“Trump e tha troç që do naftën”, Dritan Hila: Maduro i prishte punë, e kapën për zverku

5 Janar 2026, 22:37Politika TEMA
“Trump e tha troç që do naftën”, Dritan Hila:

Dritan Hila ka komentuar kapjen e presidentit venezuelian, Nicolas Maduro, nga amerikanët. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ai tha se e drejta ndërkombëtare nuk vlen për Perandoritë si SHBA dhe se Trump e tha troç që i intereson nafta e Venezuelës. 

"Kemi tre perandori, amerikane, ruse dhe kineze. Këto nuk i kanë parasysh ligjet ndërkombëtare, që janë si puna e rrjetës së merimangës. Këto superfuqi veprojnë sipas interesave kombëtare, jo si në planin tonë të shteteve të vogla.

Nuk veprojnë në këtë mënyrë. SHBA kanë patur një kërcënim, që ka qenë Venezuela, që bënte drogën, shumë pak, i duhet nafta, i duhet ta bëjë zap, ti thotë kinezëve dhe rusëve këtu jam unë.

A ka të drejtë ndërkombëtare? Leshin, nuk ka farë të drejtë ndërkombëtare të marrësh udhëqësin e një vendi.

Më pëlqen Amerika, është vendi ku mund të flasësh, nuk të hyn ferrë në këmbë, por në planin ndërkombëtar është perandori. Normale nuk është të rrëmbesh Presidentin e një vendi, sepse nuk do të zgjidhet asgjë. 

Amerika është fuqi e madhe, fati i madh që na fut në sferën perëndimore dhe nuk vjen na merr Ramën ose Kurtin. Me ne ka bërë SPAK-un e këto, ka mekanizma të tjera.

Të flasësh për të drejtat e njeriut dhe demokracinë… Trumpin e pëlqej sepse e tha hapur. Ai tha më duhet nafta, sepse rafineritë e mia, punojnë me naftën tënde dhe do ta marr. Punon Chevron aty, do të futen edhe të tjerat. Do ta marrin, nuk pyesin fare. Ti lëmë të drejtat e njeriut. Ky tipi i prishte punë, e kapi për zverku", tha Hila. 

6 Komente

  1. K
    Kutuzovi

    E Vertete.Trump nuk pyet per te drejtat e njeriut. Ai si i fuqishem qe eshte e rrembeu per fyti Maduron dhe e arestoi.Kjo eshte padrejtesia e madhe. OKB-ja dhe Keshilli i Sigurimit jane kot fare. nuk i pyet Amerika dhe ata nuk i bejn dot gje amerikes.

    Përgjigjjuni
    1. A
      AS

      Domethene ben gangsterin: i pelqen atij, e marr pa pyetur njeri dhe nuk i jep llogari askujt. - - - - Shpejt do jete rradha e Panamase, Kanadase, Groenlandes. - - - - Nese e ben nje shtet si Izraeli qe e ka mik, mbyll trurin, syte, dhe veshet. - - - - Nese e ben nje shtet si Irani qe e ka armik, e sulmon dhe nuk e le te bej hap. - - - - Nuk ka nevoje te beje rregullat e lojes diplomatike ose spiunazh - thjesht vete perdor forcen ndersa te tjereve i kerkon heshtje/tulatje.

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xhezo Smokthina

        Sa i thjeshtë që është në analizën që bënë! Tamam si ata të ngarkuarit nga partia për të bërë format e edukimit në ndërmarrje. Urrejtjen për Amerikën e ka të çimentuar nga bindja me të cilën është ushqyer qysh në djep, por sidomos nga postulati komunist që thotë, se "komunist i devotshëm nuk mund të jesh pa një urrejtje të madhe për Amerikën". Ky është tipik një komunist, hipokrit në çdo qelizë për qëndrimet që mban sot në raport me Amerikën.

        Përgjigjjuni
        1. a
          astrit

          A ka mundesi qe ne shkollat tona te drejtesise te hiqen nga mesimi te drejtat e detyrimet nderkombetare qe kane shtetet. Mos i lodhni kot studentat me mesime qe nuk vlejne!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Spak bjeri

            Gjithsesi o Hile , ne nke bote ku pa padron nuk mbijeton dot, me mire te kesh US dhe Europe sesa Kinen e Rusine. Mjafton te shohesh sa te lulezuar jane vendet satelite a kliente, quaji si te duash te Kines dhe Rusise per ta kuptuar nga duhet te shkosh! Shqiptaret dhe sot thone akoma ahh mor Zot pse s na mbajti italia 50 vjet te pushtuar dhe jo turqia 500 vjet! Se ba shkerdheu kocken!!!

            Përgjigjjuni
            1. B
              Beduqasi

              Më fal Por ju qënkeni i pa formuar si njeri çdo methën fjala e kapën për zverku E thua nga orgjina jote preji fshatari Je një alibo në gazetn e ndrruar Tema Të japin apësir kot Nuk e kuptoj psen !

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje