Manjani: Na duhet një qeveri politike, jo thjesht një Kryeministër politik

7 Janar 2026, 10:42Politika TEMA

Nga Ylli Manjani 

Kjo është qeveria e Republikës së Shqipërisë. Të gjithë ministrat janë aty për shkak të CV personale dhe kapaciteteve teknike që zotërojnë. Tjetër gjë pëlqyeshmëria mbi ta, por ata janë aty si teknikë. Më teknike se kaq nuk di se si mund të jetë një qeveri teknike.

Asnjë anëtar i qeverisë nuk është ftuar në kabinet për shkak të cilësive, kontributit, mendimit apo ideve politike. Asnjë anëtar i qeverisë është mandatuar nga strukturat e Partisë Socialiste që të quhen të mandatuar politikë.

Janë thjesht individë me cilësi personale e aftësi teknike. Ndoshta ata janë thjesht të besuarit e Kryeministrit, por jo të besuar apo mandatuar politikë.

Në fakt i fundit ministër me natyrë politike në kabinet ka qenë Taulant Balla.

Të gjitha qeveritë Rama të pas 2017-ës janë të natyrës teknike.

Nëse kërkojmë të gjejmë një problem tek qeverisja, ajo është përgjegjësia POLITIKE, e cila është shmangur gjithë këto vite. Është munduar ta zëvendësojë përgjegjësia penale këtë gjë, por ajo nuk zë kurrë vendin e përgjegjësisë politike.

Penalja në maksimum izolon individin, politikja izolon ekipin. Për kë ka interes shoqëria për individin apo ekipet e papërgjegjshme?!

Republika ka patur e ka nevojë për një qeveri politike, por jo më teknike. Me teknikë në përbërje qeveria nuk ka më përgjegjësi politike. Ose përgjegjësia politike individualizohet tek një njeri i vetëm, që sidoqoftë nuk është gjë e mirë.

Tani, të gjithë ata që kërkojnë qeveri teknike, sa teknike e duan, se nuk po i marrim vesh?! Duan që të mos ketë askush përgjegjësi politike fare?!

Sinqerisht nuk e kam kuptuar e as e kuptoj fare këtë tezë, për mua krejt idiote, që artikulohet në hapësirën politike e publike.

Shto këtu edhe një mësim që rrefuzojmë ta mësojmë nga e shkuara:
sa here vendi ka qenë nën qeveri teknike apo tranzitore, ne kemi qenë në luftë me armë zjarri, kundër njëri-tjetrit kuptohet... Thirrini pak memories 35 vjeçare, se janë ende gjallë politikanët dhe teknicienët e qeverive tranzitore.

Opozita, veçanërisht duhet të mësojë si fitohen zgjedhjet e jo të flasë broçkulla pa llogjikë e pa sens.

Vendi ka nevojë për qeveri politike dhe, që merr përgjegjësi politike, jo më qeveri teknike.

Na duhet Qeveri politike jo thjesht Kryeministër politik

Manjani: Na duhet një qeveri politike, jo thjesht një

10 Komente

  1. h
    hallexhiu

    PO Adriatiku me xha Saliun ulurijne se duan qeveri teknike, si do ja bejme tani?!

    Përgjigjjuni
    1. t
      thirri mendjes o rrote

      Ministrat jane aty ne qeveri si TEKNIKE? Mos or loqe Manjanka se na mallengjeve! Ata anonime Ministra jane ne ate qeveri vetem per te derguar Zarfet tek Eprori fuqiplote e qe pastaj te perkedhelen prej tij me deklarime si "...po hane Molle e Dardha pas kurrizit tim..." !

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiptar

        Manjani Shqiperia duhet te qeveriset e gjitha(kryeminister,ministrite,bashkite) nga nje protektorat europian te pakten per 15 vjet. Ky minimum kohe sherben per te edukuar forma mentis te shqiptareve qe te mos e kene mendjen per te vjedhur. Ne te kundert dhe pas 1000 vjetesh prape ketu do jemi fuke folur per korrupsion dhe vjedhje

        Përgjigjjuni
        1. A
          Az

          Qatrtë dhe Sakt. Tjetër nëse të pëlqen apo jo.

          Përgjigjjuni
          1. Y
            Yll je , po e ke dhjere me rebelizmin e kot

            Per ta kuptuar megjithese ju e njihni politiken . A munde te hiqet Taulant Balla nga parlamenti , e imagjinoni nese hiqet çfare ndodhe... Ministri eshte poste jo partiak...... Ndersa militanti eshte tjeter.

            Përgjigjjuni
            1. O
              Orik

              Hera e pare qe fole sakte sepse ngele gjithe kohes kondrapedal kot.

              Përgjigjjuni
              1. H
                Humoristi

                Stefan Cfajk ka lene nje postulat:”Tere katundaret e botes kane te njejten semundje:babzitjen.Cfare shohin perhere tepare,thone e dua une!?Shume katundare ne Shqiperi shohin enderra si kur jane kryeministra!?

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Arti

                  @Humoristi. Hahaha, vertete koment i goditur ne shenje nga ju. :)

                  Përgjigjjuni
                2. R
                  Rema

                  Qeveri intelektualesh pa parti te pastrihen fosilet!

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Real

                    Avokat leshi,ne mbrojtje te vjedhjeve. Te gjithe ministrat nga 2013,nuk jane as politike dhe as teknike. Jane endosur aty nga sekti i ripjelljes. Nuk kane asgje te perbashket me PS. Kane qene aty dhe jane si te besuar te krye hajnit te ripjelljes, palloshes.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje