Balla pret drejtuesin e Shoqatës “Ardhmëria” në Britaninë e Madhe: Mirënjohës ekipit që organizon mësimdhënien e gjuhës shqipe për 1300 nxënës

6 Janar 2026, 18:49Politika TEMA
Balla pret drejtuesin e Shoqatës “Ardhmëria” në

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla ka pritur sot në Kuvendi i Shqipërisë drejtuesin e Shoqatës “Ardhmëria” në Britaninë e Madhe, aktivistin Lutfi Vata.

Gjatë takimit, Balla ka vlerësuar kontributin e Shoqatës “Ardhmëria” dhe të ekipit të saj në ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar mes shqiptarëve që jetojnë në Britaninë e Madhe.

"Mirëprita sot në Kuvendin e Shqipërisë drejtuesin e Shoqatës Ardhmëria në Britaninë e Madhe aktivistin e palodhur Lutfi Vata. I jemi shumë mirënjohës ekipit të Shoqatës Ardhmëria, e cila organizon mësimdhënien e gjuhës shqipe për 1300 nxënës dhe plot aktivitete të tjera kulturore për komunitetin shqiptar" shkruan Balla.

Takimi u vlerësua si një tjetër hap në forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve shqiptare dhe organizatave të diasporës, me fokus të veçantë arsimin, kulturën dhe përfshirjen aktive të shqiptarëve jashtë vendit.

3 Komente

  1. B
    Bravo Eni Vasili, kucedra e RTSh

    PS e dhjet perdite Eni Vasili e RTSh-se.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beje detyren tende ma mire o Mero

      O Mero moderatori, meqe moderon sic te intereson, thuaj pra nje llaf Rames se duhet te kete turp qe nuk e urdheron Eni Vasilin te leshoje sinjalin e RTSh, ashtu qe femijet ne emigracion te ndjekin atdheun ne gjuhen shqipe. Me kto merru Mero djali, kritike e vogel me perbajtje te madhe eshte indifurenca e qeverise per perhapjen e shqipes, e kane edhe detyre kushtetuese plehrat qe drejtojne Shqiperine.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Të flasim hapur

        Kjo është pritje me mik. Është futur miku Tek Taulanti dhe pastaj Taulanti pret Lutfiun. Pike e zezë. Të futesh mik edhe tek Taulant Balla. Nuk e di nëse kjo shoqata u mesoka shqip 1300 nxenesve. Shoqata me e madhe shqipetare e klasave të gjuhes shqipe në Britani është shoqata Shpresa. Por miku i Lutfiut duket se nuk e ka qejf shoqatën Shpresa në East London. Në qoftë se Ardhmeria paska 1300 nxenes, atëhere Shpresa duhet te ketë nja 5000. Por Taulanti kerkon njerëz që ta presin e ta percjellin në Londer, kurse shoqata Shpresa është e perbere nga gra, që nuk e shoqerojne dot në restaurante dhe t'i rrine para mbrapa.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje