Përshkallëzimi në Lindjen e Mesme, ministri Hoxha mbledh shtabin e posaçëm: Siguria e shtetasve shqiptarë, përparësi absolute

6 Mars 2026, 21:45Politika TEMA

Përshkallëzimi në Lindjen e Mesme, ministri Hoxha mbledh shtabin

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha drejtoi ditën e sotme një takim të shtabit të posaçëm të ngritur në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, me ekipin drejtues dhe Ambasadorët e Shqipërisë në Lindjen e Mesme, të cilët po ndjekin në mënyrë të pandërprerë çdo zhvillim në rajon.

Hoxha theksoi se siguria dhe mirëqenia e shtetasve shqiptarë mbeten përparësi absolute.

Ndër të tjera, Hoxha theksoi se përfaqësitë tona diplomatike janë në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët shqiptarë dhe pranë kujtdo që ka nevojë për informacion, këshillim dhe asistencë.

“Në ditën e parë të punës, dosja e parë në tavolinën time: përditësimi me situatën e sigurisë në vendet e Lindjes së Mesme, si pasojë e përshkallëzimit ushtarak në rajon, dhe në veçanti, analizimi i detajuar i problematikave dhe nevojave të qytetarëve shqiptarë, rezidentë apo me qëndrim të përkohshëm në këto vende.

Shtabi i posaçëm i ngritur në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, si dhe ekipi drejtues i institucionit, në koordinim të ngushtë me përfaqësitë tona diplomatike në rajon, të cilat i falënderoj për angazhimin dhe përkushtimin profesional, po ndjek në mënyrë të pandërprerë dhe me vëmendje maksimale çdo zhvillim, duke qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët tanë dhe pranë kujtdo që ka nevojë për informacion, këshillim dhe asistencë. Strukturat e Shërbimit të Jashtëm, në bashkëpunim me institucionet e tjera, janë në gatishmëri të plotë për të marrë çdo masë të nevojshme në varësi të zhvillimeve në vendet e prekura dhe për t’iu përgjigjur përshtatshmërisht çdo situate. Siguria dhe mirëqenia e shtetasve tanë mbeten përparësi absolute”, shkruan Hoxha në X.

2 Komente

  1. A
    Albana

    Bobobo, mjafton te lexosh kete tekst dhe e kupton cfare ministri ka vene rama, xhiron bosh 4 paragrafe sikur ka peshtyre raportet e BE-se, dhe nuk thote asgje konkrete. Si do kthehen shiptaret nga lindja e mesme z. Minister i puneve te kota? Sa jane aktualisht atje? Sa keni kthyer deri tani? Mos na hap barkun duke bere postime parazitare per cdo mbledhje e telefonate pune qe ben se nuk i intereson kujt.

    Përgjigjjuni
    1. h
      hoxha

      o te qifsha ty megjithe dosjet e tua mbi tryeze!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje