Sara Mila, deputete e Partisë Socialiste, e ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN, u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk është penduar aspak për Reformën në Drejtësi.
“10 vite nuk janë pak, por nuk janë as shumë për të maturuar një reformë e cila nisi si kusht themelor për anëtarësim në BE, por edhe si domosdoshmëri për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Por, ajo që ka ndodhur në këto vite, gjatë maturimit, sistemi i drejtësisë reflekton disa problematika mbi rolin e gjyqësorit, ekzekutivit dhe legjislativit. Kryeministri kërkon thjesht një qartësim. Gjyqësori nuk mund të bëjë politikë dhe të vendosë atë që ka në dorë ekzekutivi për ta bërë”, tha Mila.
Sipas saj, “kjo është betejë parimore, ku Gjyqësori nuk mund të pezullojë një ministër në detyrë pa pasur vendim të formës së prerë”.
Kur u pyet nëse ka ndryshuar qëndrimi i kryeminstrit Edi Rama, Mila theksoi se “në asnjë moment nuk është bërë pishman”.
“Nëse do të kthehej 10 vite pas, do të bënte ekzaktësisht të njëjtën gjë. Reforma në Drejtësi është gjëja më e mirë që i ka ndodhur Shqipërisë, sidomos kur të maturohet siç duhet. Nuk ka ndryshim diskursi, por vendosje pikash mbi i për momente shumë të rëndësishme të ndarjes institucionale”, theksoi Mila. (A2 Televizion)
( La mort de Quentin ) haaa ne Lyon ultrat e majte e kane rrahur nje extrême te djathte deri sa vdiqe ......catastrophe
Po pse nuk u shqetesua per ndarjen institucionale me pare, por me rastin Balluku. Apo ashtu eshte nje muhabet. I ka ngecur veza keq dhe fajin e kane ca prokuror e gjykates te Drejtesise se Re qe po i bien ne qafe qeverise. Po hajdutet e miliona taksa te qytetareve a kane faj? A duhet ti hapin rruge hetimit e gjykimit? Apo na qenkan race e perzgjedhur mbi ligjin. Ky soj parlamentaresh mendon si ti hedh hi ne sy popullit me marifete e llafe bla bla bla.... Pafytyresia pa kufi fare.
po nuk ishte prekur more zoteri, prokuroria kish shkuar ne kuvend, kerkuar heqje imuniteti ose, kur ishin thjesht ministra etj, kerkoi arrestim. Pezullimi nga ana tjeter solli cenimin e pavaresise dhe ndarjes institucionale. Edhe sot, edhe neser pasi te miratohen ndryshimet, SPAK i ka te gjitha hapsirat te kerkoje heqje imuniteti apo arrest, por jo pezullim, dmth, as te ashtu e as te leshon....
Po si e penduar moj. Po si ta ze goja ate fjale. Ajo duhet te ndihet e nderuar. Ndoc Rrokun kane bere Amerikanet
Me mire te flase vete Çela.