
Partia Demokratike do të vijojë të mbetet dyerve të gjykatave. Këtë të enjte, Gjykata e Apelit Tiranë e shtyu vendimmarrjen për ankimin e Enkelejd Alibeajt, i cili ka kërkuar që vendimet e kuvendeve të 17 korrikut dhe 18 dhjetorit të regjistrohen bashkë.
Megjthëse seanca nisi në orën 09:00, u vendos që vendimarrja të shtyhet për në 17 janar të vitit 2023.
Sekretari i Përgjithshëm i PD ka depozituar kërkesë për përjashtim të gjyqtares Irida Kacerja. Sipas avokatit Rezart Kthupi, nga ana e kërkuesve është vlerësuar si paragjykim fakti që seancën e kaluar gjykata kërkoi saktësim të aktit të përfaqësimit.
Shqyrtimi i kësaj çështje në Gjykatën e Apelit edhe në rast vendimmarrje nuk do të zgjidhte asgjë sa i takon statutit të Partisë Demokratike që njihet ligjërisht.
Në rastin më të mirë për palën e Enkelejd Alibeajt, nëse gjykata do e pranoj kërkesën, atëherë çështja do të rikthehej në shkallën e parë të gjyqësorit.
Në këtë shkallë ka edhe një vendim dhënë nga gjyqtari, Agron Zhukri që ka njohur vendimet e dala nga Kuvendi që thirri Sali Berisha më 11 dhjetor 2021.
Ky eshte qellimi te vonohen per zgjedhje.....
MEDIA PLEHER!!!PSE NUK E NXJERR KRYELAUM? Tall trapin JUGU ME PD E VERIUN!!!! Kapur pas boleve te sulltanit,Titos,Stalinit,Mao ce dunit,Soros dhe fshini bythen me Veriun dhe Veriu ha mut se beson jugoret si veten!!! Zoti vrafte kedo e kurdo qe luan me te varfrin, te dobetin,te drejtin!!!!!????
"Politika art i të mundshmes!"- Bismark. Referuar kësaj thënie mund të abstragojmë duke thënë se midis saj dhe gjyqësorit, jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botën demokratike nuk ka në mes Everestin, edhe pse sot dhe kjo është arritur, por as ndarja midis tyre nuk është kurrë si e ndarë me thikë. Opinioni i gjerë publik, brenda vendit, por sidomos ai ndërkombërar, nuk e duan Berishën më në politikë: Si minues i demokracisë, intimidues i drejtësisë dhe kryesorja si i përfshirë, së bashku me familjen, në korrupsion madhor. Tashmë këto dihen, sidomos pas shpalljes së tij 'non grata' nga SHBA dhe Britania e Madhe, mbështetur (hëpërhë heshturazi) dhe nga BE. Por politika, dhe si 'art i të mundshmes', i ka të gjitha artifiset, për të vepruar. Berisha për të shpëtuar, përkundër atyre më sipër, si mjeshtër i manipulimit të turmave, në rastin konkret të milirantëve të tij dhe të 'verbërve' rrotull tij, duke shkelur Statutin e PD, edhe pse i dorëhequr, u rikthye në krye të një pjese të saj, konkretisht të asaj që quhet "Rithemelim" apo "Foltore". Çështja e dy grupimeve brenda saj, e paprecedentë në historinë e partive kudo në botë, është sot në gjyq. Me që problemi është shumë sensitiv, sidomos brenda vetë asaj partie, por që sot përfaqëson dhe opozitën, e që me Berishën nuk mund dhe nuk duhet të jetë alternativë qeverisëse, (në pushtet, qoftë dhe si pakicë në parlament), tashmë kjo e kërkuar nga shumica e shqiptarëve, por për realitetin shqiptar dhe më gjerë në rajon e kërkuar kjo, siç e përmendëm, dhe nga ndërkombëtarët, posaçërisht anglo-amerikanët, sigurisht që edhe drejtësia, duke kuptuar mirë rolin e saj në shërbim të vendit dhe të popullit, bën dhe ajo 'politikë', brenda hapësirave proceduriale, sigurisht dhe ato të mbështetura në ligj. Dikur një mësues imi, kur debatohej për ligjin si term, na thoshte: "djema ligji nuk është 'tullë'!", duke nënkuptuar me këtë që vartësisht rrethanave, ai mund të jetë dge cazë 'elastik'. Bile, në të drejtën romake thuhej se gjykatësi përpos ligjit vepron edhe sipas thirrjes së tij të brendshme. Mendoj se në këtë situatë jemi, paçka se folkloristët, më falni 'foltoristët', nuk duan ta pranojnë, edhe pse thellë-thellë e parandjejnë rrezikun.