Protesta e opozitës, reagon Balla: “Kambanat e 21 Janarit bien më fort se kurrë”

5 Janar 2026, 20:22Politika TEMA
Protesta e opozitës, reagon Balla: “Kambanat e 21 Janarit bien

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në vijim të reagimeve të tij pas "foltoreve" opozitare, sot përveç ironisë mbi pjesëmarrjen e ulët i rikujton Berishës se po afron përvjetori i 15-të i masakrës së 21 janarit në bulevard.

"Njëri nga hyzmeqarët sulmoi pa dashje kryebufin ndërsa fliste për krimet e Maduros, iu referua krimit të vrasjes së protestuesve nga diktatori i Venezuelës në 2019. Ke plotësisht të drejtë. Kush ka dhënë urdhër të qëllohet mbi popullin, duhet të përballet me drejtësinë. 15 vjetori i 21 Janarit 2011 po afron dhe kambanat bien më shumë se kurrë‼"

Në postimin e pamjeve, në rrjetet sociale Balla shkruan se protesta nuk i ka prishur aspak “rehatinë e festave” mbështetësve të Berishës, duke ironizuar mungesën e pjesëmarrjes dhe duke e krahasuar tubimin me “një dasmë te Rogneri”.
“Ndoshta ca e ngatërruan dasmën me atë fejesën dje në drekë. Ose do i ketë rënë pak rëndë gjeli i detit dhe bakllavaja. Se s’ka mundësi.”

 

3 Komente

  1. r
    robi

    Mbremje e zeze sonte per Vampirin 82vjecar te vicidolit, dhe Floriana nuk e ngriti dot entusiazmin e trushplareve qe dukej se ishin ne varrimin e foltores se vicidolit.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Berti

      Taulant Balla duhet tju vije turp qe permendni 15 vjetorin e 4 vrasjeve ne bulevard dhe akoma urdheruesi kryekrimineli Berisha nuk eshte marre i pandehur. Kjo pasi prokurori kryesor i kesaj dosje Altin Dumani u tremb deri ne palce nga kercenimet e kufomes nongrada dhe vazhdon zvarritjen e dosjes per ta sjelle jasht afateve. Dhe ju socialistet vazhdoni te flini gjume e nuk i beni kerkese prokurorise per te marre pergjigje se deri ne cfare faze jane hetimet. Dhe per turpin tuaj rihapja e hetimeve te 21 janarit nuk u be nga ju por nga familjaret e viktimave. Neqoftese kjo dosje deshton mgjse krimineli e ka pranuar publikisht neper studio fajesine, atehere drejtesia e re rrezohet perfundimisht dhe ju do te mbani mbi kurriz turpin historik !!!

      Përgjigjjuni
      1. r
        robi

        Pamja nga lart duket e zymte e mjere sikur eshte nje funeral ku Vampiri 82vjecar me 27akuza mbi kurriz po ngushllon pjesmarresit ne varrimin e foltores se vicidolit per vitin e Ri 2026, shikojeni si jane rreshtuar taman sikur dje u be funeral I foltores qe ishte braktisur dhe nga vete militantet e vicidolit.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje