Nga Ylli Pata
Vendimi ad-hoc i Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar vendimin e Gjykatës të Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit nuk është një dispozitiv shterues. Është një vendim drastik që jep kohë për një shqyrtim më të qetë dhe pa trauma institucionale.
Në thelb vendimi i pezullimit të vendimit për të pezulluar Belinda Ballukun nga posti i zv.kryeministrit nuk është ndonjë gjë e re, pasi shkon në një linjë me vendimin parardhës ku pezulloi vendimin e qeverisë për të shkarkuar kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Kushtetuesja në këto dy vendime, edhe pse nga përbërja e re duket se ka sjellë një “revolucion” në atmosferën “revolucionale” të institucioneve të reja të drejtësisë, është në ashtin e traditës së institucionit që intepreton ligjin themeltar të Republikës.
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka precedent të fortë që ka hedhur në erë vendimet e pushteteve të tjera si Qeveria apo Parlamenti për ndërhyrje në pushtete apo kompetenca kushtetuese të tjera.
Sa për kujtesë, Parlamenti shqiptar në dy periudha të ndryshme ka miratuar në atmosferë, konteksti dhe procedura të kontestueshme shkarkimin e dy Prokurorëve të Përgjithshëm. Arben Rakipit dhe Theodhori Sollakut. i ari në 2002 e tjetri në 2006. Gjykata Kushtetuese i ka konsideruar këto vendime si antikushtetuese dhe ka hartuar një dispozitiv legjislacional shterues për këto çështje.
Gjithashtu, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka rrëzuar vendimin e qeverisë së drejtuar nga Sali Berisha për të prishur një vepër publike të ndërmarrë nga bashkia e Tianës, i njohur si mbikalimi i “Zogut të Zi’.
Por ka Në z edhe më, Kushtetuesja rrëzoi një marrëveshje të qeverisë dhe Parlamentit me qeverinë e Greqisë për delimitimin e kufirit detar.
Përkatësisht ne e kemi një traditë të shkruar kur Kushtetuesja nuk ka lejuar pushtet e tjera të zgjasin këmbët përtej jorganit kushtuetues.
Vendimi për ballukun, sado të diskutohet me zell e me subjektivizëm është zgjatje e këmbëve jashtë jorganit.
Organi i ndjekjes penale ka shtratin e saj të veprimit të sjelljes me personin nën hetim, e në rastin e deputetëve, ka mundësinë e artë që të shkojë në Kuvend për të paraqitur arsyet dhe provat.
Përkatësisht përballjen me Komisionin e Mandateve dhe Deputeteve të Kuvendit. i cili është një mundësi edhe më e mirë se një gjykatë me tre anëtarë, të cilët nuk e kanë motivimin për ta shqyrtuar kërkesën, por për ta mbaruar.
Pasi në njërën anë kemi një trupë të bindur për nisjen e akuzës dhe një tjetër që nuk është e bindur. Në këtë rast përballen provat dhe argumentet. Nëse pala e parlamentit që e ka mundësinë ta pengojë, mund të veprojë pa argumente bën autogol. Ka ndodhur në të kaluarën kur kemi pasur sjellje jo normale të Parlamentit kundër prokurorisë sin ë rastin e Durrës-Kukës apo Gërdecit e publiku e ka kuptur se ku fle lepuri.
Kemi parë rastin Tahiri, ku me një furi politike prokuroria e Llallës shkoi kundër Saimir Tahirit me një akuzë të frikshme: marrje pjesë në grup të strukturuar kriminal. Një akuzë që bëhet vetëm ndaj mafiozëve që kanë vrarë, komplotuar për trafiqe të paligjshme. Siç rrodhën ngjarjet ajo akuzë jo vetëm nuk qëndronte, por u pa se ishte politikisht e strukturuar.
Vendimi i plotë i Kushtetueses për rastin Balluku, ka për të qenë më shtrerues, e gjasat janë që do të shikohet argumentimi, i cili do të furnizojë edhe gjykatat me një legjislacion shtesë se si të sillen në raste ekstreme.
Megjithatë pezullimi i vendimit të GJKKO nuk është pak, përkundrazi është shumë, ngaqë rikthen lojën juridike tek faktet e jo tek linçimi i të pandheurve. Të cilët në rastin aktual janë realisht njerëz me pushtet, por janë edhe njerëz që zgjidhen nga populli. Në këtë rast gjykata Kushtetuese, meqë ka mundësinë, do të ishte mirë të adresonte edhe standardet sesi duhet të veprohet për masat e sigurisë, në mënyrë që të mos kemi këtë polarizim të panevojshëm dhe linçcim antidemokratik.
Megjithatë, debatet do të vijojnë në Shqipëri, pasi SPAK është më shumë se një pushtet në vend. Është pushteti më i fortë, pasi ka mundësinë të godasë të fuqishmit. Në eksperiencën botërore, këto pushtete anë krijuar edhe një frymë politike dhe publike.
Në Itali, prokurorët e mëdhenj antimafie krijuan atë që u quajt “Partia antimafia”. Të cilën e kritikoi publikisht edhe një intelektual klasi dhe i angazhuar si Leonardo Sciascia. Shkrimi i të cilit mbetet aktual edhe sot kur theksonte se “atimafia si frymë shpesh shkon në një linjë me mafia-n”. Të njëjtën frymë krijuan edhe prokurorët e Mani Pulite.
Duke qenë në pushtet si strukturë, prokuroritë e tilla krijojnë jo vetëm frymë, por edhe lobe politike, mediatike e shtetërore që ndërhyjnë e agresojnë atë që quhet pushtet i zgjedhur, për të cilët votojnë njerëzit. Kështu ndodhi edhe në Rumani me Laura Corvesin, ku u bë nami, madje edhe në Bullgari, ku si pasojë shpërthyen parti të reja nga qendra jo të kontrolluara pushteti, duke e futur vendin edhe sot në paqeverisshmëri.
“Partia e SPAK” është e pashmangshme dhe në Shqipëri, ku sot e kësaj dite është e ara në preferencën publike, e nga këtu nis gjithçka tek influence e saj në shoqëri. Por në fund, nuk zgjidhet, e këtu qëndron ajo thembër e Akilit që shkakton përplasjen jo të panjohur në shoqëritë demokratike. Por janë institucionet balancuese që pa problem jo vetëm zgjidhim por dhe njerrin rrugë të reja adresimi të këtyre pushteteve. Të cilat po dalin që i kanë dhënë vendin një dinamizëm të fuqishëm dhe thuajse njëjtë me Europën. Ku në Ballkanin Perëndimor deri tani askush nuk guxon ta bëjë.
Një ditë më parë në Shkup, kryeministri Mickovski shkarkoi kryeprokurorin e vendin, vetëm me motivin se ka shkelur sekretin hetimor. Vetëm në këtë rast, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, janë dy botë të ndryshme. Mendo dy vite më parë Shkupi ishte edhe më përpara…
Jo. sinjali është që Bela e Met Hasës do japë dorëheqje përpara 22 Janarit. Kjo kohë deri atëhere duhet për të rregulluar ca letra në ministri. Nëse nuk e jep deri atëhere dorëheqjen atvhere SPAK do kërkojë arrestin me burg.
Gjykata kushtetuese ka ndalu një preçedent të rrezikshëm. Ulli nëpërmjet teje këtu në këtë artikull i them Lalës që ta ketë të qartë Lala dhe lalat tjera që , kuadrin e pezullon, e heq pra e shkarkon ai që e emron pra eprori që e emëron ai eprori e shkarkon .
Ore mos ia fut kot. Gj.Kushtetuese është e kapur. Edhe fakti që kanë votuar 5-3 pro pezullimit të pezullimit të Ballukut, tregon që 3 anëtar të gjykatës kanë qënë pro vendimit të Spakut, pra është thjesht çështje shumice votash, që Rama sigurisht e ka në GJ.K. KAQ. Rama e di shumë mirë që me hir a me pahir Balluku do iki, se përndryshe flliqet para popullit hashiqare dhe del bashkëpuntor në korrupsionin e Ballukut. Kështë që , e vetmja gjë që ngelet më pas për të bërë janë protestat . S'ka opozitë që ti bëjë? Punë e madhe! Do ngrihet populli si në rastin e armëve kimike. SHBA e konsiderojnë korrupsionin si rrezik të sigurisë kombëtare. Kështu, lënia në detyrë e Ballukut provon korrupsionin qeveritar, praktikisht grusht shteti.
Lëreni hajduten të vjedhë akoma. Turp
Po mire, ne te gjithe kemi thene qe kur flet drejtesia, ne duhet te heshtim ! Ju pse nuk heshtni apo nuk duroni dot. Do e leme drejtesine te beje punen e saj apo do bejme vetegjyqesi? Po te jete per vetegjyqesi, Sali Berisha duhej pushkatuar nja njezete here dhe sot nuk do ta kishim aty por ne varret e kuajve. Prandaj mos fusni hundet atje ku nuk u takon !
te qr u kthye kjo trasgjnorja e karit
Populli shqiptar ka një shprehje " pordhë me rigon"! Në fakt ky shkrim bën ca arsyetime pordhë me "xenxero"... Ky vendim ishte i pritshëm,pasoja e tij jo. Tani SPAK do t'i kërkojë parlamentit heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Peshku,dhe topi mbetet në fushën e Ramës Të mos e miratojë merr fund fasada e Ramës si europianist që lufton korrupsionin dhe përkrah pavarësinë e Drejtësisë,dhe mos harrojmë se vetëm te kjo pikë mbahet Rama.Të gjithë në Europë e dinë se shteti i Ramës pastron para droge dhe korrupton zyrtarë ndërkombëtarë duke nisur nga zarfet me dollarë dhe dukë përfunduar me thurim pronash( këto të fundit kur Rama nuk do jetë më kryeministër disa shqiptarë do t'ja nxjerrin nga bytha),se është autokrat që manipulon zgjedhjet në vend etj. Por thonë se është konsekuent në zbatim të pavarësisë të Gjyqësorit. Prandaj ai është i detyruar të miratojë në atë kazermën e Vaqarrit që ai quan parlament heqjen e imunitetit të Bela Peshkut Pastaj drejtësia do t'a" shkërdhejë" Belën. Më keq se Meta edhe më keq se Veliaj. Vetëm fitoi ca kohë Rama po harron se humbi ai vetë
Zoti Pata, shkrimet i bën shumë të gjata. Nuk besoj se ka njeri që ka durim të të lexoi deri në fund. Bëhu më konçiz please. Jo për mua, por për veten tënde....
Kete thote dhe artikullshkruesi. NE Baze te fakteve, ASPAK mund te kerkoje edhe arrest me burg, por ne rruge ligjore dhe kushtetuese, jo me pordhe Olsi Dado e Dumdumani,, qe e konsiideroj e vehten pushtet mbi pushtet et, OSE parti mbi pushtet et.
Jo vetem qe duhet anauluar ai vendim i KOMBSHEM Per Pushtetin, por si gjyqtari dhe Prokurori duhet te pergjigjen ,se cili ishte qellimi qe moren ate mase, duke ditur hapur se kishin shkelur rregulloren dhe parimin e pushteteve te n dara. Po .E thote mire Ylli Manjani dhe bravo i qofte se kjo ishte nje gurusht shteti ,por kete radhe nga drejtesia , pse jo e perkedhelur ....
Pata i ben tavat me peshk, jo me zogj. Po cthua o Pata, cthua! Tipes, i kane hequr vizen Amerikanet, si nje e korruptuar ordinere, me lidhje me krimin! Dhe kjo pune, mesa duket nuk zgjidhet me Kushtetuese. Do metoden Amerikane - tredhi maskarenjte hajdute dhe futi prangat, para se te tentoje te presionoje apo fshije gjera! Prenci duhet te reagoje se ka mbeshtetjen e te gjithe shqiptareve. Qeveri hajdutesh dhe dallkaukesh! Jepi SPAK! Rrofte SHBA!
Po mire more hallexhi, po ti perse nuk heshte kur drejtesia e denoi ?
Vendimi që mori GJK është një shpresë për të rritur besimin se ka një pikë fundore që e kontrollon e gjykon dhe e vë në shinat e drejtësisë çdo organ si ekzekutiv dhe të gjitha hallkat e gjyqësorit . Kjo pra është GJK që megjithëse jo me unanimitet bën detyrën si organ suprem i kualifikuar dhe që mbron kushtetushmërimë e çdo vendimi gjxqësor apo ekzekutiv Nuk e vë dorën në zjarr për Ballukun kjo i takon specialistëve juristëve Ajo letë shkojë në hale të sëmës po ka fituar me ndërhyrjet e saj në tendera Por , por more të nderuarurur komentues mos u nxitoni prisni fundin e këtij gjykimi .Kur kemi 34 vjet që presim që të jap llogari për krimet Salii Berisha dhe si ka hyrë gjëmb në këmbë atëhere le të durojmë edhe pak kohë që të kopësiten mirë dosjet e Ballues Po ka ngrënë le ta hajë masën juridikisht . Ama popullit duhet ti thuhet qartazi ja krimi ,ja faktet ,ja autori ,ja dhe tutori ,ja dhe gjykimi objektiv dhe në fund njihuni me masën e dënimit .Në tym me pasion me anëshmëri politike me ndjenjë e urrejtjes patologjike me hamendësime nuk duhet të meren në qafë njërëz të thjeshtë apo zyrtarët e lartë Nuk jam jurist por sepse po më rezonon mendimi im me vendimin e ndërmjetëm të GJK për faktin se në fund të fundit i thuhet gjyqësorit poshtë saj dhe gjithë strukturave të tjera prokurorive etj që kujdes se keni përpara një murë të lartë që mos mendoni se do e kaloni lehtë apo se kjo gjykatë kushtetuese do të mbyllë sytë Jo jo shpresa dhe pritëshmëritë e popullit dhe strukturat shtetërore tek GJK është e madhe prandaj dhe i drejtohen asaj pavarësisht se do të marin vendimin e dëshiruar apo jo .Në qoftë se gjykimi në janar në mënyrë të plot për vendimin e GJKKO do të lërë në fuqi këtë vendim atëhere organi i ekzekutivit pra Rama të ulet me perulësi para GHK dhe të bëjë atë që ka vendosur gjykata për pezullimin e Ballukut . Hidhet në koshin e plehrave pretendimi i Kshillit të Ministrave dhe drejtësia të bëjë punën e vetë Dhe nga ana tjetër në se e çfuqizon vendimin e GJKKO kjo duhet të jetë mësim për të gjitha hallkat përfshijë edhe Prokuroritë e gjykatat që të mos mendojnë se janë të pa gabueshëm dhe të pa kundërshtueshëm por dhe që diku duhet të japi llogari për vendimet e pa argumentuara dhe aq më keq të ndikuara nga politika ,krimi dhe paraja . Durim e besim për më të mirën e mundëshme.