SHBA feston 246 vjetorin e Pavarësisë, Alibeaj: Orientimi ynë vijon të mbetet perëndimor e euroatlantik

4 Korrik 2022, 11:25Politika TEMA

SHBA feston 246 vjetorin e Pavarësisë, Alibeaj: Orientimi ynë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj uroi  Shtetet e Bashkuara në ditën e tyre të pavarësisë. Me anë të një postimi në Facebook, Alibeaj shkruan se falë SHBA-ve, vendet e Ballkanit jetojnë në liri. 

"4 korriku 1776 shënon ditën e pavarësisë së shtetit simbol të demokracisë dhe gurin e parë të themelit të lirisë botërore.
Kjo ditë e shënuar për Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dha jetë ëndrrës së amerikanëve për të ndërtuar një botë më të mirë, bazuar në virtytet më të mira njerëzore e politike duke e shndërruar këtë vend në ëndrrën e gjithë botës.


Falë SHBA, shqiptarët në Ballkan sot janë duke jetuar lirinë e mohuar ndër shekuj dhe ecin përkrah saj në NATO, aleancën më të fuqishme si një garanci për një të ardhme të sigurtë, të lirë e në demokraci.


I vetmi orientim yni vijon te mbetet ai perëndimor dhe euroatlantik, me busullën e qartë drejt perëndimit dhe SHBA.
Gëzuar festën e Pavarësisë. Zoti e bekoftë Amerikën që ka qëndruar e qëndron gjithmonë në krah të shqiptarëve!", shkruan Alibeaj në Facebook. 

1 Komente

  1. !
    !!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Ti sdi ku je vete mor i mjere ! !!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje