, përmes një devijimi provizor në gjurmën e Koridorit VIII.
Kreu i qeverisë është i shoqëruar nga Ministri i ri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi. Përveç tij, edhe ministri i Pushtetit Vendor Ervin Demo, drejtuesi politik i qarkut Elbasan Arbjan Mazniku dhe kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja.
“Gjithë tollovia e madhe që u shemb rruga nga punimet, është një manipulim i madh, një perversitet i madh, sepse faktikisht, këtu jemi në aksin e vjetër. Aksi i ri nuk është këtu, në kuptimin, nuk është i ndërtuar ende këtu. Akse të reja janë ato që kalojnë për të ardhur deri këtu. Ajo atje është një rrëshqitje e shkaktuar nga faktori gjeologjik, prej mbingarkesës së shirave”,deklaroi Rama nga terreni.
Duke ritheksuar se rrëshqitja është një fenomen plotësisht natyror, kreu i qeverisë shtoi se plaga prej 150 metrash ka shkaktuar një rrebesh balte të jashtëzakonshëm të prodhuar nga ajo që ai e quan makineria e baltës politike e mediatike.
Teksa u shpreh i keqardhur për faktin se dëmet e kohëve të fundit kanë shqetësuar kryesisht banorët e zonës, paralajmëroi kalendar punimesh dhe afate të reja.
“Me ndihmën e Zotit, në një periudhë kohe kur s’do kemi mbi kurriz të gjithë shiun e këtijm dimri që po del më në fund…”, tha Rama.
Po orkestren dhe grupin e valleve nuk i ka marre me vete ? Se mire Belen e kuptojme se iku nga ministre , por per kete eveniment kaq te rendesishem duhej pak aheng si gjithmone , jo per gje por pas ca muajsh do prishet edhe kjo ...keshtu qe duhej tani nje kujtim i bukur !!!!
vjehrri shk
Nje i cmendur, qe me grryerjen e pandaleshme te mendjes, se vet, i ka shkuar grryerjes se ketij kombi europian ne themelet e tij.
Rama ti gjeje derman drejtesise fashiste, nuk na duhet BE perpara drejtesise se vertete. Rama e sheh se BE po shkermoqet por nuk don ta pranoje. Rama e ka tanime opsionin autotarist te demokracise qe triumfoi ne Usa e qe shpejt do shtrihet ne Evropen perendimore. Populli e pranon Ramen si autoritar demokratik, prandaj sa me pare te shfarose fashizmin dhe korrupsionin nga drejtesia e re, sidomos nga Spak dhe Gjkko, aq me mire do jete per Ramen dhe per popullin.