U propozua nga Lapaj për qeverinë teknike, reagon Tritan Kalo: Një postim i detyruar, por jo dhe aq i dëshiruar….

6 Janar 2026, 11:54Politika TEMA
U propozua nga Lapaj për qeverinë teknike, reagon Tritan Kalo:

Nga Tritan Kalo

U bënë 48 orë që komentues mëndjeçartur, në shumicën e tyre patronazhistë ose militantë të thekur, ndonjë anal-ist, plot parazitë kafenesh apo të porsazbritur në qytete apo në rrethinat e tij në tokat tona të xanuma prej tyre, nuk kanë lënë fëlliqsirë pa nxjerë nga goja e mëndja e tyre e shpërfytyruar moralisht, thjesht e vetëm sepse:
Protestuesi genetik Adriatk Lapaj më paska përmëndur mua dhe Prof. Përparim Kabon si kandidatë për Kryeministër të një Qeverie teknike tranzitore 12 mujore, për organizimin e zgjedhjeve të drejta e të ndershme në Shqipërinë e këndej Drinit.
Adriatiku ka shprehur një dëshirë të tijën pa u konsultuar së pari paraprakisht me mua, Prof. Kabo është në të drejtën e tij të shprehet, POR që unë e mirëkuptoj sepse ai ka dashur të hedhë dritë mbi faktin, se mjedisi ynë shoqëror ka ende plot bijë e bija të pa ndotur nga LLUMI KLEPTO-KORRUPTIV i këtyre 34 viteve DEMON-KRACI….
Aq larg shkojnë këto mëndje-errësuar sa më kanë bërë edhe vrasës (?!?!), e ndokush tjetër ka bërë thirrje edhe për të më varur në litar
Unë MANTELBARDHI Dr. Tritan Kalo e kam treguar me vepra dhe jo me lloqe kafenesh, se kam qënë në sheshe kurdoherë kur është cënuar Demokracija e pas Shpalljes së Pluralizmit politik më 15.12.1990…
U jam gjëndur kujtëdo që është lënduar në këto protesta, sepse MISIONARI mjek nuk bën dallime të përkatësive partiake, për të ndihmuar këdo që ka nevojë për asistencë mjeksore….
Ka ende gjallë ish funksionarë shteti ose funksionarë aktualë të tij, ish drejtues politikë të PS-së dhe jo vetëm të saj, të cilët mundet të pohojnë ato çka unë shkruaj më lart, përpos Azem Hajdarit të PD-së mqse ai është bërë me kohë për rrahmet…
Në 31.03.1991 kam udhëtuar direkt nga Parisi në Tiranë për të votuar ndryshimet demokratike në Mëmëdheun tim.
Në 28.06.2009 nuk kam nguruar të fluturoj nga Kanadaja për të hedhur votën në Shqipërinë e këndej Drinit sepse në Demokraci, vetëm vota e mëndjeve të lira mundet të sjellë ndryshime socio-politike.
Në 11.05.2025 po ashtu kam ardhur nga Victoria, BC, Canada, direkt në Tiranë për të dhënë kontributin tim sado modest në ndryshimet demokratike shqiptare.
DY HERË:
NË 1993 familjarisht jam rikthyer në Tiranë nga Parisi, edhe pse kisha një pozicion të përftuar me konkurs në Asistencën Publike, të cilin kurrë nuk ma ofruan në QSUT, dhe
Në 2009 jam rikthyer nga Kanadaja për të dhënë më të mirën time të mundshme për bashkëkombasit e mi, që i besuan mëndjes dhe dijenive të mia modestisht jo të pakta mjeksore.
KURDOHERË në ATË-DHE unë kurrë nuk jam sjedhur si KONFORMIST për të përftuar poste shtetërore apo akademike, përkundrazi duke qënë VETËVETJA më janë krijuar pengesa pas pengesash vetëm e vetëm që të mos marë atë çka unë kam merituar me Profesionalizmin, Punën e Përkushtimin tim ndaj kujtëdo, që më është adresuar për asistencë në ndihmë të problemeve të tija shëndetsore….
JAM SHUMË-SHUMË KRENAR për qindra jetë të shpëtuara, si dhe për mijra e mijra jetë të lehtësuara nga hallet e problematikat e tyre mjeksore…
Në 42 vite pune prej 2.07.1981 kur ngjita për herë të parë shkallët e Spitalit Nr. 4 Infektiv si Mjek stazhier, dhe deri më 18.07.2023 ditën e daljes sime në pension jam përpjekur për çdo dekikë të jetës sime, për ta ruajtur nga çdo ndotje morale e financjare MANTELBARDHËSINË time….
“DASHAMIRËSIA mdiokratokratike” e drejtuesve në Shërbim, në Fakultet dhe në Universitet nuk më rimundësoj DIJEDHËNIEN në auditoret e Fakultetit të Mjeksisë pas kthimit nga Kanadaja, deri në daljen time në pension dhe rikthimin në Kanada…
Pavarësisht kësaj çka përmënda më lart, unë kurdoherë DIJET e mija teorike si dhe NJOHURITË e mëdha praktike, i kam vënë në dispozicion të studentëve, të mjekëve stazhierë apo të kolegëve jo vetëm të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë…
Për dijeninë e kujtëdo që ende bart dritë në sytë dhe në mëndjen e tij, unë isha i vetmi mjek në atë Shërbim me “Medalje të Artë”, me Diploma universitare franceze në lëmitë e Sëmundjeve Infektive e Tropikale, si dhe të Reanimacionit Mjeksor, krahas Diplomës shqiptare të Specializimit në Sëmundjet Infektive dhe Epidemiologji, që e nisa dhe e mbarova karierën time mjeksore thjesht si MJEK, pa asnjë “ofiq” si akademik edhe funksional shtetëror, thjesht e vetëm sepse KURRË nuk ju bëra urë askujt përveç Profesionalizmit tim si dhe Betimit të Hipokratit, duke qënë kurdoherë VETËVETJA……
KENI PLOT DJEM E VAJZA të mirëshkolluar, të mirëedukuar, të plotëmoralshëm dhe aspak të tunduar nga klepto-korrupsioni i qeverisjes 34 vjeçare DEMON-KRATIKE, si brënda edhe jashtë Shqipërisë së këndej Drinit të cilët me dijesinë dhe vullnetin e tyre, mundet mjaft mirë të përballojnë sfidat e zhvillimeve socio-ekonomiko-politike të vendit….
Realizimi sa më shpejt të jetë emundëshme e:
1- Zëvëndësimit të Partitokracisë/Kryetarokracisë me rrëshqitje drejt Autokracisë në zbatim të Marveshjes PD – PS të 21.04.2008, me MERITOKRACINË dhe DEMOKRACINË e brëndëshme në këto dy forcat politike, si dhe
2- MUNDËSIMI i vjeljes së kontributeve të individëve dhe Lëvizjeve të Reja politike, duke e ndryshuar thelbësisht Sistemin Zgjedhor të përfaqsimit të vullnetit të DEMOSIT/POPULLIT në Parlamentin e sotëm të shndruar ndërkohë në një “PARLA-PA-MENT”,
Këto veprime me shumë siguri përmes ndryshimeve të ardhura prej tyre, ato do të mundet të vendosin një Sistem Shoqëror mëse Demokratik në Shqipërinë e këndej Drinit…
MORALISHT jam në krah të cilido që kërkon DEMOKRATIZIMIN, MBROTHËZIMIN dhe FAKTORIZIMIN jo vetëm të Shqipërisë së këndej Drinit….
Vetë për arësye si subjektive po ashtu edhe objektive tashmë që kam dalë në pension më 18.07.2023, as kam shprehur dhe as NUKU KAM ambicien më të vogël për ndonjë post, qoftë ai edhe honorifik ekzekutiv apo legjislativ në Shqipëri…
FLINI të qetë ju mëndjeçarturit militantë dhe patronazhistë të majtë apo të djathtë qofshi…
Për ata/ato që janë merakçinj se këtu mundet “të të kapin për zhelesh” në qoftë se ngre tenda apo demostron në trotuare, hapsira publike apo edhe përpara Ministrive a Kryeministrisë, po ju risjedh për ilustrim disa foto nga lëvizjet e fundit greviste disajavore të punonjësve të Administratës publike dhe të Agjensive qeveritare në Victoria, BC, Canada…
SHQIPËRIA dhe SHQIPTARIZMA mbi të gjitha!
Together forever and ever

