I ra në kokë ngrohësja, Adriana Kalaja tallet me Lapajn: Aq plagë e madhe, as kapelen nuk ia hoqën! Ia plotësoi Rama dëshirën për ambulancë

6 Janar 2026, 11:05Politika TEMA
I ra në kokë ngrohësja, Adriana Kalaja tallet me Lapajn: Aq

Avokatja Adriana Kalaja ka ironizuar në rrjete sociale protestën e Adriatik Lapajt dhe dërgimin e tij tek Spitali i Traumës, pasi u godit në kokë gjatë përplasjes me policinë, nga një ngrohëse e madhe.

Ish-mbështetësja e Sali Berishës, shkruan se “regjisori” nënkuptuar Edi Rama, ia plotësoi dëshirën për një ambulancë, të cilën e kërkoi në protestën e zhvilluar në mesditë, duke ia dërguar në mesnatë.

Ndër të tjera, ajo i referohet fotove të postuara nga spitali, ku Lapaj është i shtrirë në krevatin e pacientit dhe pavarësisht plagës në kokë, nuk e ka hequr kapelen. Kalaja e mbyll reagimin e saj duke thënë se këto jane vetëm seritë e para të këtij filmi.

Të gjithë kërkojnë një krëhër....

Kurse ai, kërkoi një ambulansë.

Si tha në orën 12 të drekës?

Për 28 ditë nuk na solli një ambulance.

Ndërkohë, regjisori ja plotëson dëshirën.

Ja dërgon në orën 12 të natës.

Për, Ju që nuk besoni te shëndetësia shqiptare ju them se e keni "gabim".

Me atë plage të rëndë në kokë, as kapelen nuk i'a hoqën.

Ohhhhhhhhhhh çu kënaqëm.

Dhe të mendosh që jemi në seritë e para të filmit.....”, shkruan Adriana Kalaja.

7 Komente

  1. T
    Tirana e Re

    Kalaja ben mire ti bashkohet Salianjit, Vicidoli eshte bere shenjester familjarisht, anije qe po mbytet

    Përgjigjjuni
    1. A
      Agushkari

      shaka tane kripe

      Përgjigjjuni
      1. G
        Goditja ledhatuese pēr çeramanin

        Duhet tē shfuqizohet Partia Shqipēria bēhet pēr kēta arsye, e para ēshtē se u formua me tezen, motrēn, kushuririn, allēn, dajėn, mamin, babin, vjehrēn dhe vjehrin., pa harruar gruan e Lapaj, e dyta ēshtē se nuk ka program, e treta ēshtē se po bēhet parti problematike si pēr qytetarēt po dhe pēr partit tjera si Partia thurja,Partia bashkē, Partia mundēsia dhe Partia djathtas 2912. Problemi me kētë Parti tē vockēl familjare ështē se ka nisur fushat elektorale 1 vit e gjysmē para zgjedhjeve bashkiake dhe 3 vite e gjysmē para atyre legjislative., ku ēshtē nē kundērshtim me ligjin dhe e padrejt me Partit e tjera qoft opozitare apo nē mazhorancē, tē mēdhaja apo tē vogla nē numēr, tē reja apo tē vjetra.Gjithashtu ēshtē njē imazh i gabuar pēr vēndin tonė, ku dhe PD qē ēshtē partia mē e madhe opozitare, po distancohet nga kjo forc radikale politike.

        Përgjigjjuni
        1. O
          Operatori

          Me sa duket , Kalaja nuk është më në serialet e regjisor Saliut ! Këtë radhë rolin e aktorit kryesor të serialit , ja ka besuar esmerit nga dielli , Adriatik lapanjozi .

          Përgjigjjuni
          1. T
            Teme

            O Adri...talluni me njeri tjetrin e opozite te perjetshme do ngeleni...nuk ngelet njeri pa share...nderkohe Rama tallet me ju e ju q........ per dite.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Llapa me kapele

              Lot????????????

              Përgjigjjuni
              1. L
                Llapaqeni

                Adriana Kalaja per mendimin time bashkoju Salianjit se ja vlene ose nqf.ta mere mendja bashkoju kryeministrit sepse ta gjene nje vende pune ne ministri.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje