Petro Koçi: Berisha dhe Lapaj kanë sjellje gangsterësh

5 Janar 2026, 18:38Politika TEMA
Petro Koçi: Berisha dhe Lapaj kanë sjellje gangsterësh

Opozita vijon me protesta duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, por për ish-deputetin socialist Petro Koçi, tubimet e tyre nuk kanë domethënie politike. I ftuar në emisionin “Tema e Ditës” me Arbër Hitaj në RTSH, Koçi u shpreh se kreu i PD-së, Sali Berisha, dhe drejtuesi i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, po sillen “si gangsterë”.

Protestat opozitare nuk janë domethënëse ndaj të cilave të ketë reagime që pastaj të shënojnë zhvillime të cilat mund të ndryshojnë status quon. Zoti Berisha dhe Lapaj si një kopje e tij, nuk mund të tronditin momentin politik në të cilin ndodhet Shqipëria. Të dy këto  personazhe janë me profil gangsterësh”, tha ai.

Sipas ish-deputetit, opozita po përhap thashetheme për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme, por pa bazë reale. Ai theksoi se zgjedhjet e fundit treguan se opozita ishte e pafuqishme për të ndryshuar ekuilibrat elektoralë.

Nuk ka arsye, këto lloj temash në formë thashetheme hapen herë pas here, ne e dimë që ky është një zakon i vjetër i opozitës. Ne nuk kemi një zhvillim i cili të jetë thelbësor dhe të ndryshojë peshoren elektorale në vend. Sapo janë bërë zgjedhjet dhe opozita u provua që ishte e pafuqishme për të ndikuar dhe ndryshuar këtë peshore elektorale. Opozita mendon si të jetë e fortë dhe jo e shëndetshme. Nuk mendojnë si të ndryshojë imazhin, kredibilitetin moral dhe politik, programet, zgjidhjet që mund të ofrojë etj., që unë besoj se mund të ishin efektive nëse do preknin çështje themelore të funksionimit të shtetit, por jo që duan të heqin atë që është në pushtet që ta zëvendësojnë vetë. Kjo është një fabul që nuk mund të ecë përpara”, theksoi ai.

Ndalur te drejtësia, Koçi tha se Prokuroria e Posaçme (SPAK) është një nga “pasaportat’ kryesore të vendit për integrimin europian, një qëllim për të cilin, siç tha ai, duhet të punojë edhe mazhoranca edhe opozita. Megjithatë, ai shtoi se kjo e fundit po punon në drejtim të kundërt. Ai paralajmëroi se çdo ide për qeveri teknike do të dëmtonte procesin e negociatave.

SPAK është një nga pasaportat kryesore të procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Maxhoranca e ka shumë të qartë këtë gjë. E gjithë energjia e politikës sot duhet të fokusohet te integrimi europian. Aksioni strategjik që ka Shqipëria është integrimi europian i vendit dhe çdo qëndrim, qoftë i opozitës qoftë i mazhorancës, që e vë në dyshim këtë gjë, patjetër që do të krijonte pasoja. Edhe ideja e një qeverie teknike bie ndesh me procesin e integrimit europian sepse nëse do krijohej një qeveri ndryshe e imagjinoni çdo të ndodhë me ekipet e negocimit, hapat e ndërmarrë, do ta ndërpriste procesin. Opozita nuk është se po punon në favor të integrimit, po punon në disfavor sepse ata bëjnë një kalkulim që është dritëshkurtër. Ata mendojnë që integrimi europian i vendit do konsiderohet meritë e maxhoracës dhe jo atyre. Por edhe nëse është ashtu, për interesin e Shqipërisë nuk do kishte asgjë të keqe”, u shpreh ai.

4 Komente

  1. K
    Kēngētati lab

    Lapaj ēshtē terrorist, dhe i rrethuar me shok ish ushtarak.Kērcēnoj nē protestēn e 20 dhjetorit kryeministrin Rama, se babai i tijē do eliminonte fizikisht Edi Ramēn, nēse ky i fundit do pengohej tē futet me forc nē zyrat e Kryeministris.Lapaj ka probleme tē shumta me drejtēsin, ku bie nē sy qē liçensa tij pēr avokat ēshtē marrē nē mēnyrē tė padrejt, dhe nuk njeh ligjet e vēndit.,jo vetēm qē nuk i njeh, por shtyn dhe qytetarēt e tjerē nē paudhēsit e tij djallēzore.Vlonjatēt ishin njerēz qē respektoheshin jo vetēm nē Shqipēri, por dhe Kosov e diasporēs.Ndērsa imazhi yn pēr ta ka ndryshuar duke parē tik Lapajn, njerēz qē duan tē kthehen nē pushtet, qē me kokēfortēsin e tyre, pengojn ligjin, njerēz pisa qē nuk lahen, nuk ndērojn brekēt me muaj tē tērē.Aty ku han, pjerdhin dhe flejn

    Përgjigjjuni
    1. t
      toni mavrija

      GANGSTER SI TRAMPI.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mirësia

        Ky milet nuk i harron fjalët e njeriut të Zi se të gjithë jemi fajtorë e bashkëvuajtës, parrullat në fushata elektorale "Me ne fitojnë të gjithë" kur në realitet fitoi ai dhe banda e tij kriminale, kush i i lejoi dhe i mbrojti firmat piramidale, kush humbi dhe fitoi nga këto, për kë punoi firma e naftës "Shqiponja" kush fitoi nga këto, kush e bëri Gërdecin e kush fitoi nga këto, sa tragjedira janë shkaktuar këtij populli dhe sa grabitje deri tek Floriri i Krrabës për të pasuruar bandën kriminale, që sot del e proteston në emër të popullit por harron proverbin tonë " Ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron" Njërëz, ju dua, mos besoni ujqërit që vodhën djersën e pinë gjakun e prindërve tuaj!

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mrrppq

          Ik mëso te shkruash o lab budalla

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje