Shkarkimi i Veliajt, avokati: Standard i dyfishtë! Berisha nuk u paraqit në Kuvend për 6 muaj, por nuk iu hoq mandati

18 Shtator 2025, 08:11Politika TEMA
Shkarkimi i Veliajt, avokati: Standard i dyfishtë! Berisha nuk u paraqit

Avokati Romeo Kara komentoi për studion e ‘Ora e Fundit’ dosjen Veliaj dhe kërkesën e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e tij. Avokati tha se nëse çështja kalon në Gjykatë Kushtetuese, mund të pezullohet.

Në fokus ai solli ‘precedentin Berisha’ i cili gjatë arrestit të shtëpisë nuk u paraqit në Kuvend. Avokati tha se ky është një standart i dyfishtë sepse edhe pse Berisha nuk u paraqit për 6 muaj, mandati nuk iu hoq.

“Kemi një rast i cili duhet vlerësuar hap pas hapi, duhet të reagonte Këshilli Bashkiak për mungesën mbi 3 muaj. Duhet të mësojnë të jenë korrekt me ligjin, problemet partiake nuk mund të kapërcejnë ligjet. Nëse vendi ka ngelur bosh më shumë se 3 muaj duhet të ndërmerret iniciativa. Nëse goditet ky akt në Gjykatën Kushtetuese, atëherë pezullohet çdo gjë. Ligji njeh drejtimin me një nënkryetar që e delegon kryetari dhe kjo nuk ka ndodhur. Mendimi im personal, Veliaj duhet të jepte dorëheqjen, por nëse Gjykata Kushtetuese e merr në dorë mund të pezullohet vendimi.

Berishës nuk iu hoq mandati si deputet  kur nuk u paraqit për 6 muaj kur tha isha i detyruar sepse ndodhej në arrest shtëpie. Kjo mund të japi një indicie për vendimin pro Veliaj.

Në rastin e Veliaj do të konstatojnë që nuk është paraqitur në zyrë, nuk je paraqitur fizikisht për 3 muaj dhe ky është procedent në politikë. Është vakum ligjor dhe duhet të shihet e mira publike.”  

3 Komente

  1. A
    Arberori

    Nuk eshte njesoj Berisha me Veliajn. Berisha si opozite e mban Ramen ne pushtet dhe i heq ferrat qe i dalin Rames rruges si psh Meten. Rama e mban ne opozite duke mos ia penguar firmat fitimprurese, Berishes. Veliaj ishte pengese me protagonizmin e tij. Armiqte e perbashket, Meta Veliaj jane jashte skemes. Tani rradha e kujt do te jete, kjo do te duket.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kutuzovi

      Edi Rama,me vjen keq qe po e the.,po bene poshtersin e madhe qe shkarkon Erion Velin. Mungesa e Erionit ne detyre nuk duhet juztifikim per t'a shkarkuar. Edhe Sali Berisha mungoi por ama nuk ju hoq imuniteti. Erion Veliaj nuk duhet shkarkuar.

      Përgjigjjuni
      1. k
        kamarieri

        Prandaj Berisha e perdor pushtetin diabolik te Rames , sepse Rama nuk eshte burre qe ta rrase brenda kete ndyresire sepse do qe te mbaroje punet e tij duke u bere " i mire " me te gjithe ata qe i interesojne dhe behet i forte me ate fshatarin me xhepa bosh qe shet nje bidon qumesht apo tufe me majdanoz,.... te dy ja njeri mu.i dhe tjetri ka.a ........vecse Berisha kuterbon keq dhe eshte pa trurin e vogel....

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje