Këtë të shtunë është zhvilluar ceremonia e prezantimit të Ministrit të ri të Mbrojtjes, Ermal Nufi. Pirro Vengu gjatë ceremonisë i ka kaluar stafetën e Mbrojtjes, ministrit të ri Nufi. Gjatë fjalës së tij Vengu u shpreh se puna në ministrinë e Mbrojtjes i mësoi se autoriteti nuk buron nga zëri i lartë, por nga përgjegjësia e heshtur.
“Ta dini se kalimi im me kohë të plotë si deputet i Vlorës, nuk e përjetoj si largim nga misioni i sigurisë kombëtare, përkundrazi, siguria mbrohet në tryeza të tjera. Në detyrën e re plot mirënjohje për mbështetjen nga kryeministri Rama, do ta mbaj gjithmonë me vete frymën e kësaj ministrie.
Puna me njerëzit me uniformë më ka mësuar përulësinë duke treguar se autoriteti nuk buron nga zëri i lartë, por nga përgjegjësia e heshtur. Më ka mësuar vetëpërmbajtjen në raport me bindjen e të vërtetave absolute. Lufta është gjithmonë tragjedi, por përgatitja është e domosdoshme sepse për të ndalur armët, duhen armë dhe këtu qëndron pesha”, tha ai.
Ndër të tjera, Vengu theksoi se stafetën po i kalon ministrit Nufi teksa shtoi se Shqipëria është në duar të sigurta dhe se misioni vazhdon.
“Kjo ministri e di shumë mirë çmimin e përgjegjësisë. Pas çdo uniforme ka një histori dhe pas çdo plage ka një qenie njerëzore që meriton të dëgjohet.
Kam fatin t’ia dorëzoj stafetën një miku dhe bashkatdhetari të mirë. Institucioni është i fortë, Shqipëria është në duar të sigurta dhe misioni vazhdon. Këtë ministri e lë me shumë respekt, misionin e vazhdoj me të njëjtin përkushtim” tha ndër të tjera Vengu.
Nga ana tjetër, ministri Nufi u shpreh se do të punoje ngushtë me të gjithë për të forcuar më tej kapacitetet e sigurisë së Shqipërisë.
“Çdo dorëzim detyre është të dimë që institucionet forcohen mbi vazhdimësinë dhe respektin e atyre që kanë shërbyer para nesh. Strategjia ndërtohet çdo ditë nga njerëzit që punojnë, burrat e gratë që veshin uniformën, komandatët që marrin vendime të vështira. Sot dua të shpreh respektin tim më të thellë për çdo pjesëtarë të Forcave të Armatosura”, tha ai.
“Në familjen time ka pasur burra e gra që kanë shërbyer në forcat e këtij vendi, që kanë sakrifikuar jetën e familjen. Shërbimi ndaj atdheut është detyrë që s’vjen pa sakrifica, është privilegj që të bën krenar gjithmonë. Nuk vij në ministri për të punuar vetëm. Do të punoj ngushtë me të gjithë për të forcuar më tej kapacitetet e sigurisë së këtij vendi”, shtoi Nufi.
Uauuuu shyqyr që e le në duar të sigurta. Bravo! Se mund ta lije edhe në bixhoz, mejhane, klub nate, apo kredi .
Me Nuf e Ajotallah siguro vatoni osht ne duart e sigurta.... gezuar ramazonin!
Ahahahahahahahaha...po jo more Z Nufi, mos fol si paraardhesit e tu.35 vjet thoni do forcojme kapacitetet e sigurise e te ushtrise e nuk kemi as ushtri e as llastiqe per tu mbrojtur.. Te forcosh kapacitetet duhet te kesh gjunje te forta e deshire e ambicie. Do te thote te riorganizosh forcat vullnetare, te kete vend per grumbullime ne rast moblizimi, te kete vendstrehime. Keto ishin por paraardhesit e tu qe nga 1990 i prishen se nuk na duheshin medemek. Udhezim i Natos medemek. Nato nuk di ku ka veten tani e vertet eshte fuqi ushtarake por nuk e tregon veten ne asnje cast. E pame dhe me Ukrainen dhe me mesazhet e vaketa e qesharake qe ben thirrje per dialog..bashke me lideret e Europes..ahahahahahahahha. Lidera ishin ata qe formuan Unionin e jo keta. Qe te jesh lider duhet te kesh pasion e dashuri po keta nje dore ne revani e nje ne bakllava..Prandaj fol ndonje gje tjeter. Mos na beni per te qeshur tani.
Cdo te thote mbiemri Nufi?
Uroj qe mos firmosesht cte te thote Kryeministri. Uroj te mbrosh pronat e ushtrise dhe te shtosh pajisjet e mbrojtjes.
Brravo Vengu, shko bej sherbimin ushtarak ne Greqi tani.