Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar ashpër pas përmbytjeve të ndodhura sot në qytetin e Durrësit, duke i cilësuar ato si pasojë e keqqeverisjes, abuzimit me fondet publike dhe projekteve fasadë.
“Fotografitë e sotme janë pasqyra e vërtetë e Durrësit të qeverisur nga propaganda: miliona euro investime të dështuara, projekte fasadë, punë të bëra për të vjedhur jo për qytetarët, jo për interesin publik, por për të shpërdoruar paratë e shqiptarëve! Tenderi i idrovorit ashtu si veliera janë bërë për të vjedhur miliona Euro dhe ndërkohë idrovori që duhet të pomponte ujërat ka pompuar miliona Euro për xhepat e klientëve të pushtetit por nuk punon!
Sot Durrësi është nën ujë nga një shi i vetëm. Familje të tëra janë të braktisura, qytetarët pa asnjë ndihmë, të lënë në mëshirën e Zotit, ndërkohë bashkia dhe ministrat fshihen pas kamerave dhe justifikimeve.
Ky është modeli i Ramës: beton për oligarkët, ujë dhe baltë për njerëzit e thjeshtë. Rrugë që çahen, kanale që nuk mbajnë, ura e sheshe luksi që nuk i hyjnë në punë askujt veç atyre që ndajnë tenderat.
Ne nuk mund ta pranojmë më këtë tallje me jetët e qytetarëve. Shteti ekziston për të mbrojtur njerëzit, jo për të mbushur xhepat e pushtetit!
KËTIJ MODELI ABUZIV DUHET T’I JAPIM FUND!”, shkruan Salianji.
Ik ore alabak,Rini si ato hijenat pas cdo gjeje qe ndodh,Keto jane fatekeqesi natyrore qe ndodhin kudo,U permbyt shtet i tere ne amerike e nuk tha njeri ishte faji i trump,Po nen drejtimin e kriminelit zbriten tere kafshet nga malet e ndertuan shtepi mbi kanale e lumenj duke bllokuar kalimin e ujerave,Ne shqiperi jetojne ne kapitalizem po duan te rojne si ne socializem,Siguroni shtepite si kudo ne bote,mos ja kerkoni shtetit
Ore maskara perse bene politike me fatkeqesite natyrore, turp tju vije qe dilni si alabak per te fituar kredo!
Po keshtu eshte kur UKD e Durresit e drejtoi nje hajdut demokrate militant deri para nje viti Spartak kovaci qe e la hidrovorin me pompano te vjetra dhe fondet I perdori per vete.
Sa i peshtire behet njeriu ku shfrytezon per kapital politik fatkeqesite natyrore
Na cate trapim mor cecenet e komunistit kriminel Non Grata , bie termet o burra te shajme qeverine , bie shi o burra kundra qeverise , or cecene ne te gjithe boten ka perbytje , shikojm ne Itali ku edhe kane vdekur njerez nga perbytjet , nuk shohim te dale opozita te beje politike per fatkeqesite , por ju mor cecenet e komunistit vrases mezi prisni te ndodhi rēnie termet ,shi , borē , vapē ,
Ec aty inxhinieriat e pas 90es super vepra
Po ik ore debil cfar po na thua !! E para ato permbytje kane ndodhur per shkak te nivelit te ulet qe kane ( niveli i detit) e dyta per shkak te ndryshimeve klimatike ne te gjithe rruzullin. Kjo nuk po ndodh vetem ne Shqiperi por po ndodh ne te gjithe boten. Po qe se ti Saljan nuk i di keto arsye, mesoi. Nuk eshte faji im qe nuk i di ti.
Katundar. ..... Durresi eshte i destinuar te mbytet nuk eshte faji askujt per ditet qe flasim pse qyteti eshte ndertuar poshte nivelit te detit. Durresi ka funksiononuar gjithmone me hidrovore qe hedhin ujin det nepermjet kanaleve. Plus asnje qytet ne Shqiperi nuk eshte ndertuar ne menyre qe mos te permettre kur bie shi. Kemi ndertuar qytete varri leshin pa planimetri qytete si ne Palestine. Ndaj mos gjykoni as ata qe ishin dje sot neser ne qeveri........ Shikoni pallatet e Enverit qe jane degraduar ne ate faze sa do t'ju zere brenda kur te jeni duke fjetur. Qéveria duhet te mari shembullin e Georgjis ku jep leje ndertimi vetem atje ku ka pallatet te ndertuar nga koha URSS . Psh nje pallat tre kate me 6 familje prishet dhe ndertuesi nderton nje 10 katesh ku 6 familjet marin katet dhe métro karre qe kane pasur dhe 7 kate jane te pronarit ndertuesi , ne kete menyre qyteti rindertohet .....
Qente e shpellakut jane shperndar duke lehur pse bjen shi dhe ka permnytje