Detaje të reja janë zbardhur sa i takon dosjes së njohur tashmë për çështjen e ish-kompleksit “Partizani”, mbi të cilën është arrestuar Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit të vendit, Sali Berisha, teksa ky i fundit ka mbetur në masën detyrim paraqitje.
Në bazë të dëshmive të zbardhura në dosje, një figurë kyçe e procesit ka qenë gjenerali Vladimir Qirjazi, i cili asokohe ka kundërshtuar vendimin për ta privatizuar pronën.
Mirëpo, menjëherë sapo kjo ndodhi, gjenerali është shkarkuar nga detyra.
Në dëshminë e dhënë përballë prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme SPAK, Qirjazi tregon se ka pasur një takim për këtë çështje me ministrin e Mbrojtjes së asaj kohe, Gazmend Oketa, ku edhe i është kërkuar që të bëhej privatizimi.
Në bazë të fjalëve të Qirjazi, kjo gjë po kërkohej “nga lart” (duke nënkuptuar Berishën).
Në dosje sqarohet po ashtu se asokohe Qirjazi vuri në dijeni presidentin Bamir Topi për problematikat, por shkresa e tij drejtuar kreut të shtetit nuk gjendet në Presidencë.
Teksa, në dokumentet e procesuara nga SPAK, thuhet se me urdhër të Berishës, departamenti Antikorrupsion ushtroi edhe një kontroll në Komandën Mbështetëse.
Pas largimit të Qirjazit nga detyra, u emërua në vend të tij Xhemal Gjunkshi, i cili e përfundoi më tej procedurën e privatizimit.
Xh . Gjunkshi , nje pis pisi , qe e shiti bythen dhe bace Saliu e futi nen sqetull dhe kete hale e njeri pa karakter e beri dhe deputet . Deputet kjo qelbesire , dmth te perfaqesoj popullin ne ate Kuvend , mjere ky popull nga kush perfaqesohet .
Nga 3 milione leke u merrte cunave qe tu fuste emrin ne kontigjent te misioneve paqeruajtese. Nje tjeter kokepaçe tip- Fahri Balliu “ushtarak” qe eshte katapultuar pa piken e merites po ne baze te makuterise dhe sot merr vendime per mireqenien e popullit Shqiptar! Çohu Enver!
Gjunkshi nje zvarranik qe te peshtiroset. Pale merrej dhe me matrapazlleqe. Vendin e ka me te shumtit tek burgu i sigurise se larte!