Kryeministri Edi Rama pas inspektimit të aksit Librazhd-Prrenjas ka para banorëve të zonës lidhur me projektin e Korridorit VIII. Rama theksoi se projekti nuk u pranua fillimisht nga BE-ja si një korridor europian. Sipas tij refuzimi erdhi nga disa vende të BE-së.
“Korridori VIII ka qenë prej kohësh i kuptuar dhe i deklaruar strategjik por nuk ka qenë i pranuar nga BE si një korridor europian. Arsyeja ka qenë se jo të gjitha vendet e BE e dëshironin këtë korridor dhe ka pasur gjithmonë refuzim nga ana e BE për ta përfshirë në korridoret europiane sepse përfshirja i jep një korridori vlerën si një aset i BE.
Duke qenë aset i BE, bëhet i financueshëm nga fondet europiane ose që mund të merren nga organizatat financiare. Ka qenë puna, diplomacia jonë që në samitin e zhvilluar në Tiranë mes BE dhe Ballkanit Perëndimor ky korridor u fut në rrjetin europian. Natyrisht që duke u bërë kjo, jo vetëm u kuptua natyra strategjike e tij, por edhe rëndësia”, tha ai.
Rama më tej shtoi se ky projekt është shumë i madh për t’u zhytur në baltë.
“Korridori duhet të ndërtohet edhe në vendet që i kemi ngjitur apo më pas, në RMV e Bullgari. Përpjekja jonë për një krah ushtarak do ta bëjë edhe më të rëndësishëm dhe do të rrisë në mënyrë të jashtëzakonshme vlerën e tij, pronës dhe impaktin ekonomik e social. Është vepër shumë e madhe për t’u zhytur në baltën e makinerisë që veç e prodhon”, tha Rama.
Ne rregull shume i rendesishem eshte,po Rinas - Vlore do te ishte shume funksionale ,se aeroporti. Trenat ne gjithe boten zgjidhin pune.
Hekurudha Rinas-Vlore. Aeroporti s po merret vesh cdo behet
Po porti ku eshte Z.Rama? Ose me sakte a do kemi Port. Se te vjetrin e fale per pallate. Ka 6 vjet qe punon ai e 2 karabina beri. kush dove mbaje pergjegjesine?
Fiks si Korce Erseke o idioti i Lindes me kapele.
Nuk e di, pse nuk behesh kaq trim me fashnorin e gruas tënde, por merresh me gruan e Ramës. Ramën si kryeminister dhe politikan shaje sa te duash, sepse është e drejta jote, por me gruan e tij çfare te duhet, o njeri pervers. Por zaten, te gjithë ju komunistët e konvertuar si Saliu te gjithë perversë jeni. Qen bir qeni.