Gaz Bardhi hedh poshtë propozimin e Shehajt për publikimin e dosjes së SPAK për Ballukun: Nuk do shkelim ligjin për favor të qeverisë

8 Janar 2026, 12:40Politika TEMA
Gaz Bardhi hedh poshtë propozimin e Shehajt për publikimin e dosjes

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, u pyet sot nga gazetarët lidhur me propozimin që Agron Shehaj bëri për të shkelur ligjin dhe për të bërë publike dosjen me 16 mijë faqe për Belinda Ballukun. 

Bardhi u shpreh se nxjerrja e sekretit hetimor, do ishte në interes të Belinda Ballukut duke u penguar drejtësia.

"Së pari nuk e kam dëgjuar të plotë deklaratën e z.Shehaj, por nuk ka nevojë për prova të tjera shtesë për qeverisjen e korruptuar. Balluku për ato që është akuzuar ka mjaftueshëm të dhëna që ka kryer krim në mënyrë të përsëritur. Në gjykimin e 5 anëtarëve të opozitës, është vetëm respekti ndaj ligjin, ai që mbron interesin publik. Ligji ekziston për të mbrojtur interesin publik. Nuk mund të pretendosh që je me drejtësinë, kur e cenon drejtësinë. Do të duhet të ruhet sekreti hetimor që të mos cenohen hetimet. Prandaj çdo thirrje që bëhet për shkelje ligji, është në fakt një thirrje në interes të Belinda Ballukut dhe të Edi Ramës. As nuk kemi ndërmend ta bëjmë. Edi Rama i ka marrë provat." - u shpreh Bardhi.

Ndërkohë deputetët e opozitës kërkuan edhe sot mbledhjen e Këshillit të Mandateve për imunitetin e deputetes Balluku./nl/TemA

 

7 Komente

  1. N
    Noci

    Po te kishin prova te sakta,nuk ma merr mendja se Rama do t'a mbronte,siç ndodhi me Ahmetajn.Me Ballukun mund te ndodhe e njejta si me Veliajn,Meten,Beqen dhe siç ndodhi me Tahirin Te fusin ne burg shume kohe dhe ne fund denimin qe te jepet eshte sa per te justifikuar punen boshe.Perse vet burg Tahiri,çfarë faji beri.Ne te njejten lindje pak a shume i ndodhi Kokes,çfarë vodhi,sa dem i beri shteti,se njerezit hyjne ne burg per nje krim te vertetuar enjo per dyshime

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toni

      Ne krahasim me keta ai duhet dekoruar....te flasim te rrefehen...udheheqesin nuk e nxorri...beri 3 vjet burg e nuk pipetiu ....

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jane bere të gjithë prokurorë e gjykates

        Po pse nuk pipetive ti mor Toni. Tahirin e denuan per shperdorim detyre. Ai mund të ketë qenë edhe kokrra e kriminele, por akuza ishte surrogato. Per një makinë që na dilte e shitur, dhe emri Saimir permendej diku në disa biseda. E perseris. Ai mund të ketë petfituar edhe miljona, por nuk e akuzoi njeri per miljonat. Ja, merr shmbullin e Toyotave Yaris. Ku iku, ku vajti, kush e mori, kujt ja dha? Ëhë, asgjë. Nuk pipëtijnë "Tonat" e prokurorise së posaçme. Ashtu është një punë. P-ja tek SPAK nuk është e Posaçme, por "e Pisaçme". Ndersa Tahiri? Shperdorim detyre. Dhe Baz Gardhi flet per nxjerrë sekreti. Hapu dhe - thoshte Nasi Gjymi. Si mund të nxirret sekreti kur nuk.ka sekret? Akuza dihet. Favorizim tenderi. Nuk vertetohet vjedhje. Vjedhje mbase ka, por prokuroria nuk ka gjetur gjë. Prandaj ata kane gjetur metodën, t'i fusim në burg, dhe pastaj ata, ose ajo, do tregojne vetë. Edhe Prokuroria e Rrapi Minos keshtu vepronte. "Arrestojeni qenin, se tregon vetë pastaj".

        Përgjigjjuni
    2. R
      REALITET TANGULI

      Po pse o Bardha partis wc pd sja tregon popullit se ato 16.000 mij faqet i kan dhe socjalistēt i ka dhe vet Belinda Balluku e kshu qē nuk denkospiron halen SPAK. Po ti nuk i bėn publike se flliqet SPAKU i Sali Bajgēs keq. Se ska as njē fakt o Bardha Elbasonit.

      Përgjigjjuni
      1. T
        T

        Çfare deputet leshi jeni? Shqiperia po permbytet dhe ju doni te kriheni! Shkoni ne zonat tuaja dhe mundohuni t'iu jepni ndihme zgjedhesve tuaj dhe jo te kerkoni me modelin "babale" te denoni nje kolegen tuaj. Gjithe Europa eshte perfshire nga mori i keq dhe kerkojne t'iu japin zgjidhje ketyre fatkeqesive natyrore, kurse ju ngelet ne komisionin "Babale". Nuk mashtroni dot njerezit me konspiracione idiote...Aq te peshrite jeni bere sa as 200 veta nuk mblidhni dot me....Mjerane...

        Përgjigjjuni
        1. L
          Landi iElbasanit

          Me kete qe ndodhi Balluku i futi nje te shurrosur mbare politikes,deputeteve,qeverise edhe SPAK-ut. Shterngoni bythen dhe gojen dhe rrini rehat.Ballukut me i lumte!!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje