SHBA, Balla merr “Çelësin e qytetit” në New Jersey

23 Tetor 2024, 12:07Politika TEMA
SHBA, Balla merr “Çelësin e qytetit” në New Jersey

Gjatë vizitës në SHBA ku po zhvillon takime me bashkëatdhetarë që jetojnë e punojnë në SHBA, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe Drejtues Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla është nderuar me çelesin e qytetit dhe certifikatën e mirënjohjes në New Jersey.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook ministri Balla thekson se është kënaqësi e veçantë të pritej nga Kryetari i Qarkut Bergen në New Jersey, ku jeton një komunitet i madh shqiptarësh nga të gjitha trojet, të cilët shkëlqejnë me aktivitetin e tyre në çdo fushë.

“Shumë i nderuar për Çelësin e Qytetit dhe Çertifikatën e Mirënjohjes nga Kryetari i Qarkut Bergen, ku jeton një komunitet i madh shqiptarësh nga të gjitha trojet, të cilët shkëlqejnë me aktivitetin e tyre në çdo fushë”, shkruan Balla.

Ministri Balla në New Jersey u prit në një takim edhe nga Kryetarja e Bashkisë së Fairview Violeta Berisha, e para grua shqiptare e zgjedhur në një detyrë publike kaq të rëndësishme në SHBA.

3 Komente

  1. u
    une

    Po vras mendjen sa para mund t'u kete kushtuar taksapaguesve shqiptar ky celes imagjinar.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Enio

      Po per ca??? Mos i shesin edhe ata keto celesat

      Përgjigjjuni
      1. M
        Makiaveli

        Cili ka qen kontributi i Ballës per Bergen New jersey?? Më duket i paskan dekoratat si Likja kur ishte president që u ja jepte dhe atyre që bëjnë qofte te rruga e Kavajës

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje