“Shqipëria drejt BE, nuk ka plan B”/ Rama: Numri i turistëve në rritje, shpresoj të kemi më shumë kompani spanjolle (VIDEO)

8 Shkurt 2025, 12:40Politika TEMA

“Shqipëria drejt BE, nuk ka plan B”/ Rama: Numri i

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Madrid, ku edhe ka nënshkruar marrëveshjen për organizimin e Kongresit Ndërkombëtar të Ligjit në Shqipëri në vitin 2027.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se Shqipëria sot nuk mund të krahasohet me atë të viteve më parë.  Kryeministri nënvizoi se është punuar për një shtet të së drejtës dhe se gjithashtu reforma në drejtësisë ka dhënë rezultatet e saj duke mos kursyer të korruptuarit.

“Dua të them që kemi kaluar në një reformë të jashtëzakonshme drejtësie. Reforma largoi prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar. Tashmë gjyqësori nuk është më në duart e politikës. Çfarë plani B ka Shqipëria? Unë përgjigjem bindshëm se nuk ka plan B për ne. Të kemi një plan B kundrejt BE-së është të kemi plan B përkundrejt lirisë, shtetit të së drejtës. Ju keni më shumë se mjaftueshëm që keni Spanjën. Ne duam gjithmonë e më tepër si ju dhe me ju”, tha ai.

Gjithashtu Rama u ndal edhe tek turizmi duke shtuar se Shqipëria po i afrohet Champions League sa i takon turizmit.

Kreu i qeverisë u shpreh se “jo në nivelin e Real Madrid siç është Spanja, por jemi Girona e re e Evropës”. Ndërsa theksoi se “ma ha mendja se nuk është keq”.

“Po i afrohemi Champions League të turizmit, jo në nivelin e Real Madrid siç është Spanja, por jemi Girona e re e Evropës kur vjen fjala për turizmit dhe ma ha mendja se nuk është keq”, tha Rama, duke shtuar: “Shpresoj që të kemi më shumë marka spanjolle dhe kompani spanjolle që të vijnë tek ne edhe pse kemi shumë turistë spanjollë”

3 Komente

  1. Y
    Yes man

    Ke frrëngjitë e skllavit në sy dhe je dehur nga avujt e prostitutës që lëvdojnë të gjithë për mënyrën si ju bën qejfin, por ju duhet vetëm për të shtrydhur bolet dhe për të mbajtur të shëndetshme familjet e tyre. Por për Shqipërinë ka plan B. Ka dhe plan C. Enver Hoxha nuk e la këtë botë pa ju lënë një leksion kombit shqiptar: " Mendoni me kokën tuaj! Merrni iniciativën! Organizohuni! Thyeni kocka brenda! Bashkohuni! Thyeni kocka jashtë! Kosova sot është e pavarur vetëm falë Enver Hoxhës.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Rama mire ben qe ben vizita te shpeshta ne Evrope, e sata here ne Spanje tani, sikur ti kete zene skleroza Evropianet.LOL Mban rekord me vizita ne Evrope, jo aq shume ne Turqi e Serbi se sa ne vende akoma , ose shume me larg, dhe sikur te mblidhje te gjitha vizitat e Kryeministrave e Presidenteve Evropiane per nje vit, Rama ja tejkalon si ato planet e Enverit...LOL.....kaq shume e urren bunkerin e Surrelit sa nuk e ze nje fund jave ne Shqiperi......

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tirana

        Nese Shqiperiabehet kosh emigrantesh nuk ka shans te hyje ne BE. Nese Shqiperia mban kampet e Melonit nuk ka shanse te hyje ne BE. Nese Shqiperia ja jep resurset Kushnerit e Arabeve pa gare, nuk ka shans te hyje ne BE. Rama nuk ka asnje interes te hyje ne Europe.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje