Unioni i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë ka reaguar sërish ndaj qëndrimit të Partia Demokratike lidhur me procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, duke e cilësuar mosdërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese si provë të një marrëveshjeje të fshehtë me Partia Socialiste.
Në një deklaratë publike, Unioni shprehet se zgjedhja e Avokatit të Popullit në Kuvend më 11 dhjetor 2025 dhe më pas heshtja e Grupit Parlamentar të PD-së, pavarësisht tensioneve të deklaruara më herët, dëshmojnë një “pazar të pistë politik”. Sipas Unionit, edhe pse u krijua perceptimi i një përplasjeje të fortë politike, prej gati një muaji kjo çështje është mbuluar nga heshtja.
Deklarata e plotë:
Mos dërgimi në Gjykatën Kushtetuese, zgjedhja e Avokatit të Popullit nga Grupi Parlamentar i PD, tregon marrveshjen e pistë të këtij institucjoni me Partinë Socialiste!
Edhe pak ditë dhe mbushen një muaj që në mes të një tensioni të stisur nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, në Parlament me 11 dhjetor 2025 nga ana e këtij institucjoni që mbahen sikur përfaqësojnë opozitën e djathtë,e ka kapluar heshtja! Kryetari i këtij Grupi, kur reagoi shoqëria ndaj marrveshjes së pistë të këtij politikani për zgjedhjen e Avokatit të Popullit me mashtruesin urrejtës të Mazhorancës fatosi i Enverit Taulant Balla, Gaz Bardhi deklaroi para mediave se ne do ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese se kemi tërhequr firmat për të gjithë kanditatët.
35 deputetë të opozitës u diskritiduan para shqiptarve , ku në mes këtyre ishin dhe deputet që vinin nga familje të përsekutuar politike, nga këta deputet prisnim ne antikomunistët që i kishim votuar të kërkonin falje që u bënë pjesë e pushkatimit politikë të kanditaturës së shoqërisë civile dhe të përndjekurve politikë të Shqipërisë, për Avokat Populli, ata sëbashku me 28 deputetët e tjerë të kësaj opozite që skan asnjë lidhje politike ideologjike me të djathtën vetëm përkrahjen e PD, dhe jan zgjedhë deputet pa asnjë kontribut antikomunist apo konservatore ishin të kënaqur që firmosën për kanditaturën e partisë enveriste që drejtohet nga Kryeministri më i korruptuar i europës së pas luftës së dytë botërore Edi Rama, një Kryeministër që urren antikomunistët njëlloj si udhëheqësi shpirtëror i tij diktatori Enver Hoxha.
Ky grup parlamentar ka 25 vite që nuk flet asnjë fjalë në parlament për krimet e komunizmit, që nuk i bashkohet Kongresit Amerikan dhe President Donald Tramp që denon krimet e
Komunizmit. Nuk flasin për lirinë e cënuar çdo ditë nga diktatura e Ramës, nuk shqetsohen për demokracinë që u venit, nuk u shqetsuan që të persekutuarit u ridenuan, që njeriu i ndershëm nuk doli mbi ujë nga kjo kënetë e fëlliqur e politikës komuniste që duartrokitet nga Partia që përfaqësojnë këtë elektorat. Vizioni i këtij grupi parlamentar është Shqipëria të drejtohet nga xhelatët e komunizmit.
Pushkatimi politik që ju bë me 11 dhjetor 2025 nga ky grup parlamentar, kanditaturës antikomuniste, për Avokat populli, na motivon ne të përndjekurit politikë të Shqipërisë të mos tërhiqemi nga kauza e lirisë, të mbrojmë demokracinë nga pushtimi komunistë shqiptar. Ideologjia komuniste që nuk luftohet nga ky grup parlamentar i PD, na motivon ti çjerrim maskën lojës së Kim Filbit që bane ky institucjon që merr votat e antikomunistave dhe bashkohet me Partinë Socijaliste kudra shtresës që e ka votuar nga 35 vite, dhe sot marrin rroga të majme duke u bërë sherbetorë të rilindjes komuniste!
Është koha të denojmë lojën e pistë tradhëtare të këtyre deputetve që bahen sherbetorë të Edi Ramës dhe Partisë Socjaliste, duke shkelur mbi gjakun e 6000 shqiptarve që skan një var në token e tyre, dhe ky grup as mer mundin të mban një minut heshtje në parlament për këta martirë të lirisë që i sollën Shqipërisë lirinë e munguar prej 50 vitesh diktaturë.
Ky grup që nuk flet për vrasjen e dëshmorëve ish të përndjekur politikë që i vrau Partia socjaliste në vitet e tmerrshme të 97-2000 si Besnik Hidri, Lek Coku, Kujtim Frangu, Isuf Uka, Astrit Kalenja që të ekzistonte Partia Demokratike
Antikomunistat ish të përndjekur politikë nga diktatura, nuk do të pranojnë kurrë që këta deputet të pështirë, komik të lozin me të drejtat dhe liritë e antikomunistave shqiptar!
Ju që mashtroni elektoratin e djathtë, nuk mund të keni besimin tone, ne ju dhamë votën që të jeni konservatorë antikomunistë, jo sherbetorë të Edi Ramës, dhe të përfshiheni në korrupsionin që jua servis Edi Rama me asetet shtetrore.
Nqs ju ka mbetur pak ndërgjegje jepni dorheqje se nuk bëhet politikë pa moral!
Nuk ju besojnë shqiptaret e aq më pak antikomunistët mashtrimeve dhe lojrave të pista që bani me mazhorancën enveriste vetëm se majmemi me rrogat dhe lejët e ndertimit që ju a jep ky pushtet kriminal.
Shqipëria ka nevojë për antikomunizmin konservator për ta shpëtuar demokracinë dhe për ta ruajtur lirinë e shqiptarve!
Unioni i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë.
Shoqata antikomuniste 14 janari!
Shoqata antikomuniste 2 Prilli!
Shoqata Kombëtare e Kulakëve të Shqipërisë
Ore, ka vdekur Enver Hoxha, apo jo. Në Shqiperi kanë ardhur James Baker, dhe Xhorxh Bush. Kryeministrja e Italise, dhe Presidenti i Frances e kanë Tiranën si shtepinë e vet. Ambasada e SHBA bën ligjin në Shqiperi. Ku mutin hyn Enveri ketu se na hoqët trurin me idiotesira!!! Ah, po. Ka mbetur një Enverist. Keni të drejtë. Por atë e keni në PD, e keni kryetar. Dhe, njesoj si atehere bënit shurrën nga Enveri, edhe tani bëni shurrën nga Sali Komunisti. Naaaa, pordhet shtate u shkojnë, se ua pret bilet. Dhe mos u hiqni si te burgosur pilitikë, se per vjedhje keni hyre në burg. Pastaj, e kthyet akuzën: "Ka dashte me dëmtue pushtetin në fuqi atëhere". Tani, pse jeni ju gomerë, populli nuk është. Dhe sa per Edi Ramën, në vend që t'i meshoni akuzës së korrupsionit, se ku e gjeni dhe e quani "enverist". Po "enverist", nuk ka qenë as Kristaqi, e jo më Edi, që është gati të bëjë shurrën te varri i Enverit. Keshtu, fizikisht, sepse figurativisht, e ka bere me kohë. Por ju, të trashë ishit, të trashë mbetët.
OK ! Shumë drejt Hordhia .
Qe keta jane trupjerdhur dhe qe iu ka mbetur ora 70 vjet mbrapa, kjo duket qarte. Institucioni quhet " Avokati i Popullit " dhe jo " Avokati i te Perndjekurve ". Terminologjia qe perdorin shkruesit dhe firmosesit eshte e turpshme dhe tregon dy gjera: Nivelin e mjere kulturor dhe kalbezimin moral. Te perndjekurit ( nese ka mbetur ndonje ende gjalle , sepse po behet gati gjysem shekulli nga renia e sistemit politik ) duhet te futen ne rresht me te gjithe popullin shqiptar dhe te vazhdojne jeten. Kaq ! Po vazhduan keshtu me xhingli-mingla, vetem se ne vend te keqardhjes, do te fitojne neverine e shumices se popullit.
SË PARI: ............1-Jam i mendimit që zgjedhja e Shabanit si Avokat i Popullit, ishte zgjedhja më e mirë mes atyre kandidaturave të paraqitura. .............2-Unioni i të burgosurve politikë dhe të ashtuquajturve të përndjekur politikë të mos na çajë shumë kokën tani që "PD-ja PASKA BËRË "PAZARE TË PISTA ME PS-ne", sepse janë po këta persona, të cilët kanë bërë aq shumë pazare të pista me Saliun në dëm të të burgosurve e të përndjekurve sa nuk ka libër që i mban dhe tani, kur PD-ja nuk u shkoj pas interesit, llomotisin për pazare.
Ju te per-dhjedhur per sa kohhe qe emrin e te keqes Sali Ram Berishe,e dyta per sa kohe qe kundershtarin politik do ta quasi armik dhe mundesisht eleminim fizik,pse pretendoni per te marre llokma pushteti qe tju ndihmoj kundershtari nderkohe qe alleati PD etj ju kane futu gishtin dhe me ato gjoja te presekutuarit tuaj.
ky reagim eshte reagim i nje te rrjedhuri. te perndjekurit e te poersekutuerit e vertete kane pase ide, mendim dhe nuk kane qene medioker i ky reagim qe eshte bere nga miqt e shoket e shokut simn. mos e ulni nivelin e te perndjekurve. eshte i turpshem ky reagim. i nivelit si me pase pergatite gjek marka llesh gjin pordha e jevku belina kellici ina zhupa e elda hot balli pordha
Tallava si kudo, dhe me shoqatat e pafundme te te persekutuareve, qe vazhdojne pa fund vec te llomotisin dhe saliu dhe ediu, te pjerdhin mbi to.
"Shoqata e të përndjekurve antikomunistë"-e ka humbur legjimitetin qyshkur në fillimet e demokracisë mbështeti një komunist si Sali Berisha dhe gjithë anëtarët e PPSH, sigurimsave dhe pinjollëve të tyre që gëluan e gëlojnë ende në atë parti të vetquajtur 'e djathtë' dhe antikomuniste. Kjo shoqatë me në krye Kurt Kolën etj. antikomunistë 24 karat, ishte më e qartë në misionin e saj, por rrugës cedoi dhe pa më shumë interesat e atyre që mbetën aty. Sot në kuadrin e rishikimit të historisë dhe zbutjes së pasojave të diktaturës ndaj shtresës të të përndjekurve politikë nga regjimi komunist, jeni në bisht të përpjekjeve apo më mirë të themi, nuk keni më asnjë peshë. U kujtuat sot meqë Av.Pop, nuk u zgjodh Besim Ndregjoni, kryetari i shoqatës tuaj?! Po qe kjo, atëhere morali i shoqatës lë shumë për të dëshiruar. Konflikt i pastër interesi! Sa i përket qëndrimit të PD dhe faktit që ju i ankoheni asaj se pse nuk ankimon zgjedhjen e E.Shabanit në GJK, harroni se nëse politikisht PD (Berisha) ka në këtë aferë një marrëveshje okulte, po deshët dhe e 'pistë' me PS, që në këto 35 vjet s'është e para, këtu jemi në fushën e politikës. Thënë këtë, ankesa juaj juridikisht e aq më pak nga pikpamja kushtetuese, nuk ka asnjë bazë për t'iu drejtuar GJK. Edhe sikur Grupi Parlamentar i saj (Bardhi) ta bënte, e sigurt që ajo si ankesë pa themel, do të rrëzohej. Dhe këtë e dinë mirë juristët e PD, të cilët për këtë rast mund të kenë qenë ca 'hileqarë', por kurrësesi 'budallenj'. Endri Shabani, u zgjodh me 85 vota nga Kuvendi Avokat i Popullit, plotësisht në mënyrë të ligjshme dhe kushtetuese po ashtu. Ankesa juaj për këtë është pa sens. Sa i përket pozicionit tuaj në raport me PD-në e Sali Berishës, ky është një problem tjetër që mund ta rishikoni dhe rivlerësoni në vijim.
Bo bo sa te pjerdhur jeni, akoma me komunistet merreni ju o fatkeqe? Ka 36 vjet qe ra regjimi diktatorial i enverit, ju po te njejtin avaz keni. PD-ja nuk ka qene asnjehere e djathte - vetem organizate teroriste ka qene dhe mbetet. Bo bo sa tutkund qe jeni!