Spahiu: Shqipëria e Enver Hoxhës nuk u përmbyt kurrë, sepse kishte 700 hidrovore dhe sisteme bonifikimi

8 Janar 2026, 22:16Politika TEMA
Spahiu: Shqipëria e Enver Hoxhës nuk u përmbyt kurrë, sepse

Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar situatën e përmbytjeve nga reshjet e shiut në vend. Në një lidhje skype për emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, ai tha se problemi kryesor është mungesa e planeve të zhvillimit dhe parandalimit.

‘Ne jemi një shoqëri e pandërgjegjshme për këto situata. Ne kur na bije fatkeqësia ne kujtohemi që të bëjmë analizë. Unë nuk kam dëgjuar ndonjë deputetë në Kuvend që të thotë t’i pastrojmë lumenjtë se do të bjerë shi në dimër. Ky debati që ndodh sot të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, unë them se do e shpalli edhe do t’i dëmshpërblejë dhe do të jepen para zgjedhjeve, pra pas 3 viteve. Do të ngrihet një komitet shpëtimi dhe fondesh si u ngrit ai për tërmetin dhe do të duhen 3 vite që t’i shpërndajnë dhe menaxhojnë. Unë them se kjo do të ndodh. Por ne kemi një shtet që nuk funksionon me plane zhvillimi. Shqipëria Enver Hoxhës nuk u përmbyt kurrë sepse kishte 700 hidrovore dhe sisteme bonifikimi’, tha ai.

Kreshnik Spahiu theksoi nevojën urgjente që Shqipëria të ketë një sistem parandalues për përballimin e fatkeqësive natyrore.

‘Mua sot më kanë ardhur 3 mesazhe alarmi dhe njoftojnë me orar që do të bjerë kaq borë, do ketë stuhi. Në fushatë vijnë mesazhe votoni këtë numër, çfarë i kushton këtij shteti që në bashkëpunim në institutin meteorologjik ti çojë mesazh shqiptarëve. Ne duhet që të kemi një sistem që ti paraprijë këtyre situatave, sepse ngrohja globale po çon drejt një klime ekstreme dhe Shqipëria si një vend mesdhetar mund të jetë e prekur’, tha ai.

15 Komente

  1. i
    inxhinjeri

    Kur argjinaturat e hidrovoreve shkaterrohen dhe ne vend te tyre ndertohen banesa pa kriter sigurisht qe do kemi permbytje. Ne kohen e xhaxhit keto gjera as qe mundet te mendoheshin se te bente synet me thua ai miku. Erdhi Salihu dhe o burra te bejme cfare te duam se jemi ne demokraci ku sipas kafsheve tjetersimi i pronave sipas parimit "toke e zanun" u be baza e shkaterrimit sistematik te vendit. Vazhdoni ti shkoni nga mbrapa Salih Berishes se mbase ju shpeton nga permbytjet...

    Përgjigjjuni
    1. t
      toni mavrija

      Ne kohen e diktatures zoti e donte SHQIPERINE se ajo vepronte simbas udhezimeve te tij, qe synonin te miren e perbashket te tere popullit dhe jo te ca hajdutve te cileve kishte urdheruar diktaturen tiu gjente vendin.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Burrat e tredhur te Leas

        Ska gje per sa te kemi filozofen planetare Lea Xh Ypi qe na kenaq me fantazine e saj, te permbytur rrijme por pa Lean JO!!!

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bake

          Po ishte burre Shteti Xhaxhi more ti Zotni dhe jo hajdut....... Po i vjen dita ta kujtoni........

          Përgjigjjuni
          1. .
            ...........

            Ne vitin 1994 me ra rasti te punoja me nje inxhinier zviceran per nje projekt te Bankes Boterore. Ai kishte punuar ne shume vende ne bote dhe i beri pershtypje sistemi bonifikimit ne Shqiperi. Me tha eshte nje nga me te miret qe kam pare.

            Përgjigjjuni
            1. i
              inxhinjeri

              Sigurisht se kishim inxhinjere e teknike te pregatitur ne Universitetin dhe shkollat tona profesionale ne ate kohe qe nxirrte kuadro te cilesise se larte jo si sot qe kalon klasen ai qe paguan profesoret qe edhe ata i kane marre diplomat dhe vendet e punes duke paguar.

              Përgjigjjuni
            2. C
              Ccc

              Mos e përmend Enver Hoxhën Ishte diktator por disa gjëra i bëri mirë

              Përgjigjjuni
              1. t
                tirana e vjeter

                E ke gabim Kreshnik, per ate qe deklaron, se "...Shqiperia e Enver Hoxhes nuk u permbyt kurre!" E para, ne lajmet e asaj kohe nuk jepeshin kurre detaje per permbytjet. E dyta. ktheu ne periudhen tetor- nentor 1981, kur rane mbi 300 mm shi ne me pak se 24 ore. U permbyten qytetet Lushnjes, te Fierit si edhe e gjithe fusha rreth e qark tyre. Demet ishin te jashtezakoneshme, duke futur ketu edhe prodhimet bujqesore qe ishin ende ne fushe. Hidrovori kryesor i asaj zone nuk funksionoi per shume ore. Terheqja e ujit vazhdoi per me shume se nje jave, megjithese hidrovoret kishin filluar te punonin me kapacitet te plote. U thane shume gjera lidhur me mos funksionimin e tij, por te verteten e dinin vetem shoket e udheheqjes. Nuk e di se ku i ke gjetur ti keto shifra (700 hidrovore), porse ne ato kohe nuk kishte hidrovore ne asnje nga rrethet e zonave malore.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Labi

                  Po komenton para gjithe njerezve, ndoshta ka dhe shume qe e kane jetuar ate kohe,thua rane 300 mm pr 24 ore,eshte normale do kete permbytje si ne gjithe ballkanin,Kreshniku flet per tjeter gje,aq sa rane ne Durres prsh mjnd te evitohej lehte nese do jshte aji kohe.

                  Përgjigjjuni
                2. T
                  Trapajan hesapi

                  Eh, mor Spahiu, sa ishte Shqiperia e ENVERIT. Vec ketyre qe thua ti, per shpetim in e jeteses njerezore dhe bageti, ishin mjetet amfibe. NE dimrin E 1962-1963 kur Vjosa, Semani, Shkumbin permbyten Myzeqene, u vune Ne sherbim te jeteses mjetet amfibe te Ushtrise. Sa ishin? Vetem ne paradat e ushtrise dilni 21 cope. Ku Jane, zoti Spahiu. Sot dalin disa motoskafe dhe mburreni me to. Lumejte Ne TE dy anet me prita guresh TE ndertuar a nga d'ora e njeriut. Ku Jane sot? Mbron in tokat dhe digat nga grryerjet. Ku Jane? Po ndertim et ne Zona te palejuara? Shkoi ne Itali dhe ndertoni deri ne 50 m nga buza e ujit te Detit apo te lumit. Te presin koqet. Pale te heqesh, jo nje lopate, por nje gur zhavorri nga strati I lumit. Te vjen gjoba si sta pret mendja. Para disa vitesh, ne bregdetin e Barit , tre hotelet u rrafshuan, se ishin ngritur me after se distance e lejua nga bregut I Detit. Keneta e Durresit, ish zone e ndaluar per ndertim e, ju, me Saliun tuaj e mbushet me "banoret kenete". Dhe si atehere dhe sot, I shfrytezon I per dhune ndaj bashkise. Nuk ka Sali dhe Spahiu qe rikuperon demin qe I keni shkaktuar Durresit. Tek ish UMB-2kalonte nje tub I madh shkarkimit ujrash. U bene ndertime dhe ai kanal shkarkimi u elimina. Pra jeni ju qe lejua shkaterrimin dhe late "kopilin Ne dere", SIC thote populli. A late gje pa shkaterruat? Jo, se ishin veprat komuniste. Ishin pune "diktator". Dhe, ja rezultati. Nje "shurre keci" dhe rruga "dalip peza" mbytet deri Ne gju. Po ne stuhi, si kjo qe kaluam? Sigurisht, kjo qe ndodhi. Sepse keshtu e katandiset Shqiperine. Por a rritet dicka:-bythet tuaja I trashet , pasurise tuaja I shtuat dhe Shqiperine" pa pelena".

                  Përgjigjjuni
                  1. b
                    ben

                    Sakte

                    Përgjigjjuni
                  2. E
                    Enxhi

                    Eh !more Kreshnik atë periudhë nuk e njohin 4 breza! As nuk flitet e as nuk shkruhet në librat e të rinjëve në shkolla! Flitet për të vetëquajturin mbret Zog..ka edhe bust ! Per hajdutin , vrasesin e patrioteve ecetra! Mirë bën që rikujton veprat e asaj kohe; disa nga ato edhe kanë mbetur!

                    Përgjigjjuni
                    1. p
                      perlati

                      O kreshnik, mos e ke pak gabim, se edhe koha i fshin kujtimet. Mua, si i moshuar qe jam, por edhe ti nuk je edhe aq i njome, me kujtohen jo nje por disa permbytje, bile edhe me te medha se keto te tanishmet. Keshtu psh ne vitet '60, ka pasur permbytje katastrofike psh ne Shkoder, ne Laç etj. etj. Une mbaj mend qe hapsira ku kalon autostrada ne Laç ka qendruar e mbuluar me uje me shume se nje jave. Po keshtu ne fillim te viteve '90 ka pasur permbytje shume te medha. Sado hidrovore te ndertosh, permbytje ne raste reshjesh te medha do te kete, pasi hidrovoret nuk e kapin shiun e ta hedhin ne det, por largojne ujerat e reshjeve nga zonat e permbytura. Nuk mund te kete hidrovore qe te largojne ujin ne çast. Ato llogariten qe nje zone te caktuar ta pastrojne per nje peridhe te caktuar kohe.

                      Përgjigjjuni
                      1. i
                        inxhinjeri

                        perlati-capacitetet e hidrovoreve llogariten mbi te dhenat statistikore te zones se ciles do ti sherbejne. Kuptohet se sa me i madh kapaciteti i tij aq me te medha duhen kapitalet qe te shpenzohen per ndertimin e cdo hidrovori. Zakonisht merret nje kapacitet qe mbulon 90-95% te rasteve. Kur reshjet i kalojne sasite .e te medha te regjistruara merret vesh qe do kemi permbytje.

                        Përgjigjjuni
                      2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                        Ka kohë për të bërë punë të mira. Shumë vetë u ndërgjegjsuan kur panë në rrugën e fshatit,jo vetura, por lumin! Kishte nga ata që i ndihmuan, kishte nga ata që thonë, mirë t'ju bëhet ! Braktisën zonat e thella (dikur duhet të merrnin leje) dhe zaptuan tokën e përbashkët. Ikën nga sytë këmbët, por lumi i Ndoqi mbrapa. Kishte nga ata që u bën ministra.....

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje