Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar me shqetësim për situatën e rëndë të krijuar nga reshjet intensive dhe përmbytjet që kanë përfshirë vendin.
Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve, Kreu i Shtetit bëri të ditur se është në komunikim të vazhdueshëm me qeverinë, pushtetin vendor dhe forcat e ushtrisë për të monitoruar operacionet në terren.
Begaj u bëri thirrje banorëve të zonave më të rrezikuara që të bashkëpunojnë me autoritetet, duke theksuar se prioriteti absolut në këto momente mbetet shpëtimi i jetëve njerëzore.
“Ftoj qytetarët për mirëkuptim dhe në mënyrë të veçantë banorët e zonave të përmbytura që të ndjekin udhëzimet për një evakuim të shpejtë dhe të sigurt. Në këto momente të vështira, jeta e çdo qytetari është mbi gjithçka,” deklaroi Presidenti.
Aktualisht, të gjitha strukturat e Emergjencave Civile dhe Forcat e Armatosura janë në gatishmëri të lartë për të përballuar pasojat e motit të keq dhe për t’u ardhur në ndihmë familjeve të izoluara.
I doli gjumi ketij merhumit. Po ik ore hiq qeshtenjat nga zjarri se mos te digjen se te therret vete Rama kur ti duhesh per ndonje firme. Mos u merr me keta pune ti se je si sheqer dhe na tretesh ne uje.
Berom gaveta
???????????? per prrresidentin????????????????
Beromi eshte figura tipike e nje Egjytiani nga Rrogozhina....shko Berom se te kane rene ne qafe ty se nuk je per hic asgje...fli gjume.