Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris, ku përpara samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, të thirrur nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka zhvilluar një takim me ministrin francez të Drejtësisë, Gérald Darmanin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bën të ditur se në fokus të takimit ka qenë pjesëmarrja e partnerëve francezë në grupin e reflektimit mbi problematikat e politikës penale në Shqipëri, si dhe konsolidimi i draftit të ri të Kodit Penal.
"Përpara samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, thirrur nga Presidenti Emmanuel Macron në Pallatin Elysée, u takuam me ministrin e Drejtësisë së Francës, Gérald Darmanin, për të folur lidhur me pjesëmarrjen e partnerëve francezë, në grupin e reflektimit mbi problematikat e politikës penale në Shqipëri dhe konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal, në harmoni të plotë me standartet e me praktikat më të mira europiane", shkruan Rama. (TemA)
Bravo Rama, sqaroji me rradhe vendet kryesore te BE per flamen Spak/Gjkko qe ata mbeshtesin si bishta te DASh-it. Trump eshte kunder Spakut, e sugurte! Ai e ka provuar vete ne kurriz drejtesine speciale nga i njejti prokuror i cmendur qe mban ne para-burgim komandantet e UCK ne Hage! Te gjeje vrime te futet Spak kur ta bon dalje Trump, se shpejti!