Kreu i partisë Lëëvizja Bashkë, Arlind Qori, ka komentuar sërish ftesën e kreut të PD-së, Sali Berisha, për t'u bashkuar të gjithë së bashku në protestë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Në një lidhje direkte për Report Tv, Qori u shpreh se “Lëvizja Bashkë” i qëndron moralit dhe refuzon kategorikisht bashkëpunimin me politikën e vjetët e të kalbur për të luftuar të ngjashmit e tyre. Arlind Qori u shpreh se partia e tij kërkon të rrëzojë qëverinë dhe të mbrojë interesat e qytetarëve.
“Është në strukturën dhe karakterin moral timin dhe të “Lëvizjes Bashkë” që ne të refuzojmë bashkëpunimin me çdo pjesë të politikës së vjetër, të kalbur e korruptuar ndaj oligarkisë ekonomike. Nuk kam hyrë në politikë për tu bërë aleat me një hajdut për të luftuar një palë tjetër hajdutësh. Kam hyrë në politikë për të përfaqësuar aspirata më të mira të qytetarëve që kërkojnë rrëzim të qeverisë dhe rrëzimin e një sistemi të kalbur partiak”, tha Qori.
I pyetur nga gazetari Nertil Agalliu për një bashkëpunim të mundshëm me partitë e tjera opozitare, konkretisht Adriatik Lapajt apo Agron Shehajt, Qori përgjigjet duke i thënë jo bashkimit me aleatët e Berishës.
“Të dy këto parti janë në koalicion me Berishën. Mbështesin të njëjtin kandidat për Tiranën. Praktikisht janë parti në koalicion dhe në këtë sens nuk ka kuptim që Lëvizja Bashkë të refuzojë Berishën dhe të bashkohet me aleatët e Berishës”, tha Qori.
Qori thotë se nuk kërkon qeveri teknike, por vetëm zgjedhje të parakohshme. Kreu i “Lëvizjes Bashkë” tha se Shqipërinë drejt një qeverie teknike do e dërgonte një revoltë e madhe e ngjashme me atë të vitit 1997.
“Ne jemi vetëm për zgjedhje të parakohshme për 2 arsye. Nga ana teknike askush nuk do ta pengonte dot Ramën nëse për të dalë nga kriza e legjitimitetit do të thërriste zgjedhje të parakohshme. Çdo parti është përpara dilemës, të hyj në zgjedhje apo të marr pushkën e të dal malit. Tani meqenëse un nuk njoh ndonjë parti që del malit me pushtë, atëherë je i detyruar të hysh në zgjedhje. Ramës mund t’ia imponosh Ramës qeverinë teknike vetëm nëse kemi një revoltë të madhe radikale si në 1997 dhe Rama largohet me helikopter”, tha Qori.
Qeverisë teknike Arlind Qori i thotë jo pasi ajo do t’i shërbente vetëm Berishës dhe Ramës për të kthyer Shqipërinë në sistemin vetëm me 2 parti, për të vjedhur dhe për të ndryshuar ligjet e Kodit Zgjedhor.
“Berisha kërkon qeveri teknike sepse e di që nuk i fiton dot zgjedhjet. Berisha kërkon që duke bashkëqeverisur me Ramën, se një qeveri teknike d.m.th. qeverisje e Ramës me Berishën, ata mund të arrijnë të ndryshojnë ligjet e reformës në drejtësi për të kufizuar kompetencat e SPAK dhe për të ndryshuar Kodin Zgjedhor. Arsyeja tjetër është se duke vjedhur bashkë, do të mund të vjedhin dhe kur të vijë dita e zgjedhjeve të ardhshme, paritë që janë vjedhur me shpresë do të jenë në kushte të barabarta për të bërë fushatë”, tha ai.
Arlind, zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë pasi zgjedhjet sa u bënë dhe Rama fitoi bindshëm. Lëre nongratën në hallin e vet pse kërkon zgjidhje të tjera. Ti mendou si në 4 vjet do ta ngresh partinë tënde në nivelin që të fitojë zgjedhjet . Ke kohën dhe moshën në favor. Të tjerat që kërkon më shumë tregojnë papjekuri politike.... Hap sytë dhe dil nga tallavaja e Berishës se ndryshe edhe ti si Lapa do ngelesh në mes të bulevardit.
Vetëm kështu mund të distancohen nga Sali non grata.
Respekte
Ore, po të gjithë koqe kandari jeni mor burrë i dheut? Mbi çfare Baze kerkoni zgjedhje të parakohshme? Zgjedhjet kane vetem shtate muaj qe janë bërë. Edi Rama dhe PS kanë 83 deputetë, dhe nuk ka asnje protestë masive kunder qeverisë. Në vend që të pergatiteni per zgjedhjet e ardhshme, kerkoni kot me kot zgjedhje të parakohshme. Po gomerë jeni mor burrë i dheut? Edhe sikur të jape doreheqjen Rama, nuk Ka zgjedhje. PD i ka numurat të formoje qeverine me kryeminister tjetër. Nuk ka asnje presion nga elektorati per zgjedhje të reja të parakohshme. Në Britani per shembull, Laburistet kane shifrat teper te ulta nevsondazhe, dhe po të behen zgjedhjet sit, Laburistet humbasin. Por, askush nuk kerkon zgjedhje të parakohshme. Parlamenti nuk e aprovon, dhe nuk ka presion nga populli per zgjedhje të reja. Zgjedhje të reja kerkohen kur ngrihet i tere populli kunder një partie. Në vend që të kerkoni që Rama të japë doreheqje, kerkoni qiqra në hell. Zgjedhje nuk ka, dhe po vazhduat keshtu me idiotesira, edhe ne 2029 prapë do humbni zgjedhjet. Debila. Prandaj hedh valle Rama dhe tall menderen, se ju ka juve. Në fakt, ti si Arlind Qori nuk ke edhe shumë faj, se ti dhjetë vota merr, por çfarë t'i bëjmë Flamur Nokës që behet deputet pa vota fare, dhe kerkon zgjedhje prapë.
Qorri deklaron me te drejte qe nuk bashkohet me hajdute si Berisha. Por ai harron qe Berishes i bashkohen Mehdiu i Gerdecit, Duka i krimit( politikani pa personalitet ) e filozofi, i madhi Nard Ndoka.
Arlindi ndoshta nuk ka pushtet dhe pasuri por shpirti i tij eshte thellesisht pro shqiptar
Po si behen zgjedhjet e parakohshme? Ju te mblidheni te gjuthe nuk barazoheni dot me socialistet, njerez tju ndjekin nuk keni? Apo e doni ne tavoline rezultatin se keshtu ju leverdis
Duhen zgjedhje te parakohshme me rendim ne buxhetin e shtetit or ndyresire.populli ju urren