VIDEO/ Lea Ypi për gazetën TemA: Shqipëria ka pak hapësirë për transformim demokratik, por jo mungesë shprese

5 Janar 2026, 14:43Politika TEMA
VIDEO/ Lea Ypi për gazetën TemA: Shqipëria ka pak

E ftuar në episodin e radhës të Apostrof Podcast, shkrimtarja Lea Ypi ofroi një vlerësim tejet të kthjellët të asaj se çfarë mund të prodhojë në Shqipëri ndjesia në rritje e braktisjes dhe përjashtimit politik që një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë përjeton.

E pyetur nëse ky akumulim i mllefit mes atyre që ndihen të pafuqishëm dhe të padëgjuar mund të transformohet në një lëvizje të re politike apo shoqërore, Ypi u shpreh se hapësira për forca realisht transformuese demokratike në Shqipëri mbetet tepër e kufizuar.

“Sot në Shqipëri ka shumë pak hapësirë për të patur një lëvizje vërtetë transformuese demokratike,” tha Ypi, ndërsa e lidhi këtë jo vetëm me kulturën e brendshme politike, por edhe me pozitën gjeopolitike të vendit. “Fati i Shqipërisë është i lidhur me fatin e Ballkanit dhe me fatin e Europës, dhe sidomos procesi i integrimit në Bashkimin Evropian që është një proces që nuk vihet në dyshim nga asnjë nga aktorët politikë, i vë kufij shumë të mëdhenj dinamikave të brendshme transformuese.”

Sipas Ypit, ky consensus thuajse absolut rreth integrimit në BE, i kufizon së tepërmi dinamikat e brendshme politike: “Ky është një aspekt, pra fakti që ne nuk është se kemi shumë mundësi zgjedhjeje këtu, jemi ose me Bashkimin Europian, ose në një kontekst që ka aq shumë të papritura, sa askush nuk do as ta marri parasysh si skenar të mundshëm hipotetik.”

Përtej gjeopolitikës, Ypi vuri në dukje një problem më të thellë strukturor në jetën politike shqiptare, që është personalizimi i politikës. “E dyta, dhe ndoshta kjo është një pyetje që ka të bëjë më shumë me natyrën e zhvillimeve historike dhe politike në Shqipëri, mendoj që në Shqipëri akoma ka një kulturë të personalizimit të politikës,” theksoi Ypi, ndërsa sugjeron se kjo vjen si pasojë e trashëgimisë së komunizmit por edhe për shkak të modeleve më të hershme historike.

“Po të shikojmë e gjithë, edhe pas rënies së diktaturës, edhe pas vdekjes Enver Hoxhës e gjithë politika shqiptare bashkëkohore, është politikë që lexohet në kontekstin e ndërveprimeve midis 3, 4, 5 individëve të caktuar me emra dhe vazhdimisht edhe akuzat, edhe kritikat, edhe debati publik merr gjithmonë formën që e lidh ndërhyrjen në politikë me gjykimin ndaj këtyre aktorëve si individë.”

Në këtë kontekst, ajo paralajmëron se pakënaqësitë kanë pak gjasa të kristalizohen në transformim demokratik. “Në këtë kontekst politika demokratike kur bëhet personale, kur bëhet individuale, kur lidhet gjithmonë me liderin - ose me liderin e qeverisë, opozitës të një fuqie të tretë politike - dhe kur nuk flitet për aktorët dhe për projektet, nuk mund të jetë politikë demokratike.”

Megjithatë, pavarësisht kësaj diagnose, Ypi e refuzon idenë se Shqipëria nuk ka shpresë. “Shpresa është diçka që lidhet me veprimin dhe për sa kohë që ne i ngremë, shtrojmë probleme, shtrojmë kritika, për sa kohë ka zëra që arrijnë që ta artikulojnë ose që të diskutojnë, ta diskutojnë këtë si problem, nuk besoj që mund të themi që jemi të pashpresë.”

Ajo thekson se demokracia nuk është një arritje e vetme në një moment të caktuar, por një proces i vazhdueshëm. “Demokracia është dithçka që ndërtohet çdo ditë, ndërtohet me ndërhyrjet tona, të secilit nga ne dhe të qytetarëve, të mediave, të gazetarëve etj. Pra është një punë e përbashkët për sa kohë që ne mbetemi të aktivizuar dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë, ta marrim këtë përgjegjësi nuk mund të them që nuk ka shpresë.”

 

Episodi i plotë i Apostrof Podcast me Lea Ypin publikohet të dielën, ora 17:00, në kanalin e gazetës TemA në Youtube.

35 Komente

  1. L
    Lea Ypi, je 50 vite pas ne mentalitet....

    Lea akoma nuk paska kuptuar qe demokracia, sic e njohim ne sot, po perendon. Nese nje tjeter model demokratik hibrid, ku korrupsioni boteror te minimizohet, nuk formesohet shpejt, demokracia nuk ka pse duhet sepse ben me shume dem se mire. Sistemi kinez pa korrupsion dhe ekonomi private aty eshte, gati ta perqafojne shumica e botes. Mos duket cudi, demokracia pas 100 viteve vdiq ne Athinen e lashte, pastaj ne Romen e Jul Qezarit, e tash po vdes nen udheheqjen e Amerikes qe per vehte ka zgjedh autokracine!

    Përgjigjjuni
    1. A
      As per te qeshur s'beni

      Bythepalaret na u bene filozofe... po "diskutojne" mizat e dheut se si do arrijne ne hene, nderkohe qe ZVARRITEN! Ky vend prodhon pa fund BAJRAKTARE... protagonizem provincial ne cdo gje, ne cdo fushe, edhe ne politike sigurisht. Pas bajraktarit qepen menjehere lepiresit, vemjet parazite qe trasformohen ne forma e ngjyra vazhdimisht, pa ju ndare flamurmbajtesit... bajraktarit,vetem qe te thithin limfe, gjak per te mbijetuar, vegjetuar... nderkohe thurin endrra me demokraci. KARIKATURA te Europes e botes... karavidhe....karagjoze me delire madheshtie. Kaq e asgje me teper o katundare te perjetshem,filozofe te... k... it.

      Përgjigjjuni
    2. L
      Lea, propozo model jo vetem konstatime

      Na spjego o Lea si e sheh ti nje transformim demokratik qe na duhet ne albanezeve? Na paraqit thjesht se si e qysh te arrijme transormim demokratik qe te pelqen ty. Dikush mundet me te drejte te thote se shoqerite me humane demokratike jane vendet qe akoma kane mbreterite, si vendet skandinave p.sh. ne keto vende jetojne popujt me te lumtur te botes, sipas statistikave te OKB-se. Pso jo edhe ne te mos jetojme ne nje mbreteri humane demokratike? Si i behet ta arrijme mireqenien e gjithaneshme skandinave? Kete na sqaro nese mundesh, aman, ndryshe hesht.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nemesis

        Le te vije dreqi vetem keta te ikin ,te dy bashke KM me enturazhin kriminal plus Sala plak dhe me ato Flamura etj. Duhet te zhduken patronazhistet dhe te reduktohet administrata me 50%. Te vijne te punojne tek privatet boll u lepine andej ketej. Le te vije kjo Lea ,ka formim dhe vizion plus nje gjuhe shume te pranueshme dhe relaksuese.Te ikin djajt

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kruje

          Menjeher o nemesis si urdheron, por me perpara do ju duhet te na zhdukni 3 milion shqiptare ne gjith Ballkanin qe te vije fantomasi juaj ne pushtet

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kur nuk ke çfare të flasesh mos fol fare

            Të iki ky dhe ai, të vijë ai dhe ajo, e terrci e verrci. Ke folur gjë me Saliun dhe me Ramën ti? Si e kanë syrin? Do ikin? Si thanë? "Ne në fakt do rrinim akoma, por na e bëri Nemesis 8 me 2 dhe na që ikni ju se do vijë Lea Ypi a Tekaypi, se si e ka ajo." Sali tha që do iki në Bahamas, ndersa Rama më duket ka prerë biletën për në Dubai. Na shpetove o Nemesis. Hallall.

            Përgjigjjuni
        2. B
          Bravo Lea Ypi, plus nji reflektim

          E nderuar Lea, sikur po shihet se perendimi po kalon ne nje epoke post demokratike, si mendon per ket konstatim? A eshte demokraci kjo perendimorja ku mileti flet lirshem por bilioneret nuk e pjerdhin fare, vete i bajn ligjet per te fituar vetem ata. Kjo eshte demokracia ideale per ty Lea? Shih BE, plot red tape qe mbysin sipermarrjen e vogel e te mesme, plot pengesa e rregulla te pa nevojshme demokratike qe po e shkaterrojne BE-ne, apo jo? Isha ne Australi vjet, atje asht krejt ndryshe o Lea, demokraci por pa super miliardera, nje vend ku te gjithe pa perjashtim duhet te votojne, me ligj; nji vend qe ruan brezin e ri nga malinjet rrjeta sociale qe shplajne trurin e miletit dhe i kthejne popujt ne zombi, pa try te mendojne me mendjen e gjithesecilit. Isha edhe ne Kine, atje ku ka edhe Tik-Tok, whatsup, dhe Facebook, kuptohet me te tjera emra. Atje rrjetat sociali nuk lejojne asnje fenomen qe vret njeriun e shkareron shoqerine! Cfare mendon ti Lea per keto, ndonje ide te lutna, flm.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rilindje2013

            Te vetmit qe predikoni per shkaterrimin e shoqerise jeni ju fantomaset e Sali Veremit qe ne tentativen tuaj te pasukseshme na paraqiteni tani si mendimtare, filozofe etj kur deri para pak vitesh nuk late shtylle tensioni pa hedhur ne ere e dyqan pa thyer, tani po ngroheni ne boten perendimore dhe njekohesisht ofendoni edhe vendet qe u kan strehuar.Leo Hypi eshte agjent i genjeshtres, mashtrimit dhe trillimit dhe fatmirsisht ne ju njohim shum mire se kush jeni

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mos dil prej temes o bole i quejtum rilindje2013

              E ki gabim o patronazhist, krejt gabim!

              Përgjigjjuni
          2. K
            Komentuesi

            SHUME E DREJT, PERSA KOHE NJEREZIT LEJOHEN , TE DISKUROJNE,MBLIDHEN ,PROTESTOJNE DHE NJERI NUK I NDALON(AQ SA LIGJI E LEJON), PO QE SE MEDIA,OPOZITA DHE ELEMENTE TE TJERE,MUND TE NDERHYJNE DHE KRITKOJNE QEVERINE ,KJO ESHTE DEMOKRACIA.....ME DHUNE NUK BEHET ASGJE AS PUSHTETIN E AS OPOZITA....VETEM ME ZGJEDHJE MUND TE NDRYSHOHET PUSHTETI......QEVERIA NE ZGJEDHJE KA FAVORE ,POR PUSHTETI E GRRYEN NE OPINIONIN PUBLIK AQ SA E RREZON , GJITHEMONE NESE NUK PUNON MIRE ....PASTAJ OPOZITA KA FORCEN E PROGRAMEVE POR EDHE TE LIDERVE QE DUHET TE JAPIN BESIM POPULLIT

            Përgjigjjuni
            1. P
              Patronazhisteve cekic ballit

              Eshte pikerisht shpresa ajo qe i mungon Shqiperise.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Armendi

                Shqipëria është në momentet më të mira që prej ekzistencës së sajë me perspektivë shumë premtuese për tu bêrë anëtarë e BE,nuk di që në Shqipëri të jetë përndjekur dikush nga shteti për bindjet e tij politike apo të çfarëdo lloji.Fakti që SPAK i ka trazuar strofullat e hajnave kjo nuk është ngushtim i hapasirês demokratike por fuqizim i sajë.Nuk ka ndodhur askund dhe nuk ka për të ndodhur që pushteti ti dorëzoj opozitës pavarësisht mandateve që i fiton udhëheqjen veç se dëshiron opozita të vij në pushtet.Uroj që Shqipëria të vazhdoj kështu ne luftimin e hajnise dhe te krimit si dhe ne rrugen e reformave drejt anëtarêsimit në BE.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Niku

                  Qe demokracia te funksionoj si ne vender skandinave duhet minimalisht te kalojne 5 breza te ndryshoje koncepti i te berit politike .Te ne dhe brezi qe eshte afruar ne politike jane me te kirupruar se parardhesit sepse te ne po te jesh politikan duhet patjeter te behesh i pasur .Ndryshimi i kesaj mendesie nuk behet nga nje njeri kushdo qofte por gradualisht ne sensin pozitiv ndersa aktualisht ne shqiperi sensi eshte ne drejtim te kunder negativ.Shikoni Lapaj cfare ben kerkon te ndryshoje vullnetin e popullit me nhe cader gabelesh ne mes te Tiranes dhe kjo per te vetmen arsye per nje karrike.Dhe ky eshte shembelltyra e brezit te ri qe kerkon te hyje ne politik por me keto veprime del jashte lojes se politikes sepse ne radhe te pare duhen zbatuar regulli baze i demokracis qe ne pushtet vihet me vote jo me cader

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mbreteria byrazer, ajo eshte nevojz kryesore

                    Duhet te krijojme mbreterine, jo si ajo e Zogut, por nje si ajo e Danimarkes.

                    Përgjigjjuni
                  2. D
                    Dursakja

                    Konteksti i Lea Hypit konsiston në atë që shoqëria shqiptare është një shoqëri e papjekur, e papërgatitur kulturalisht për një sistem demokrati.

                    Përgjigjjuni
                    1. Q
                      Qyfyre Katundi

                      Në një pasazh të librit "Të poshtëruar" të Lea Ypit një nga personazhet I thotë gjyshes së Leas e cila në Tiranën e nëntorit të 1944 -ës mendonte se mbas mbarimit të luftës në Shqipëri do të bëheshin zgjedhjet dhe do vendosej demokracia . " Ju nuk do të keni demokraci . Ju do keni diktaturën e proletariatit. Dhe meqë proletariat nuk keni këtu do të vendoset diktatura e katundarëve "

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Ilirjan

                        Dhe katundaret vazhdojne sot akoma me "demokracine" alla katundareske, sic e imagjinojne ata dhe bajraktaret e tyre. Ketu cdo gje eshte teper e kripur o teper e sheqerosur. Protagonizmi katundaresk, sa c'eshte qesharak aq edhe te perzjen stomakun. Ata qe ikin me vite , rikthehen e rimarrin trajtat e orgjines, ne vend qe te ushqejne shpresen, jane deshperimi me i madh,sepse vrasin shpresen per te cilen Lea Ypi flet. Personazhe qe me vite studjojne e jetojne ne UK apo USA etj... rikthehen ketu dhe vetem shtojne radhet e butakeve.. ka plot te tille e shume pak perjashtime.

                        Përgjigjjuni
                    2. J
                      Jeniceri

                      Nuk di nga ta kap, kete shprehje te Ypit,se hapsira per forca realishte transformuese demokratike ne Shqiperi mbetet teper e kufizuar . Qendron si obsjon ,apo jo .Une e gjukoje te gabuar . Me duket si ajo shprehja se toka rrotullohet rreth vehtes e diellit . Por jo . Politka ka dimensdjon tjeter. Ne nje shoqeri ,ku pretendohet te shkohet drejte demokracise ,duhet te bazohemi tek modelet e mendjet e ndritura qe popullit nuk i kane munguar . Demokracija si koncept filozofike lindi si nevoje per ti sherbyer njerezimit drejt nje shoqerije moderne ku mbi te gjitha sundojne ligjet . Ligji nuk eshte citat por mendja e ndritur e trasheguar brez pas brezave ne sherbim te rrugeve transformuese te shoqerise . Pa nje mendje te ndritur bota po e provon se kush ecem perpara e sundon mbi te tjeret . Ndoshta kjo zonje ,jo se nuk i njeh keto qe po citoje ,ka humbur vetem besimin tek forcat aktuale politke, qe kane udhehequr vendin ne keto 36 vite demokraci . Nuk do shume mendje te gjukosh sot mbi rrugen demokratike te vendit tone . Ne siperfaqe kane dale skandale te pa krahesueshme me asnje epoke historike te popullit tone . Shtremberime sikur te jene te frymezuar nga tradhetija kombetare . Keto dilema i ka populli shqiptare e i ka hequr ne kurrize qysh nga koha kur plaku I.Qemali shpalli Mevetesine e ngriti shtetin e pare demokratike . Perball dritares, ku shiu rreshqiste ne xhanin e rezidences, Ismaili i drejtohet Luigj Gurakuqit . Duke u kthyer me fytyre nga ai i thote . Mos valle gabuam qe shpalosem programet e shtetit te ri shqiptare . Jo madheri . Cfare me thua . Jemi perpjekur te shpalosim vlerat me te mira qe kane shtetet me demokratike ne Evrope . E po ja qe kundershtit tregojne se nuk po na kuptojne . E si per cudi populli nuk u pajtua as me qeverisjen ne kohen e Zogut ,te Hoxhes dhe tani kur pretendojme se ecim ne rrugen e demoktacise.Kembanat tingellojne per kete klase politike ku transformimet jane vetem ne nje kahe . Vendosja e normave e raporteve te ekonomise fillestare kapitaliste ku ne qender jane abuzimet me pronen ,korrupsjoni dhe hajdutlleku si norme fitimi . E si mund te pretendojme ku kjo menyre transformimi kapitaliste te kete baze parimet e demokracise . Pa u zgjatur demokracija ne Shqiperi eshte minuar qellimishte per interesa te vecanta te nje grupi, qe sundon mbi cdo pushtet . Per rrjedhoje s'kemi shtet te demokracise , Drejtesi dhe ekonomi gjitheperfshirse ne interes te kombit . Arqitektet e kesaj gjendje dihen kush jane . Shigjetat e ndryshimit dhe vendosja e demokracise funksjonale e transformuese, duhet drejtuar tek kjo klase politike ,qe ka menduar e mendon per interesa te nje klase te caktuar ,jashte interesave kombetare . Kjo eshte nje tradheti kombetare qe duhet ndeshkuar me cdo cmim . Nje permbysje ku ne krye te kemi ajken e kombit e jo bishta te strukturave ish komuniste e agjenturore .Kufizimi i transformimeve demokratike ne Shqiperi ka ndodhur se populli nuk perfaqsohet nga me te miret por nga klanet e ngritura me perfaqsuese jashte interesit te popullit. Nuk dua te nxjerr emrat se ata jane sot te lexueshem ne popull . Ka vetem nje rruge qe perputhet me normnat e parimet e demokracise . Hapja e mundesive, qe popullit te zgjedhi pa kufizime e jo me percaktim detyrim . Sot votojne masivishte partonazhistat e te punesuarit ne administratene per buken e gojes . Turp i madh qe eshte ngritur ne sistem qysh kur rrezuam komunizmin . Prishja e ketyre regullave antidemokratike eshte kyci i transformimeve demoktatike ne vendin tone . Hapsira per transformim asnje here nuk mungon e as ndalohet, por kalon nga nje eksperience ne nje me te avancuar . Ajo kufizohet kur pushteti bie ne duar te keqija antikombetare .Largimi i tyre eshte bere domozdoshmeri, qe duhet te ndodhi .Shqiperija ka djem te talentuar qe jane ne standartet e botes se qyteteruar . Me spiune, te korruptuar , avanturjer e hajdute, asnje vend nuk ka prespektive te eci perpara por do te rrokulliste sic jemi rrokullisur ne shekij .

                      Përgjigjjuni
                      1. Z
                        Zogri

                        Lea eshte vlere e Shqiperise! TShme ajo eshte bere edhe vlere ne nivel botror . Ne klmentet e saj per shqiperkne ne menyre protective ka percaktuar diagonlzen e vendit dhe i jep drite politikes por edhe qytetareve ku jemi, ku duhet te korigjojme dhe cfare duhet te bejme per te ardhme.. Flm Lea! Shenim : Kujdes beje me Fantomasin e Klan, BF.

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Emil

                          Nu e di pse kur lexoje Lea-n me duket sikur lexoje dicka nga filozofet e kulles se fildishte. Ajo thote se duhet te kete ca eroskeptike (per procesin e integrimit) sepse nuk ndihmon ne diversitetin politik. Hmm 20% sipas statistikave jane te tille. Une uroje te jene me pake. Kritike ka edhe me shume se 35%. Bashkimi europioan nuk eshte i persosur por eshte klubi me i persosur per momentin per tu bere pjese. Ka kritika, po ka sa te duash. Lea thote ne 30 vitet e fundit jane vetem 3,4,5 emra qe kane drejtuar shqiperine. E vertete: Me perjashtim Olaf Scholz qe ishte dy vjet ne Gjermani Merkel 16 vjet, Kohl 16 vjet. Schröder 8 vjete emra te tjere ska. Mbase i numerova gabim pro jane edhe ata, 3,4. Ne Hollande Mark Rutte 16 vjet per mos ti numeruar te gjithe edhe atje 3,4. Ne Itali po ashtu. Greqi mund te them se pervec Cipras, kane qene vetem 2 familje nja 50 vjete ne pushtet. Spanje po 3. Ne protugali 3. Nuk e di pse e sjell si argument dhe i jep projeksion negative per Shqiperine. Cdo gjeje i jepe nje kanotacion negative kur e lidh me shqiperine. Nuk quzon as te zeshe ata 3,4,5 emra ne goje. Dhe tua thuash emrat troc. Une do te deshiroja nga Lea qe te behej me konkrete kur hedh nje ide, se si dhe kush jane keta qe ajo mendon, qe do ta realizojne. Jemi nje vend qe kemi dale nga diktatura, dhe vertete qe duhet kohe te arrihet cfare kane arritur vendet nordike ne shekuj. Une jame i mendimit qe gjithcka vjen nga poshte lart, e jo nga larte poshte. Hapja e vendit ka bere qe njerezit te jene me te ndergjegjesuar dhe te jene me mendjehapur. Protesta eshte shuar dhe kjo eshte gjeja me e keqe qe kjo politike i ka bere ketij vendi. Sepse ne shohim vetem protesta partiake, ose te pavarur qe varen neper parti. Politika mund ti kanalizoje per mire apo per keq energjite e njerezve por nuk mund te behet burim i saj.

