Gjatë konferencës së tij të përditshme, kreu i PD, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Rama se po përdor Rregulloren e Kuvendit për të shpëtuar zëvendëskryeministren Balluku, ndërkohë që ka njoftuar mbledhjen e tryezës së partive opozitare ditën e premte.
"Sot jam para jush për të denoncuar shkeljen e rëndë të Kushtetutës, ligjeve të vendit, rregullores së parlamentit nga Edi Rama në mbrojtje de facto të vetes, në aparencë të Belinda Ballukut.
Në qoftë se rregullorja e parlamentit parashikon se brenda dy javësh raporti i Këshillit të Mandateve paraqitet në parlament, unë u them sot se kanë kaluar 20 ditë nga data e dorëzimit në parlament të kërkesës së prokurorëve për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Lubi Ballukut për vepra të rënda penale, afera të cilat shkojnë me një dëm ndaj qytetarëve shqiptarë të barabartë me 1.2 miliardë euro.
Edi Rama sfidon në këtë mënyrë, në një grusht shteti, qytetarët shqiptarë, të cilët presin me të drejtë dhe padurim të shohin para ligjit qeveritarët hajdutë që janë bërë milionerë dhe miliarderë me taksat dhe pasuritë e tyre.
Edi Rama, në vend të dorëheqjes së tij të menjëhershëm, iu bëri të ditur shqiptarëve se ai është i gatshëm të përdorë 83 mandatet e krimit për të mbrojtur miliardat e vjedhura prej tij dhe bashkëpunëtorët e tij.
Opozita thërret të premten tryezën e forcave politike dhe faktorëve në shoqëri për të krijuar një front të gjerë kundër narko-regjimit të Ramës dhe për të ndërmarrë të gjitha revoltat e domosdoshme për largimin e tij një minutë e më parë." - tha ai.
Ik mer kurve vrases kush te voton ty mor pleher
Une them se je poshte me 1.2 miliard euro, duhet te jene 120 miliard euro, 3000 apartamente , o mjeran I shpifur qe ngele duke uleritur rrugeve si I marre duke menduar se duke shpifur cmendurisht 5 here ne dite para gazetarit te gozhduar ne shqup Osman Stafes me kapele do te ftymezojsh njerez per pordhesta,.por populli shqiptar te ka braktisur ne menyre shembullore me 14maj 2023 dhe 11maj 2025 duke te hedhur perjete ne koshin e plehrave te historise.
pse nuk arrestohet vrasesi i 4 peresonave ne bulevar. nga i ka ardhe ilir metes nofka "floriri" kus ia ka vene per here te pare. a mos e ka damkose berisha me emrin ilir floriri. kane vjedhe baske e di berisha
Po ike more si dole nga spaku me duket se te ngriu buzeqeshja apo kur thua qe femijet e tu kane shpite si gjithe populli por vetem duhesh ta dishe se ti bashke me ata te tut keni vila e shumme ye tjera.
Rregullorja eshte.rregullore prandaj duhet ta zbatoni.