Kandidati për drejtuesin e Gardës: Çfarë do bëja unë nëse avionët e SHBA do vinin në kryeministri

5 Janar 2026, 22:27Politika TEMA
Kandidati për drejtuesin e Gardës: Çfarë do bëja

Faik Basha, ekspert sigurie dhe kandidat për drejtues të Gardës së Republikës, në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, tregoi se çfarë do të bënte në një rast hipotetik të mjeteve ajrore amerikane mbi Kryeministri.

“Ne nuk kemi asnjë institucion, përfshi dhe atë të Gardës Republikës, i cili është në luftë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, as me politikat amerikane. Jemi me fat që e kemi vend mik edhe SHBA-në. Shqipëria të paktën që në 1920 ka parë benefite dhe ka parë të mira nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jemi vend i cili jemi ndihmuar. Kosova është çliruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kështu që asnjë helikopter i Shteteve Bashkuara të Amerikës mbi krye të çdo institucioni nuk përbën rrezik, përveçse është mbrojtje”, tha Basha.

Ai shtoi se nëse zgjidhet në krye të Gardës së Republikës, “do të kërkoj një bashkëpunim të thelluar me institucionet amerikane për të avancuar më tej procesin e punës dhe avancimin e mëtejshëm të strukturave të sigurisë në këtë institucion, sepse kuptohet se teknologjia dhe rreziku avancon, kështu që duhen përshtatur dhe institucionet”.

8 Komente

  1. K
    Kosta

    Ky paska qënë dule nga mendja. Jo po çdo bente ky po te vinin ufot. Ajde debil ajde

    Përgjigjjuni
    1. ?
      ?!

      Titulli ska lidhje me shkrimin

      Përgjigjjuni
    2. T
      Ter

      Ky eshte ai eksperti i LSI...qe per dy dite ktheu pllaken....

      Përgjigjjuni
      1. k
        kacidhja

        Servil i pakonceptushem , Vetem per recepsionist WC vlen.

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qytetari

          Pra do ja marresh ne goje, i pari ne radhe.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tironci

            Dmth po te vine avionet ne kryeminsitri ky loqja thote qe une do tu tregoj atyre rrugen nga te hyne ne nedertese. Patjeter c'fare tjeter mund te beje key se na habiti me kete titull.

            Përgjigjjuni
            1. Y
              Yyyppp Xhixhi

              Pertej pelqimeve apo mospelqimeve ndaj figurave politike dhe pertej bindjeve tona personale, o toc kuklle, ti je ne ate detyre duke i shprehur besnikeri vendit tend dhe ta mbrosh ate si dhe institucionet e vendit tend dhe figurat drejtuese te vendit tend kushdo qofshin, ndaj kujtdo, qofshin keta edhe miq. Ku qendron besnikeria jote, ndaj Republikes se Shqiperise apo ndaj te tjereve??? Pse kaq bythelepires ne si komb!!!. Miqte dhe aleatet jane miqte tane por sekush ka vendin e vet. Aleat i joni ne Nato eshte edhe Greqia, mos do ti ulesh breket edhe para tyre, apo me ata je Burrr me te tjeret qull. Sepse kishin njerez besnik ndaj vendit dhe idealeve prandaj dhe qendruan gjate edhe Ali Pasha edhe Xhaxhi, ndersa Zogu qe kerceu hu me hu u rrethua me bythelepiresa si puna jote dhe prandaj perfundoi atje ku dihet. Vetem me kete koment nuk e meriton ate pozicion se dukesh qarte qe i shitesh ofertuesit me te pare. Ne gjeopolitike nuk ka miqesi dhe aleanca te perjetshme, por vetem interesa dhe kur ato shterojne, mbaron edhe mjalti. Keto sa per komentin e ketij birbos, sa i perket situates aktuale shqupistat kujdes koqet e dashit te Rames se mos keputen gjekundi e i hane te tjeret pastaj e do ngeleni bosh. Sa te merrni vesh ju shahun e Rames, ua ka shtrire kabllin nen rrogoz. Ketu do jemi dhe do shkruajme prape. Kujdes shqupista fundin e Marsit se mos u del nusja mashkull.

              Përgjigjjuni
              1. A
                AJET DELAJ New York

                Maduro u kap se ishte ilegjitim e per tu mbrojtur kishte marre kubaneze. Mbrojtja me e mire eshte kur i sherben popullit dhe Atdheut tat . Nese e vjedh apo shet popullin tat nuk te mbron as “Zoti” ne mos sot neser dreqi do te te haje . Të tjerat i dini vete persa kohe vazhdoni te hyni vetem per te votuar ne qendren e votimit .

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje