Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe njëherësh zv.kryeministrja Belinda Balluku, ka mbërritur në Novoselë, zonë kjo, e cila është prekur nga përmbytjet pas daljes së lumit Vjosa nga shtrati.
Numri dy i qeverisë po inspekton nga afër zonën, e cila është në alert të plotë.
Më herët në Novoselë u urdhërua evakuimi i menjëhershëm i banorëve, ndërsa autoritetet kanë kërkuar nga qytetarët të jenë bashkëpunues me ekipet në terren.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nga Novosela bëri të ditur se po përgatitet një paketë dëmshpërblimi për familjet dhe bizneset e prekura nga situata e krijuar si pasojë e motit të keq.
Balluku u shpreh se, Kryeministri dhe Ministrin e Financave janë duke dizajnuar një paketë, e cila do të garantojë dëmshpërblimin si për sektorin bujqësor, ashtu edhe për banesat e dëmtuara.
Ajo njoftoi se nesër në orën 08:30 do të zhvillohet një mbledhje e Komitetit Ndërqeveritar të Emergjencave, ku do të ketë edhe një adresim nga Kryeministri, jo vetëm për zgjidhjen e situatës, por edhe për procesin e dëmshpërblimit, i cili është thelbësor për familjet dhe bizneset e prekura.
Sa i përket energjisë elektrike, ministrja theksoi se sistemi energjetik ka funksionuar maksimalisht, pavarësisht kushteve shumë të vështira atmosferike. Sipas saj, nuk ka pasur ndërprerje të gjata të energjisë, por vetëm ndërprerje momentale.
Balluku paralajmëroi se në 24 orët e ardhshme priten erëra të fuqishme, duke e cilësuar situatën si sfiduese, ndërsa shtoi se strukturat e emergjencave janë në gatishmëri të plotë.
“Kryeministri është duke dizajnuar së bashku me ministrin e Financave një paketë e cila do të garantojë dëmshpërblimin si për pjesën bujqësore ashtu dhe për banesat.
6Nesër në 08:30 do ketë një mbledhje të Komitetit të Emergjencave Ndërqeveritar, ku do të bëhet edhe një adresim i kryeministrit jo vetëm për zgjidhen e situatës, por edhe dëmshpërblyet që janë të rëndësishme për familjet dhe bizneset e prekura.
Sistemi energjetik ka parformuar maksimalisht, pavarësisht kushteve atmosferike shumë të vështira. Nuk kemi pasur ndërprerje të gjatë, por kanë qenë momentale. Në 24 orët e ardhshme presim erëra të fuqishme.”, tha ajo.
Pse nuk e kapni per flokesh kete kermen ?
Oooo, kush na doli?! Hajdutja me cizme. Fytyre e neveritshme!
Patëm shpresa të mëdha të ju. Vetëm me mire mos dilnin me se jeni komplet të pabesueshem. Nuk ka rrugë të re ku keni punuar që nuk shembet faqja e kodrës apo malit ku keni prekur natyrën.
Teorija Berishiste me falangat e tij ne spak ' baltos baltos se dicka mbetet' ,Ju ka bere mendjen shqiptareve fushe sa dhe per vehten e tyre nuk besojne a jane ata apo jo
Pakete e keni vjedh ju Kurvat ju Parlamentart Kja sasht normale tan Hajduda e Kriminela ne Parlament O Pupull ky Parlament asht Burdello kta duhet te burgosen dhe pasunin ti kaloj Popullit u ban kta tan Sheik me vila me pallate me biznese pa punu kun kjo sasht normale o Milet
Paketa parashikon shitjen e 50 apartamenteve nga Bela dhe alokimin e fondeve per perforcimin e argjinaturave. Ne rast nevoje do shese edhe 50 te tjera. Jahti nuk shitet dot se eshte dhene me qera afatgjate.
E neveritshme si femer e poshter hajdute qelbur
Ilace i befshi sa keni vjedhur e mos e pafshi diten e bardhe! Hajdute e hipokrite!
Mos ma shani Sot e bukura e dheut nuk kishte vene te kuq buzzes dhe kryebashkiakja e Vlores e kishte fshire buzekuqin Kjo e fundit I ka fryre buzen siper