41 Komente

  1. L
    Loqe

    Ti qenke vertete shoku i Tiku Qukapikut mjerran..

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlonjati 12

      Kot je lodhur me gjithe ate shkrim , o profe . Politika nuk behet nga ca mendje ngushte si Tiku . Sot ka nje qeveri qe ka dal nga vota , pavaresisht perrallave te salehut .

      Përgjigjjuni
      1. N
        Na myti llumi

        Ik o fshatar m...! E njeh Prof Kalon ti? Njeri model e i ndershem! Po langaraqet e politikes nuk i afrojne njerezit e ndershem! Prof ka shpetuar jeten palloshit dhe nuk mori kurre mirenjohje! Kaq per ty qe flet ne tym euk njeh personalitetet e Tiranes!

        Përgjigjjuni
        1. B
          Begaj pordha e Ramës

          Ja paske vedosur vet emrin vehtes, nuk kam se çfarë te të them më shumë, natyrisht edhe profesori nuk besoj se ka mendim ndryshe nga unë.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tani

            Me pelqyen shume gjera nga Dr Kalo, por ajo qe me pelqeu me shume ishte shprehja:” Shqiperia e kendej Drinit”. Duhet qe Shqiperia e “kendej dhe andej Drinit” te behet nje Shqiperi,megjithe problemet e medha qe “ ne , shqiptaret ,kendej dhe andej Drinit” ,kemi. Problemet e tjera me duken minore

            Përgjigjjuni
          2. N
            Nositi.

            Per vete faktin qe te ka propozuar nje njeri me profil te ulet nuk te Ben komod per tu justifikuar

            Përgjigjjuni
            1. Q
              Qeveria teknike Lapaj 1

              Lapaj e ka kthyer Partin nē biznes.Emigrantēt shqiptar nē botē qē urrejn Ramēn ,financojn Lapaj me zarfe me lek, me gjenerator, ngrohēse ,mēngjeze,dreka,darka., ndērsa njē civili qē bēnte detyrēn nē identifikimin e kēsaj kategorie tē pērsonave tē rrezikshēm nga Interpol Tirana, Lapaj i pērmēnd xhupin Luis Vuton.Ky ēshtē Lapaj qē ēshtē bērē para Kryeministris si hashishi me kanabis nē Lazarat ( dikur).

              Përgjigjjuni
              1. f
                fjala

                Aftesia profesionale dhe teknike nuk te barazon asnjehere me te qenit njeri vertete human ose ashtu si thone se jeni betuar te Hipokrati ! Nga ju doktoret, ne shqiptaret e thjeshte kemi pervoja te hidhura deri ne zhdukjen e jetes. Thone, se bujkut ja zbulon toka fajin e tij, ndersa doktorit ja mbulon krimin. Kisha përshtyje se ishit nje intelektual i integruar ne specialitet dhe mendim, por kur jemi ne distance dhe opinionin e marrim nga fjalet e bukura apo edhe mendimi i te tjereve, qenka gabim i madh. Nuk me pelqeu fare prononcimi, nuk duhej per nje njeri si ju propozimi i Adriatik Lapaj eshte nje propozim hipokrit dhe foshnjarak sepse nje njeri qe vendos dhe merret me politik, duhet te zoteroje aftesine shtetari, ta kontrolloj veten, por nje karkalec si ky, qe do te te beje ty kryeminister dhe deputet tezen, vjehrrin, xhaxhain , dajon etj, eshte shkalla me e ulet e idiotesise njerezore dhe jo me intelektuale. Banalizon shtetin dhe kombin deri ne shkallen e privatizimit te pushtetit. Ju , zoti dr. Tritan Kalo po ulni shume edhe mendimin e mire qe kishim qe nenvleftesoni dhe ofendoni grupe shoqerore dhe kjo ju largon nga humanizmi qe shqiptaret jane te barabarte para doktorit dhe mjekut qe u sherben. Shikoj nje mendjemadhesi dhe perçmim qe nuk duhej te egzistonte, njekohesisht me cilin bisedoni ketu, e kuptoni? Jeni vendosur perballe gjithe publikut qe ka dhe nivele me te larta mendimi dhe interpretimi se juve. Pranojeni kete, ndryshe po perforconi mendimin se 90% e mjekeve jane ne nje mendje me Sali Berishen, megjithese ke dhe nje kontradikte nga shprehja juaj se e nenvlefteson se ka ardhur nga fshati . Respekti eshte reciprok dhe beni mire te rishikoni qendrimin tuaj publik !

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Te propozoji nje medioker llum llapaqen dhe ti

                  ..i bene vleresim dhe te duket nder ? ...po perse behesh pis o doktor nga nje halabak e lamash ? ....ti qofsh..

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Humoristi

                    A doni me per Belulin!Do Zoti nuk shkruan keshtu edhe tjatri,i permbendur nga llapa!?

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      DinPak

                      Gabimi i pare qe i behet propozimit te Qukapikut eshte t'i pergjigjesh fteses se tij, gabimi i dyte eshte t'i pergjigjesh me nje shkrim te tille si i Dr. Kalos. Nuk besoj se Prof Kabo do t'i pergjigjet.

                      Përgjigjjuni
                    2. H
                      Halabaku

                      Ky lapaj ben mire te gjeje ndonje xhaxha qe ta beje kryeminiter.

                      Përgjigjjuni
                      1. O
                        Opionisti

                        Mund jete une kyemistri

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mara emigrante ne Itali

                          Zoteri lind dhe nuk behesh ne jete , ju falenderoj per komentet o komentues dhe kjo tregon se paska njerez te ndershem qe thone realitetin .

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Pra Tiku propozon

                            Prof. Dr.Kalo pranon duke treguar ciledite e tij.

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

                              Si ta kuptojme " erdha per te votuar per ketej Drinit !?

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Llapaqeni

                                Mos i u afro Llapaqenit forte sepse nuk i vihet bese atehere c'te duhet ty me u vu kryeminister ne qeverin teknike nqf.thoni ju te Adriatik Lapaj qe nuk ti ka dy klase por me vjene keqe se ti je burre i moshuar nuk je per ate pune.

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  Rexhina.

                                  Pershndetje Dr Kalo! Lexova shkrimin tuaj dhe te heq kapelen per c’far je e per c’far ke bere ne punen tende si mjek.Por u ligeshtova qe vlereson e ul steken per nje njeri si Lapaj.Dr Kalo i ke lexuat ndonjehere se ke kish ven ne listen per deputet Lapaj?Llumin e llumit,injorant e analfabet funksional,faren e fisin te gjall e te vdekur bashk.Ku ishte ky zotni e pse sta shenoj emrin ne keto lista per deputet keshtu nga une e te gjithe do te votonim per Ju e Z Kabo.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. R
                                    Rexhkapuri.

                                    O xhina po kalo lepires i non gratas eshte bejne llazoret e gites ky dhe tiku.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. O
                                    Operacioni Zjarri

                                    Eh mor doktor, sado qe te perpiqen nuk mund te bejne dot pis figuren tende. Ikja jote ne Kanada ishte humbje e madhe per ne shqiptaret e thjeshte. Humbem jo vetem mjekun e shkelqyer por edhe njeriun zemermire. Te uroj fat aty ku je dhe mos u shqeteso nga fyerjet e ca anonimeve. Ata jane ne profesionin e tyre.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      Ketu duhet me qene hajdut

                                      Perulem para komentit Tuaj! Po jane shume pak ata qe jane mirenjohes per ata qe vertete i kane dhene shoqerise! Nese ka njeri qe i takon vertete pensioni i vecante ky eshte Dr. Kalo dhe jo ata sportistet e artistet qe i shkojne pas daulles palloshit!

                                      Përgjigjjuni
                                    2. K
                                      Kreshniku

                                      Megalloman pa buke

                                      Përgjigjjuni
                                      1. K
                                        Kur behet trokalari me leke

                                        Pa buke kane ngel fatkeqesisht te ndershmit ne kete vend! Duhet me qene hajdut si puna jote me pas jahte e apartamente!

                                        Përgjigjjuni
                                      2. T
                                        T

                                        Dr Kalo te uroj shendet,pavarsisht se dikush thot do me per belulin,e verteta eshte se ke nje jete Profesionale exselente,po habitem pse e bere veten pis me kete shkrim? Me kete shkrim ke treguar se je me Sali kriminelin dhe zgjebarakun Llap llapaqenin. Pse doktor ja bere vetes kete mynxyr,ishje mire me heshtjen tende.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          AI - i "Shqipêrisë pa këneta"!

                                          O Mantelbardhë i nderuar! Pas këtij shkrimi publik do dyfishohen ata/ato që thonë për ty: ËSHTË I MIRË I SHKRETI! Shëndet e mbarësi Doc!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. S
                                            SOKRATI

                                            Me mire do te ishte heshtja! Njeriu flet edhe atehere kur nuk flet, sepse flasin faktet rreth tij, flasin veprat dhe flasin te tjeret. Te folurit ne kete shkrim eshte me se i panevojshem. Re preh i provokimeve te nje ''lideri'', qe me te vertete llap! Ke humbur pike...

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Anti

                                              Heshtja eshte me vlere se sa a doni me per Belulin. Nuk ju njoh per fat te mire jam top nga shendeti por ligjerata juaj me la nje pertypje aspak positive. Keto gjeŕa zgjidhen personalisht duke folur me ate qe ju ka propozuar dhe jo te na tregoje se je I denje dhe demokrat I oreve te para qe paske sakrifikuar duke ardhur nga jashte qe ketu fillon rigoni te rritet. Se kush shkonte jashte ato vite dihej qe ishte ajka e sistemit dhe se besoj se trembeshin prej teje. Nje ligjerrate kaq e gjate dukej tamam si nje kerkese per nje vend pune ku rreshtoheshin meritat dhe kontributet e cmuara qe I ke dhene shoqerise prandaj zoteri e mira do te ishte te rrish andej nga je,se nje si ty keshtu ishte ne fillim por ja pame hajrin me vone.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. T
                                                Tosi

                                                Nena e Tritkarit ishte mesuese por dhe Sekretare e Partise ne Gjimnazin Qemal Stafa ne Tirane , nje vemje e jema dhe Tritani nje skuth i pa shoqerueshem dhe pa shok .Ne kohet moderne quhet ; Rrote kari jashte planetar .

                                                Përgjigjjuni
                                                1. A
                                                  Albanistan

                                                  Na ngopet me konkretisht, pune shqiptarësh, kush t'ia dalë para tjetrit,......dale mor djem nuk e kanë keshtu keta pune ,

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. t
                                                    tik llapa

                                                    Doni me per Belulin?????????????

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. D
                                                      Dani USA

                                                      Doktor Kalo te jeshe profesionist i mire nuk do te thot se je dhe politikan i mire pra te jeshe pro Sali Berishes dhe vemies se qelbur te tik llapes do te thot qe nuk merr vesh nga politika,po te ule dhe pristigjin si njeri profesionist qe je,dhe po qe se je lodhur duke ardhur nga cdo cep i botes per te votuar Salen per mua ke bere gabim se ke votuar per nje anti Shqiptare te betuar.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. S
                                                        Sonila

                                                        E tregove, më saktë e konfirmove, që je një megalloman tipik, ose si thotë ushtari i mirë Shvejk një gjysëm pordhac. Do kishte qënë mirë të kishe heshtur, jo të përfitoje nga rasti për të na ngopur me dengla mbi bëmat e tua në hapësirën rreth e rrotull Drinit. Fli tani atje larg në Kanada me ëndrat e tua foshnjore kryeministrore. Hë buçko.

                                                        Përgjigjjuni
                                                      2. K
                                                        Kufitari

                                                        Rrofsh, o akadhemik! Na e paske vënë "kufirin" e Shqipërisë në lumin Drin e këtej! Po nga Drini dhe andej?! Rri dhe merr atë pensionin dhe mos u shfaq më në gazetë, se le "nam"! Mundësisht bëji ndonjë vizitë tikut dhe inkurajoje pak, se mbase ka ndonjë nevojë mjekësore...Ja, këtë bëj dhe ke çfarë të tregosh më pas.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. q
                                                          qytetari

                                                          I nderuari doktor: Do te ishe akoma me i nderuar nese do te kishe thene pergjigjen tende vetem me tre fjale. Pjesa tjeter, moria e frazave gjith mellef ishte fare e panevojshme (sepse nuk ka pyll pa derra) dhe nuk e nderon fare figuren Tuaj te ketyre viteve. Perkundrazi...

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. H
                                                            Haredini nga katundishta

                                                            Po qy po ne kemi Edin kryeministër çfar kërkon ky të roji Edi Rama Roftë PS

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. A
                                                              AJET DELAJ New York

                                                              Professor Kalo Ju pershendes. Natyrisht qe je nje mjek i nderuar i Shqiperise fatekeqesia per ate popull e ate vend nje “specie” ne zhdukje por meqe e kam origjinen jo ketej drinit por matane drinit do e deshiroja shume nje sqarim nga ana juaj per kete term “ketej drinit” ne messager tim pasi une shkruaj emrin tim real. Se dyti I vetmi kontestim qe per Ju eshte fakti se keni qene kreu i komisionit per COVID 19 nese nuk jam gabim.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. d
                                                                daja

                                                                po me vjerrin gjykatës si i ka punët llapaj?

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. P
                                                                  Patrioti

                                                                  Ky shkrim tregon qarte se ky autor mundet te jete nje mjek shume i mire, por ama qe ka ca ide jashte kohe dhe hileqare. Nuk kuptoj kete shprehje, " plot parazitë kafenesh apo të porsazbritur në qytete apo në rrethinat e tij në tokat tona të xanuna prej tyre, " E thene me qarte ky nuk e njef levizjen demografike per 35 vjet. Ben qe ne fillim nje lufte klasore per te pasur avantazh ne formen qe ai e mendon per vehten dhe sojin e tij. Njehere e ndan kendej e andej lumit Drin, pastaj me token e xanun , pastaj don te jete vete i pari... Shqiperia veshtire te behet me keto rraca e njerez si ky tip.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. n
                                                                    nope

                                                                    shqiperia do behet kur te vije natyralisht ndryshimi i mendesise dhe kete e ben vetem koha, askush dhe asgje tjeter.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. A
                                                                      AJET DELAJ New York

                                                                      Shqiperia kurre nuk ka per tu bere nga njerz anonim pasi jo Shqiperia por gjithe bota eshte bere nga burra e gra me dinjitet qe kane luftuar per te drejtat e tyre edhe me arme pergjate historise . Me njerz pa emer respektivisht pa fytyre nuk shkohet adkund.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. A
                                                                        Anonimi

                                                                        ...Ajet po te bejme ty, si thua? Ky propozim bazohet ne konceptin tend se gjerat i bejne njerez si puna jote-ti del me emer dhe nuk je anonim. Kur te vendosesh na lajmero t'i bojme gjojnat gati per ty!!!!

                                                                        Përgjigjjuni

                                                                      Lini një Përgjigje