                          Përgjigjjuni
                          1. H
                            Hamleti i Pollogut pyet- pse e ka ujku qafën e tra

                            si do korrigjosh dicka për të cilën nuk ke ide - premisa e saj

                            Përgjigjjuni
                          2. m
                            muzikanti

                            Kane lindur pak njerez si Lea Ypi ne shqiperi. Dikush ( nje injorant) komenton qe Lea eshte 50 vjet mbrapa... ne fakt ajo eshte 50 vjet perpara.! Une kam lexuar vetem ato qe ajo shkruan. Jane gjeniale. Sa keq qe ajo nuk jeton ne Tirane...Ajo nuk eshte thjesht shkrimtare...eshte nje gjeni.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              A.a

                              Atehere ile te pres 50 vjet Lea dhe atehere i ka shqiptaret gati. Po keto 50 vjet cfare do bejme? Do lutem? Shqiperia duhet bere tani me syte nga e ardhmja.... fjalet , teorite, etj.... qe nuk bejn pune, nuk na duhen.

                              Përgjigjjuni
                              1. Q
                                Qyfyre Katundi

                                Jam plotësisht dakord me komentin për Lea Ypin. Edhe unë jam mrekulluar me bagazhin kulturor , filozofik, logjikën me të cilën ajo shpalos konceptet si liria apo dinjiteti në dy librat e sajë "Të lirë" dhe "Të poshtëruar" Por kam përshtypjen se shumë nga komentuesit nuk kanë lexuar asgjë nga Lea. Megjithëse nuk përjashtohet që të kenë lexuar dhe të mos kenë kuptuar asgjë. Në fakt veprat e Leas nuk janë për turmat që kërkojnë formula të gatshme . Ajo jep shtysën se si të mendosh dhe peshosh me mendjen tënde , të ngresh pyetje , dhe të mos besosh tek ajo që të thuhet nga të tjerët .

                                Përgjigjjuni
                                1. t
                                  tironci

                                  Te gjithe ata qe nuk mendojne si ty apo si Lea jane turma sipas teje. Nje pyetje kam per ty: Cfar te ben kjo ty?

                                  Përgjigjjuni
                              2. m
                                muzikanti

                                Kush nga politikanet perdor emrin e saj, per vetem ja ndyn faqen asaj. Qarte qe ajo nuk bie ne kurthin e qelbesirave.

                                Përgjigjjuni
                                1. V
                                  Vjosa

                                  Si çdo gjë tjetër edhe demokracinë do ta bëjmë Shqiptarçe.Në opozitë jan akoma ata që iniciuan TORTËN e 100 vjetorit të pamvarsisë.........!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Kurveleshi

                                    Dhe në qeveri janë ende ata qe dinë të vjedhin me lezet

                                    Përgjigjjuni
                                  2. K
                                    Keta jemi ky eshte niveli

                                    Sot per sot eshte Stan me lepuj, Rama nuk ka alternative, per fat te keq,... por shqiperia ka pasur dhe ka gjithemone figura te ndritura, ju duhet te kene vetem pak guxim te fillojne nje rrugetim te gjate me njerezit..... Per fat te mire, mes ketyre intelektualeve qe mund te na drejtojne nuk mund te jete Agron Shehaj, Tik Lapaj apo Qorri konfuz dhe i tredhur. Duhen njeres te shkolluar ne perendim. Mendimi im...........

