
Nga Raimonda Basha, Albanian Post
Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të depozitojë të hënën një nismë ligjore për të adresuar atë që e cilëson si “boshllëk” në legjislacion lidhur me kompetencat e gjyqësorit për pezullimin e funksionarëve të lartë ekzekutivë, pas vendimit për pezullimin e zv.kryeministres dhe ministres së
Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Këtë të diel, Rama u ndal te konkluzionet e mbledhjes së grupit parlamentar socialist, pas mosmarrjes së një vendimi nga Gjykata Kushtetuese lidhur me
çështjen e pezullimit të Ballukut.
Ai tha se debati nuk lidhet me personin, por me parimin e ndarjes së pushteteve. Kryeministri Edi Rama njoftoi se do të depozitojë një nismë ligjore për të adresuar boshllëkun në legjislacionin mbi pezullimin e funksionarëve të lartë ekzekutivë, pas pezullimit të zv.kryeministres Belinda Balluku. Rama theksoi se debati lidhet me parimin e ndarjes së pushteteve dhe se pezullimi i një ministri ka efekte të ngjashme me shkarkimin, duke cenuar kompetencat kushtetuese. Ai do të paraqesë draftin në grupin parlamentar socialist dhe më pas do të bëhet publik.
“Si zakonisht fillon e qarkullon një tymnajë interpretimesh nga më të ndryshmet. Nuk është çështja tek personi, por tek parimi dhe në këtë rast tek parimi i ndarjes së panegociueshme të pushteteve kushtetuese”, u
shpreh Rama.
Sipas tij, një vendim gjyqësor për pezullimin nga detyra të një ministri, në
kuadër të një mase sigurimi penal, ka nxjerrë në pah një boshllëk si në praktikë ashtu edhe në legjislacion. Rama argumentoi se në mungesë të një kulture të konsoliduar demokratike dhe me një drejtësi ende “në moshë shumë të mitur”, nuk mjafton fryma e Kushtetutës, por nevojitet qartësi e detajuar ligjore.
Kryeministri theksoi se gjykata ka të drejtë të vendosë masa sigurimi për çdo person nën hetim dhe se askush nuk është mbi ligjin. Megjithatë, ai shtoi se ka funksione të caktuara – si ai i ministrit – që paralizohen nëse personi pezullohet, pasi bëhet fjalë për funksione të padelegueshme.
Sipas tij, pezullimi i një ministri prodhon efekt të barabartë me shkarkimin, duke cenuar kompetencat kushtetuese të pushtetit ekzekutiv dhe atij legjislativ.
“Emërimi apo shkarkimi i ministrit nuk është kompetencë e një prokurori apo e një gjykatësi në një seancë paraprake. Pavarësia e pushtetit gjyqësor mbaron aty ku fillon pavarësia e dy pushteteve të tjera”, deklaroi Rama.
Ai bëri të ditur se të hënën, në cilësinë e deputetit, së bashku me kryetarin e grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, do të depozitojë nismën përkatëse. Drafti do t’i paraqitet fillimisht grupit parlamentar dhe më pas do të bëhet publik me
praninë e medias.
Ndërkohë, në kulmin e debatit institucional, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka deklaruar se mazhoranca synon të ndërhyjë në ligjet e Reformës në Drejtësi për të adresuar problematika që, sipas tij, po ndikojnë në funksionimin e sistemit dhe në të drejtat e qytetarëve.
Në një intervistë, Lamallari theksoi se vullneti i qeverisë për të garantuar më shumë drejtësi për qytetarët përfshin edhe përmirësimin e aspekteve që nuk kanë funksionuar siç duhet.
Ai përmendi si shqetësime kryesore zvarritjen e çështjeve gjyqësore, procedimet penale të tejzgjatura, mungesën e garancive efektive ligjore dhe mekanizmat disiplinorë për gjyqtarët e prokurorët që vonojnë publikimin e vendimeve.
Një tjetër problem, sipas tij, janë vakancat në sistem. Lamallari e lidhi nevojën për ndërhyrje ligjore edhe me procesin e integrimit evropian, duke theksuar se përmirësimi i reformës është i domosdoshëm për mbylljen me sukses të negociatave me Bashkimin Evropian.
I pyetur nëse ndryshimet do të prekin vetëm Kodin e Procedurës Penale apo edhe Kushtetutën, ai tha se kjo do të përcaktohet nga grupi parlamentar socialist, ndërsa Ministria e Drejtësisë do të ushtrojë rolin e saj kushtetues në hartimin e akteve.
Nisma e paralajmëruar nga Kryeministri pritet të hapë një debat të gjerë politik dhe juridik mbi kufijtë e ndërhyrjes së gjyqësorit në funksionet e pushtetit ekzekutiv dhe mbi balancën mes pavarësisë së institucioneve në kuadrin kushtetues të vendit.
Nje vendim i drejte por i vonuar. Po te ish bere me pperpara nuk do kishim gjitha keto telashe per mazhorancen. SPAK dhe drejtesia te shikoje punen e vet dhe jo te merret me qeverine. Qeveria del ne "gjyq" nje here ne 4 vjet dhe eshte populli qe me vote i fal gabimet si ky ozonjes se nderuar Balluku, apo i ndeshkon me vote dhe i nzjerr ne opozite. per qeverine vendos populli dhe jo drejtesia jo per 5o milion euro por edhe per 5 miliard euro po te ishin.
Kushtetuta nuk eshte tabu, sidomos ndryshimet symbyllura qe u bene nen diktatin e nedrkombetareve per krijimin e drejtesise se re qe rezultoi e llojit fashist, dhe nje cmenduri e vertete duke e vene Spak/Gjkko mbi cdo ligj te Republikes.
Pastaj ka nje rakordim SPAK dhe prokuroria speciale e Hages kundra kombit shqiptar ,udheheqesva te UCK dhe qeverise legitimate te shqiperise te kryesuar nga Edi Rama . Serbia po na mbyt dhe agjentet e tyre Jane Gita, Lul Basha,Sali Berisha , Mul Noka
sali berisha na shkateroi shqiperin. na dogji. na poqi. fabrika uzina kombinate nuk la gje pa ber krimineli. dhe nuk e ka mare. denimin. e. merituar. sali berisha. duhet varur ne mes te tiranes dhe ta terehqim zvare