“Shqipëria nuk ndalet në rrugën drejt BE”, Rama: Hapet rruga për grupkapitujt 5

23 Korrik 2025, 15:11Politika TEMA
“Shqipëria nuk ndalet në rrugën drejt BE”, Rama:

Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian i kanë dhënë dritën jeshile vijimit të negociatave me vendin tonë për grupkapitullin e pesë që përfshin Bujqësinë dhe Kohezionin. Ky është edhe grupkapitulli i fundit i negociatave të anëtarësimit për vendit tonë. Një reagim lidhur me këtë çështje është bërë edhe nga kryeministri Edi Rama i cili nënvizon se “Shqipëria nuk ndalet” sa i përket progresit të vazhdueshëm dinamik në rrugën e negociatave të anëtarësimit.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama

SHQIPËRIA NUK NDALET – Sot, më 23 korrik 2025, në vijim të progresit të vazhdueshëm e dinamik të Shqipërisë në rrugën e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian autorizoi Presidencën Daneze të ftojë Shqipërinë për të paraqitur Pozicionin e saj Negociues për negociatat lidhur me kapitujt që përbëjnë Grupkapitullin 5 “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”

2 Komente

  1. V
    Vicidoli

    Ca bohet keshtu mer jahu,muaren avdes te Sali haleja keta apo jo?! Po sikur Sali Qenefi te terbohet a mund te anullohen?

    Përgjigjjuni
    1. A
      A

      I kam ba rezolute PPE, per me I fshi bythen Edi Rames, I cili e ka mashtruar per gjendjen e narko shtetit. A na ngrenc mune o Sali kerma. Perpara Rama per Shqiperine ne BE!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje