
Deputeti i PD, Agron Shehaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend është shprehur kritik ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama duke thënë se nuk po punojnë për shqiptarët, por për t’u pastruar. Shehaj theksoi se shteti është i kapur dhe ministrat pasurohen me lejen e kryeministrit.
"Unë ju thirra për interperlancë për çfarë ju takonte juve, për zvogëlimin e asaj pjese të vogël. Ju u vutë në shërbim për të pasuruar sekretarin e Përgjithshëm të PS. Tani më thuaj e keni propozuar apo jo ju zvogëlimin e Butrintit. Mos vini këtu duke na bërë moralin e duke thënë Mos i ngatërroni hajdutët me sipërmarrësit.
Mos na bëni moral tani mbi sipërmarrësit e ndershëm. Dilni ju garant për ‘Alb Starin’ apo për Gjiknurin. Çfarë prova do më shumë moj zonjë…Adresa e andi shpk., është shpallur investitor strategjik. Paratë që vidhni janë paratë e qytetarëve. Ky është thelbi. Çfarë dreqin do më shumë ti…E keni parë inceneratorin apo jo, po aty nuk po vidhen me qindra mijëra euro. Bëhuni seriozë”, tha ai.
Në replikën e tij, Gjiknuri i është përgjigjur deputetit Shehaj se çështjen do ta ndjekë në Gjykatë dhe për këtë duhet të përgjigjet në Gjykatë.
“Unë do ta quaja idiot i dobishëm. Thërret ministren për shpjegime. Ti zotëri për këto budallallëqe që ti thua që merresh me kushërinjt e mi. Ti je në Gjykatë të Tiranës për këtë çështje dhe ke marrë një njoftim se nuk ke paraqitur prova. E para ai nuk është djali i xhaxhait tim. Tani t’i para ke. Ty ta ngrenë topin dhe të marrin paratë. Atë punë ke ti…Për këtë çështje takohemi bashkë në Gjykatë. Të kanë gjetur me para dhe të përdorin”, tha Gjiknuri.
Kur ka edhe ky plehra pare ,qe duket 20 km larg si fshatar katundi hahahahaha edhe pjerdh nga goja si Majmuni Plak pale ! Ptuuuuuuuu fare e qelbet ,kush ju pranon juve ne Parlament