                                    Përgjigjjuni
                                    1. Y
                                      Yp xhixhi

                                      Yp xhixhi...

                                      Përgjigjjuni
                                      1. Y
                                        Yp xhixhi

                                        Yp xhixhi...

                                        Përgjigjjuni
                                        1. Y
                                          Yp xhixhi

                                          Botojeni ate yp xhixhi o robqire Media

                                          Përgjigjjuni
                                          1. S
                                            Shqiptar, qe e do Shqiperine

                                            Secili ka mendimin e vet, por kjo nuk eshte demokraci. Persa kohe, autokratet 35 vjet ne pushtet, do jene te lire, asgje nuk mund te behet. Ata duhen gjykuar e tju sekuestrohen pasurite e vena jashte mundesive ekonomike te tyre. Persa kohe, oligarket ekonomike, te kene fuqine ekonomike, qe u eshte dhenw nga autokratet 35 vjet ne pushtet, asgje nuk mund te ndryshoje. Ata e kane marre nen kontroll oersonal vendin tone. Tu hiqet fuqia ekonomike, e vene nga sktivitetet e paligjshme. Tu sekuestrohet ajo pjese e pasurise qe nuk justifikohet nga puna r tyre. Sa kohe te kemi nje administrate shteterore dhe lokale te sterfryre dhe bashkepuntore te autokrateve 35 vjet ne pushtet, asgje nuk mund te levize ne drejtimin e duhur. Punonjesit e daj jane te molepsur nga korrupsioni ekonomik dhe politik. Ata, bashke me patronazhistet, jane perfshire ne aktivitete politike gjate zgjedhjeve, kane vjedhur per te mbajtur ne pushtet te korruptuarit autokrate. Administrata te zvogelohet, te hiqen te korruotuarit bashke me familjaret e tyre, te cilet kane krijuar nje rrjete merimange te rralle, si ne asnje vend te botes. Shqiperia nuk mund te drejtohet nga shkrimtare e filozofe, qe nuk kane asnje aftesi drejtimi ekonomik. Boll me doktore e piktore, duhen ekonomiste si kryeministra. Duhen njerez te ndershem, te llojit Albin Kurti, te pakorruptuar, te cilet pranohen e vitohen nga populli. Keto nuk eshte e lehte te behen. Sidomos nga nje popull dele, i frikesuar fhe we shitet per 5 mihe apo 10 mije leke. Zgjidhja? Te nderhyje SHBA dhe BE, ashtu sic po vepron ne Kosove dhe Bosnje! Per nhe periudhe Shqiperia te administrohet prej tyre. Une nuk shoh rruge tjeter per te mposhtur korrupsionin galopant qe e ka perfshire ate.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. H
                                              Hamleti i Pollogut pyet- pse e ka ujku qafën e tra

                                              Sipas llafefe të mësueses Lemane, nuk ditëka gjë as për vëllaminë Sali e Beglerit surrogreqë as të Ramëqirit e VuciqiRamën, pret e do pres se cka do bëhet me komedinë e K. Flloqit - Pas vdekjes. Pse do bëht kjo kryeministre që nuk di të identifikojë deformimet e gjithansj´hme e antikombëtare të këtyre gangstarëve. Cka dinte mësuesja? Dinte se Amerika "cka që thyen rendin ose normat ndërkombëtare në nivel të Kinës, me planet për shfarosjen e ujgurëve dhe nuk ditëka se Rusia jashta rregullave të UNIVERSIT, shtrihet në tokat e popujve josllavë dhe shtyp pa skrupull cdo zë liridashës të mbi 90 popujve të okupuar, me tendencë për gllabërime globale. Nuk di, mësueja jo. "Cu bë kjo punë kështu, sipas tekave të dikujt që i bie ndër mend të disiplinojë një bandit që i ka shkaktuar aq dëme Amerikës për interesa personale dhe interesa amerikane. Sa vite që po e lusin shoferin... Si nuk ditëka kjo mësueja se në Preshevë po ushtrohet një gjenocid i bardhë administrativ, tipik për përkufizimin e nocionit GJENOCID i bardhë dhe kjo bëheshka konform normave anti/ndërkombëtare. Kush na e sjell këtë pulë! Hiq korrupsionin moral të saj hipokrit, është një krijesë mjaft inteligjente që me dashje e pasivizon inteligjencën kur ia do oreksi politik.

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje