Menjëherë pas përfundimit të detyrës si Avokate e Popullit, Erinda Ballanca është emëruar në një tjetër funksion me mandat afatgjatë, kësaj here në një strukturë të Bashkimit Europian.
Ministria e Drejtësisë ka përzgjedhur znj. Erinda Ballanca si anëtare vëzhguese në Bordin e Menaxhimit të Agjencisë së Bashkimit Europian për të Drejtat Themelore (FRA). Paralelisht, z. Gledis Gjipali është caktuar si anëtar vëzhgues zëvendësues. Të dy do të ushtrojnë këtë funksion për një mandat pesëvjeçar, deri në vitin 2030.
Emërimi vjen menjëherë pasi Ballanca përfundoi mandatin e saj si Avokate e Popullit, një detyrë që e mbajti për 5 vite mandat të rregullt, të shoqëruar edhe me 3 vite të tjera zgjatje, duke e çuar praninë e saj në krye të institucionit përtej afatit fillestar të parashikuar.
Agjencia e BE-së për të Drejtat Themelore (FRA) është një institucion që ka për mision mbledhjen e të dhënave, hartimin e raporteve dhe dhënien e rekomandimeve mbi respektimin e të drejtave të njeriut në vendet anëtare të Bashkimit Europian, si dhe, në një masë të kufizuar, në vendet kandidate për anëtarësim. Roli i anëtarëve vëzhgues nga vendet joanëtare është kryesisht konsultativ dhe monitorues.
Qeveria zgjedh shoqen e ngushte te Argites..!!! Hajde merre vesh!
po qiviriu s'ka gje me Argiten o vlla, te dy sa me s'ka e si me s'gjen ia kan zhyt ktij populli me gjate se baca Enver
I ka sherbyer...8 vjet aty ke degjuar ndonje ankese? Thjesht bisnes ka bere.
Kjo verteton qe Luli ishte ne xhep te Rames. Pallatin ja shembi qe te merrte 13 mil euro ne gjyq, psikopaten e avokatit te popullit se le me rene ne toke, e emron ne pozocione te mira. Opozite e blere me parate e droges dhe krimit.
vazhdon e blen opozitën ky
Bravo qeveria Rama-Berisha. Ec ate pa turp fare. Biles se shpejti dhe Argita e Shkelqeni do marrin ministrine e drejresise dhe SPAK-un,uturakun e Sali krimit.
Kjo është e rrjedhur
Tema Disa komentues tuajer e kan ven ne dukje. Ky emërim nuk është thjesht një karrierë personale që vazhdon, por një sinjal politik. Në Shqipëri pushteti real ka kohë që nuk ndahet më sipas vijave Rama–Berisha, por sipas interesave të përbashkëta që mbijetojnë çdo rotacion. Kur figura kyçe riciklohen pa rezistencë, pavarësisht kush qeveris e kush “opoziton”, bëhet e qartë se sistemi është i njëjtë, vetëm rolet ndërrohen. Në këtë kuptim, Rama dhe Berisha nuk janë kundërshtarë, por dy garanci të së njëjtës vazhdimësi.
Kjo foto e ç'viti eshte more? Goxha qenkerka kjo çupa.
Futja pordhes! Nga njera karrike ne tjetren.
Ja vlen ta marre sh ne vend te Beles, sigurisht pas vendimit te gjukates kushtetuese.