VIDEO/ Një demokrat si Artjon Barjamaj dhe politika e ideve në një parti që vuan nga frika e kritikës

6 Janar 2026, 14:17Politika TEMA
VIDEO/ Një demokrat si Artjon Barjamaj dhe politika e ideve në

Në një realitet politik ku ngjitja brenda partive shpesh kushtëzohet nga mbiemri, lidhjet familjare apo shërbimi ndaj pushtetit të brendshëm, rrugëtimi i Artjon Barjamajt në Partinë Demokratike përfaqëson një përjashtim domethënës. Pa prindër apo të afërm në strukturat drejtuese të PD-së, ai ka hyrë në garë jo si trashëgimtar politik, por si individ që i është referuar vazhdimisht ideve, e jo pushtetit apo karrierës personale. Barjamaj është ndër të rinjtë aktivë të PD-së, anëtar kryesie i degës Durrës, i angazhuar në çdo protestë dhe aksion të opozitës në këto 13 vite. Sepse e ka nisur aktivizimin në PD pikërisht në kohën kur kjo parti humbi zgjedhjet në vitin 2013.

Zhgënjimet e para, hilet dhe përplasjet e brendshme nuk e kanë larguar nga politika, përkundrazi, e kanë bindur se problemi kryesor i PD-së nuk është mungesa e figurave, por mungesa e vullnetit për të pranuar ndryshimin.

Ai thotë se angazhimi në Foltoren e Sali Berishës nuk ishte një akt besnikërie personale, por një zgjedhje politike e ndërtuar mbi bindjen se kauza ishte e drejtë. Koha, sipas Barjamajt, tregoi se ajo lëvizje ishte një kauzë e drejtë. Pikërisht për arsye të ngjashme, sot ai është pjesë e lëvizjes së Ervin Salianjit, të cilën e sheh si një përpjekje për të ndërtuar një Parti Demokratike që beson realisht te liria, demokracia dhe respekti për mendimin e lirë.

Në analizën e tij, zgjedhjet në Shqipëri janë të manipuluara plotësisht nga pushteti i Edi Ramës, lidhja e tij me krimin, përdorja e aseteve dhe administratës publike në funksion të blerjes së votave, por kjo nuk e përjashton, sipas tij, përgjegjësinë e PD-së për humbjet e njëpasnjëshme. Përkundrazi, ai argumenton se opozita duhet të ndryshojë strategji, të rishikojë mënyrën e komunikimit me shoqërinë dhe të ndalë së trajtuari kritikën si tradhti.

Zhgënjimi më i madh i Barjamajt lidhet me reagimin e lidershipit të PD-së ndaj kërkesave për ndryshim brenda partisë. Një lidership që, sipas tij, shpesh ka zgjedhur mbylljen, përjashtimin dhe heshtjen, në vend të reflektimit. Në këtë kontekst, përjashtimi është kthyer në sjellje politike, edhe pse nuk i shërben forcimit të PD-së, por dobësimit të saj.

Megjithatë, Barjamaj nuk flet për tërheqje. Ai deklaron se do të vijojë të angazhohet në respekt të ideve që, sipas tij, e bëjnë Partinë Demokratike më të fortë, më demokratike dhe më konkurruese përballë një pushteti që e konsideron të inkriminuar. Për të, beteja nuk është personale, por politike dhe morale.

Ai thotë se nuk janë shuar mundësitë e komunikimit mes lëvizjes së Salianjit dhe lidershipit të PD-së. Jo si kompromis pushteti, por si domosdoshmëri politike. Sepse, pavarësisht ndarjeve të brendshme, të gjithë janë opozitarë dhe të gjithë, të paktën në teori, kanë një interes të përbashkët: ta mundin Edi Ramën.

Pyetja që mbetet nuk është nëse ka ende hapësirë për dialog, por nëse Partia Demokratike është gati të pranojë se pa demokraci të brendshme, nuk mund të jetë alternativë reale për vendin.

 

 

9 Komente

  1. K
    Kapterri

    Sa here te mendoni qe Rama ju vjedh zgjedhjet,aq here do te humbisni.Tani e besoni edhe vete rrenat e Saliut,lene pastaj kur filloni me fjaline:Siç dihet,Rama i vodhi zgjedhjet-jeni fantastike fare.Vazhdoni me keto rrena qe i boni vetes,se njeri nuk ju beson.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Romi

      Pse nuk shihni qe PS eshte bere nje bordello e madhe me tutor ramen

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkelqimi

        Ne partine e komunistit Sali nuk mund te kete demokraci, sepse jane ose do behen si ai.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tan Zag

          Po te gjithe angazhoheni ne politike per te mundur nje personazh? Po pse, KY eshte thelbi I politikes? Dmth qe te mundin nje njeri. Une e kam dit deri sot se politika eshte mjeti per te drejtuar nje vend, dhe Jo per te mundur nje njeri!!! Pupupupu cfare mendësie!! Eshte per te vene duarr ne koke, se si ne mund tu besojme ketyre mostrave fatet tona.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Demokrati

            Na e ka pru ne maje te hundes ky Ramaduro dhe ata qe duhet ta mundin dhe ta zevendesojne jeni ju. Por kush ta mundi?!!! Jeni ju fajtore ju qe Ramaduro vazhdon te mbreteroje me gjithcka.Ka mbetur ne PD krejt llumi i PD-se se dikurshme…nuk ju beson ma askush, jeni te neveritshem. Duhet rinovim dhe ta zhdukni ate kriminelin Sali. Duhet rini, fryme e re qe te fitoni besimin

            Përgjigjjuni
            1. P
              P

              Po pse o demokrat nuk paska alternativ tjeter vec Sali kriminelit dhe Salianj Babales

              Përgjigjjuni
              1. D
                Drejtesia

                Po pse keni frike nga Saliu, pse nuk ja thoni ne sy te gjitha bemat e tij dhe zgjidheni vete nje Kryetar tjeter??? Nuk e kuptoni qe vetem keshtu mund te fitoni? Ju beni sikur kritikoni, dhe perseri duke iu lepire Saliut. Hiqeni more ate, se vetem prej atij nuk fitoni. Kete kerkon populli nga ju.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  NACIONALISTI

                  A more pjese ne foltoren e SALIUT je bere si SALIU e mbeshtetje tani ta MBESHTET SALIU

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lëroi

                    Bravo të respektoj që je i prer në mendimet e tua Je flori djal respekte

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje