Gonzato takim me kryetaren e re të Gjykatës Kushtetuese: Bashkëpunimi me sistemin gjyqësor shqiptar është thelbësor për integrimin europian

8 Janar 2026, 20:56Politika TEMA
Gonzato takim me kryetaren e re të Gjykatës Kushtetuese:

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato zhvilloi një takim sot me kryetaren e re të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji ku rikonfirmoi angazhimin për të mbështetur sundimin e ligjit në Shqipëri.


Në një postim në Facebook ambasadori shkroi: “Bashkëpunimi me të gjithë sistemin gjyqësor shqiptar është thelbësor për integrimin evropian, dhe Gjykata Kushtetuese mbetet një partner qendror në këtë proces.”

Postimi i plotë i Silvio Gonzatos:

“Pata kënaqësinë të uroj Kryetaren e re të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, dhe të rikonfirmoj angazhimin tonë për të mbështetur sundimin e ligjit në Shqipëri, duke theksuar rolin kyç të Gjykatës në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve shqiptarë.

Gjykata ka arritur tashmë nivelin e nevojshëm të stabilitetit, me dy vende të lira që pritet të plotësohen shumë shpejt, ndërkohë që vijon të ruajë cilësinë, transparencën dhe pavarësinë si institucioni më i lartë i drejtësisë në vend.

I konfirmova Kryetares Papajorgji se planifikojmë ta përfshijmë Gjykatën si përfituese në projektet tona të ardhshme dhe të mbështesim përpjekjet e saj për të harmonizuar më tej praktikën gjyqësore me të drejtën e BE-së. Bashkëpunimi me të gjithë sistemin gjyqësor shqiptar është thelbësor për integrimin evropian, dhe Gjykata Kushtetuese mbetet një partner qendror në këtë proces,” Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.

3 Komente

  1. P
    Pal

    Deri tani me një fjalë s’kanë mbështetur sundimin e ligjit po të Maliqit…. Diplomatë pa rybe e pa dinjitet

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pak nga të gjitha

      Dipllomaci pa etike dhe profesionalizëm në vendin e tij s’ka më të voglën mundsi ta takonte kryetaren e gjykatës kushtetuese …

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje